×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama për PD: 11 maji, mundësi për të shëruar atë palo parti! Të thajmë kënetën që të rilindë diçka e re! Jo se më ha shumë meraku për ta

Kryeministri Edi Rama është shprehur se zgjedhjet e 11 majit janë një mundësi, sipas tij, për të shëruar Partinë Demokratike. Kreu i qeverisë tha se duke “tharë kënetën”, mund të rilind diçka e re.

rama

Rama iu drejtua demokratëve: “U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është më. Duke tharë atë kënetë dhe duke lënë të rilind diçka aty. Jo se më ha shumë meraku se çfarë do të ndodhë me ata, fare. Por logjika e do ashtu.”

Rama:  Me 11 maj është koha e duhur dhe vendi i duhur. Dhe vetëm ne. Këtu në lojë është fati europian i vendit tonë. Ne gjendemi këtu. Ne na qëlloi 11 maji. Duhet ta bëjmë realitet dhe demokratëve… se këtu në Durrës kemi demokratë plot. U them se është një mënyrë për të shëruar atë palo parti, se as parti nuk është më. Duke tharë atë kënetë dhe duke lënë të rilind diçka aty. Jo se më ha shumë meraku se çfarë do të ndodhë me ata, fare. Por logjika e do ashtu.

Ne ishim në Kavajë sot në mëngjes. Në Kavajë që meqë Kavaja me dy gishta mo, ato dy gishta na u bënë… edhe Primaret. Kryetari i PD-së në Kavajë fiton primaret në gjithë Tiranën. Nuk është në listën e kandidatëve. E hëngri bufi. Edhe të tjerët. I kullufiti të gjithë. Tani demokratët nuk kanë për të ardhur në pushtet erdhe për pak kohë, por mos të shkojnë keq e më keq.

Më 11 maj ne do marrim fitoren e 10-të dhe do të jetë një fitore me notën 10 per ne, ndërsa ata do marrin rezuktatin më të keq pas 1997.

Rama nga Durrësi ka ironizuar opozitën, duke thënë se “sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten.

edi rama

Ndër të tjera tha se “ne nuk nuk jemi këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë.”

Rama: Sa me sy të keq na shohin disa mor aman. Plasën nga inati, nga xhelozia, nga zilia. Nuk e di. Plasë. Sa më shumë na marrin inat ne, aq më shumë zhyten. Ne nuk jemi këtu për të zhytur të tjerët, jemi për të ngritur Shqipërinë.

Më kujtohet kur kemi nis këtë rrugë. PS e Durrësit dominoi nga burrat, kishim pak gra. Patjetër kishte plot gra e vajza që votonin , por nuk ishin pjesë organizimit, pjesë e hapësirës ku merreshin vendimet. Po thoshte dikush, po çfarë i ke këto Shqipëria është grua, Tirana është grua. Çfarë do thuash kur të shkosh në Durrës. Jua them unë. Durrësi është burrë por drejtohet nga një grua. E kam shoqe dhe jam shumë krenar për punën që bën, për urtësinë dhe përkushtimin me të cilën e bën punën.

Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Durrës, është shprehur se mandati i katërt i nevojitet për të vazhduar procesin e negociatave me BE-në.

rama

Rama tha se procesi nuk mund të lihet në dorën e opozitës, duke thënë “imagjinoni këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria e ditëve të merremi me këneta.”

Rama: Ne na duhet diçka më shumë. Jo për mua, por për të pasur një vazhdimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë asnjë sekond. Negociata janë diskutime dhe dakordësi dhe kur bie dakordësia për të bërë gjëra, duhet të kalojë në proces. Kalon në qeveri, parlament, kërkohen vota.

Imagjinoni këto procese të kalojnë nga këneta. Nuk na del llogaria e ditëve të merremi me këneta. Të imagjinosh veten pa pritur dhe pa kujtuar, pasi ua përmbysëm imazhin për Shqipërinë, ua bëmë Shqipërinë një vend të vlerësuar, pasi troç iu mësuam se nuk nga shohin nga lart poshtë, nëse jemi ballë për ballë do na shohin me respekt. Pasi ua kemi mësuar këto, ata të marrin vesh që do flasin me bufin, që në çdo takim fiket llamba tre herë.

Më 16 maj në Tiranë te Sheshi Skënderbej do të vijë gjithë Europa. Jo vetëm BE, por do shkulem në gjithë, nga Lodra në Ankara. Të gjitha ata që janë anëtarë të KiE, do vijnë të gjithë te Skënderbeu, te profeti i historisë shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Dy festa në një ditë, Sali Berisha uron bashkëshorten: Sot është ditëlindja e Lilit dhe e udhëtimit tonë të përbashkët 54-vjeçar

Publikuar më 05.07.2025
Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë p...

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur një foto të veçantë për të uruar bashkëshorten, Liri Berisha për ditëlindjen e saj, si edhe përvjetorin e tyre të martesës. Ish-kryeministri ka zgjedhur një imazh kur të dy ishin të rinj për t’i uruar festat Liri Berishës. “Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare”, shkruan Berisha në […]

Lexo më shumë

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Rama poston urimin e veçantë për ditëlindje, këngën e krijuar nga AI me pamje nga karriera e tij: Ndalu pak se s’je robot

Publikuar më 04.07.2025
Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë ...

Edi Rama mbërriti në mëngjes në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq në 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë, vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më […]

Lexo më shumë

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Nesër temperatura deri në 39°C, termometri arrin në 36 °C në Bajram Curri

Publikuar më 04.07.2025
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtun...

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

Lexo më shumë

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Modeli shqiptar i Melonit me kosto të larta, por politikisht i suksesshëm, media zvicerane zbulon sa kushtoi qendra e Gjadrit

Publikuar më 04.07.2025
Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi pë...

Plani i Giorgia Melonit për të krijuar qendra riatdhesimi për emigrantët në Shqipëri po rezulton jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe deri më tani joefektiv. Megjithatë, politikisht, ai përfaqëson një sukses për kryeministren italiane, thekson gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung. Siç u zbulua nga një hetim nga platforma hetimore holandeze Folloë the Money, qendra e Gjadrit në Lezhë kushtoi 74.2 […]

Lexo më shumë

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Monika Kryemadhi sulmon Tedi Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Nëse do një fustan e taka të miat ia jap me qejf, nuk e di çfarë do më

Publikuar më 03.07.2025
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë nj...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dhënë një deklaratë për mediat përpara hyrjes në Kuvend, ku ka sulmuar sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Kryemadhi foli për rastin e ri të korrupsionit të zbuluar nga SPAK, lidhur me kartën bankare të dhënë nga biznesmeni i tij kushëri Adrian Shatku, përmes […]

Lexo më shumë

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë, mënyra e përfitimit dhe kur do të bëhet bashkimi i periudhave të kontributeve

Publikuar më 03.07.2025
Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me...

Një ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve me Italinë, është dorëzuar aplikimi i parë në portalin “e-Albania” nga një shtetas shqiptar, që kërkon bashkimin e periudhave të kontributeve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, ka shpjeguar në një konferencë për mediat formularët që duhet të plotësohet në lidhje me marrëveshjen […]

Lexo më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Fitoi mandatin e deputetes pas rinumërimit në Fier, Maldrita Bardho e PS jep dorëheqjen dhe ia lë vendin Zegjine Çaushit: Ka luftuar më shumë

Publikuar më 03.07.2025
Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputete...

Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit të Shqipërisë, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Maldrita Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda