×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mbylli sytë mëngjesin e sotëm, politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të trishtë të ardhur këtë mëngjes të 21 prillit, ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare, një ditë pasi u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër.

“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje. Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona. I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, – shkruan Presidenti Begaj.

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

“Ishte ndryshe nga të tjerët”, Rama ndërpret takimin

Edi Rama dhe Papa Francesku

Kryeministri dhe njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndërprerë takimin me gratë dhe vajzat socialiste në Kavajë. Kjo ndërprerje ka ardhur pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Gjatë fjalës së tij, Rama i trishtuar për këtë lajm ka risjellë vizitën që Papa Françesku bëri në vitin 2014 në vendin tonë. Për kryeministrit, por jo vetëm,  ai ishte një Papë ndryshe nga të tjerët

“Më çonte vazhdimisht mesazhe. Më vjen keq. Ai zgjodhi ta vizitonte Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit që vizitoi pasi u zgjodh Papë.

Pas një takimi që patëm së bashku, një takim të paharueshëm. Në Shqipëri kaloi një ditë që ai e konsideronte të paharrueshme. Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por ka vëllazëri fetare. Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët dhe besoj që kam mirëkuptimin tuaj ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin”, tha Rama.

Pak pas mbylljes së takimit në Kavajë, kreu i qeverisë ka ardhur dhe me një postim në rrjetet sociale.

“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Një reagim ka ardhur dhe nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga qelia burgu ka shprehur pikëllimin e madh për këtë lajm të hidhur.

Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.

Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.

I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.

Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”.

U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar!’’

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Kreut të Selisë së Shenjtë, Papa Françesku.

Në mesazhin ngushëllues, Baba Mondi thotë se “bota humbi sot Liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe dashurisë”, si dhe tregoi se Papa e deshi shume kombin tone, “kombin martir te zotit”.

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjtihashtu përmes një postimi ku ka ndarë dhe një fotografi familjare me Papën nga Vatikani, shkruan se ‘’Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.’’

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Reagimi i plotë:

Mëngjesin e së Hënës së Engjëllit, përfundoi rrugëtimi tokësor i Papa Françeskut.

Jeta e këtij dishepulli të Jezu Krishtit, iu kushtua shërbimit të Zotit, të Kishës, besimtarëve, njerëzve, bashkëjetesës dhe drejtësisë shoqërore.

Ati i Shenjtë ishte mbrojtës i fuqishëm i më të varfërve, më të dobtëve dhe më të margjinalizuarve, të cilëve u kushtoi gjithë jetën dhe dashurinë e Tij.

Shqipëria dhe shqiptarët kishin një vend të veçantë në zemrën e madhe të Papa Françeskut, të cilën e shfaqi edhe gjatë vizitës në vendin tonë, në 21 shtator 2014, vizita e Tij e parë në një vend europian nga fillimi i Papnisë.

Takimi me Atin e Shenjtë në tetor të vitit 2024 do të mbetet ndër kujtimet më të bukura të jetës sime. U Prehtë në Paqen e Zotit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut. Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Kishën Katolike dhe besimtarët shqiptarë, duke e cilësuar Papa Franceskun si një udhëheqës shpirtëror të jashtëzakonshëm dhe mik të madh të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan: “Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes. Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.”

Kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu ka theksuar se Papa Francesku do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij dhe angazhimin e tij të palodhur në përhapjen e paqes dhe solidaritetit.

Postimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Lamtumirë At i Shenjtë, Papa Françesku – një udhëheqës shpirtëror i jashtëzakonshëm, që mbushi me dritë zemrat e njerëzve, simbol i përulësisë, dashurisë dhe paqes.

Ai ishte një mik i madh i Shqipërisë e i shqiptarëve e do të kujtohet me nderim për mesazhet e tij të mëshirës, përkushtimin ndaj të varfërve dhe për ndihmesën që dha në afrimin mes njerëzve dhe feve.

Ngushëllime të sinqerta Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë për këtë humbje të madhe”- shkroi Veliaj.

Edhe kreu i Konferencës Ndërfetare Shqiptare, Dom Gjergj Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.

”Të dashur besimtarë katolikë!  Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Atit!

Ka dhënë shpirt sot në orën 7:35 të mëngjesit! Falenderojmë Zotin për shërbimin e tij në gjithë këto vite e të lutemi për shpirtin e tij!’’ – shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Politika shqiptare reagon për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut:

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Publikuar më 03.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit. Top Channel raporton se takimi ka […]

Lexo më shumë

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Publikuar më 24.06.2025
Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit...

Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit të Bashkisë së Tiranës, është ndërprerë funksionimi i platformës online e-femijet.tirana.al, përmes së cilës kryheshin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve deri më 30 qershor 2025, duke ofruar […]

Lexo më shumë

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar p...

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe […]

Lexo më shumë

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Publikuar më 16.06.2025
Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Ne...

Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka folur për dhimbjen e thellë që familja po përjeton dhe për mungesën e çdo reagimi institucional pas tragjedisë. Sipas saj, ngjarja tragjike mund të jetë […]

Lexo më shumë

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Publikuar më 16.06.2025
Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme,...

Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli kreu një seri goditjesh ajrore në zemër të territorit iranian, duke vrarë krerët më të lartë ushtarakë të Gardës Revolucionare dhe disa shkencëtarë bërthamorë. Sulmet, që goditën edhe objektin kyç të pasurimit bërthamor në Natanz, janë cilësuar nga Irani si një “shpallje lufte”, ndërsa Ajatollah Khamenei […]

Lexo më shumë

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme...

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë. I pranishëm ishte vetëm një nga […]

Lexo më shumë

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Publikuar më 28.05.2025
Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato...

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë elektorale. Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në […]

Lexo më shumë

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, Presidenti i PL-së: Votuesit e mi u tradhtuan nga një maskara që dorëzoi listën me 12 mijë emra te patronazhistët

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, Presidenti i PL-së: Votuesit e mi u tradhtuan nga një maskara që dorëzoi listën me 12 mijë emra te patronazhistët

Publikuar më 27.05.2025
Shtatë muaj pas arrestimit ish Presidenti Ilir Metatashmë ës...

Shtatë muaj pas arrestimit ish Presidenti Ilir Metatashmë është marrë zyrtarisht i pandehur. Kreut të PL i janë komunikuar nga SPAK akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Akuzat i janë komunikuar nga Altin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda