×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren zyrtarisht të pandehur, Presidenti i PL-së: Votuesit e mi u tradhtuan nga një maskara që dorëzoi listën me 12 mijë emra te patronazhistët

Shtatë muaj pas arrestimit ish Presidenti Ilir Metatashmë është marrë zyrtarisht i pandehur. Kreut të PL i janë komunikuar nga SPAK akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Me të njëjtat akuza Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë të pandehur edhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Akuzat i janë komunikuar nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, prokurorët e dosjes e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Akuzohet pritet t’i komunikohen në vijim edhe të akuzuarve të tjerë, Ema Çoku dhe Piro Xhixho.

Lajmi për ndryshimin e statusit penal në përballje me drejtësinë bëri që kreu i PL të kishte komunikimin e tij të parë me mediat përmes telefonit të avokatit, ku nuk harroi të sulmonte SPAK, ndërsa e quajti një organizatë në shërbim të verbër të Ramës. 

“Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës”, shprehet Meta. 

2 orë në SPAK qëndroi Monika Kryemadhi, e cila edhe ajo foli për përballje në gjyq.

“Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë”, tha Kryemadhi.

Edhe më i ashpër ishte vetë avokati i ri i Metës, Kujtim Cakrani, që shpjegoi se pse ai zëvendësoi Genc Gjokutajn, i shkarkuar dy javë më parë.

“Çështja është e montuar, i drejton autokrati të gjitha veprimet, i ka drejtuar të gjitha veprimet ndaj Metës. Do jetë procesi i shekullit, kjo gjykatë vendos çfarë kërkon prokuroria. Është qëndrim i Metës, ju keni qenë dëshmitar të rrëmbimi të Metës”, tha Cakrani. 

Përmes avokatit Meta përgjegjësinë e kaloi të ish bashkëpunëtorët e tij në LSI, Petrit Vasilin, Endrit Braimllari apo Luan Rama, për të cilët tha se ata duhet të ishin të pandehur.

“Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike. Meta s’ishte i vetëm në parti, kishte një grup parlamentar, deputet, ministria dhe një kryesi në parti të cilët kanë përgjegjësi direkte për lobimet, njohjet dhe për pagesat Janë tjerë persona që kanë firmosur dhe për lobimin ne SHBA, kanë ngritur dhe kartonat në parlament”, tha ai. 

Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.

Akuzat

1 – Ilir Meta – Arrest me burg

3 akuza: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. 

2- Monika Kryemadhi- Detyrim paraqitjeje

3 akuza – “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Akuzat e Metës

Presidenti i PL, Ilir Meta telefonoi gazetarët nga ambientet e SPAK, teksa ndodhej brenda Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje si i pandehur, lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

Meta tha se në 11 maj u votua nga 8 mijë qytetarë të cilët i quajti heronj, ndërsa shtoi se mbështetësit e tij u tradhtuan.

Kreu i PL hodhi akuza në adresë të Endrit Braimllarit edhe pse nuk e përmendi me emër, ish-nënkryetar dhe Sekretar Organizativ i PL i cili 1 vit më parë njoftoi divorcin nga kjo forcë politike, ndërsa në zgjedhjet e 11 majit kandidoi për PS në Qarkun e Tiranës. Meta e quajti atë “maskara” ndërsa e akuzoi se ka dorëzuar te PS listën me 12 mijë emrat e votuesve të tij në zgjedhjet parlamentare të para 2 jave.

Telefonata e Metës për gazetarët:

Ilir Meta: Askush nuk është paraqitur për të më shoqëruar për atje. Kam dhe hallin e avokatit tim që po humb kohen kot. Mezi po pres të shkoj, që në radhë të parë t’i uroj (SPAK-ut) për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës dhe me task forcën e tyre për të mosvepruar kundër terroristëve elektoralë, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Edi Ramës dhe inceneratorin që nuk ekziston.

Mezi pres dhe nuk kam kurrë ndërmend të kërkoj mbylljen me procedurë, do ketë gazetarë ndërkombëtarë në sallën e gjyqit, do shihni shkrimet e Mero Bazes dhe faktet, provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës, pjellë e një votimi antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm Arta Marku, që zgjodhi KLP-në mënyrë të paligjshme dhe që zgjodhi këta. Është një proces që do të fitohet siç fitoi Presidenti Ilir Meta proceset hetimore që mori parlamenti me 122 kartonat kundër Presidentit të Republikës.

I falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në atë mënyrë terroriste me vetëdije me firmën e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij. I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan por që u tradhtuan nga një maskara i cili me porosinë time është shpallur non grata dhe këtë e di Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë dhe dashamirësit e Ilir Metës te patronazhistët, sepse priste që të bëhej Sekretar i Përgjithshëm në vend të Tedi Blushit…

Postimi i Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK. Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se përshëndet “përfundimin e farsës hetimore të tej zgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.”

ilir-meta

Gjithashtu, presidenti i PL-së shkruan se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, për të cilin thotë se do të jetë publik.

Meta vijon duke thënë se nga sot “ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.”

Në përfundim shprehet duke thënë se është i bindur “në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”

Kujtojmë se Meta, i cili ndodhet në burg prej 21 tetorit të vitit të kaluar, dyshohet për kryejnë e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”  në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Postimi i Ilir Metës:

Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.

Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

Reagon Kryemadhi

Monika Kryemadhi, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ku u mor e pandehur, është shprehur se akuzat janë të njëjta dhe se tashmë do të fillojnë përballjen në gjyq.

Ajo deklaroi se dosja është voluminoze, ndërsa për zgjatjen e hetimeve deri në tetor, shprehu bindjen se do të përfundojnë më shpejt, me argumentin se përfundojnë afatet.

“Është e njëjta gjë që ka qenë që në tetor. Do të kemi edhe një thirrje tjetër. Janë të njëjtat akuza. Sipas SPAK për heqjen e mitrës kam bashkëpunuar me Ilir Metën.

 Dosja është voluminozeve, kërkova fashikujt, më tha se do të ma japin shumë shpejt. Është ajo që ne themi gjithmonë. Tashmë do ta fillojmë ballafaqimin në gjykatë.

Mendoj se prokurorët po presin dy tre gjëra të vogla dhe do ta mbarojnë. Mbarojnë edhe afatet sepse padia për CEZ-DIA më thanë se është bërë në shtator të 2017”, tha ajo.

Më tej vijoi duke thënë se “sfidat për mua janë me opinionin publik dhe Zotin. Për mua drejtësia njerëzore është një moment, drejtësia hyjnore është ajo që duhet ta kemi frikë të gjithë. Mos mendoni se jeta ime e më përparshme është më e mirë sot. Shijoni momentin.”

Avokati i Metës: Akuza të montuara

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka reaguar pas përfundimit të hetimeve ndaj klientit të tij, duke i cilësuar akuzat të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

kujtim cakrani

Për mediat, Cakrani tha se bëhet fjalë për tri akuza: korrupsion pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrim i produkteve të veprës penale dhe fshehje të të ardhurave, por sipas tij, asnjëra prej tyre nuk qëndron.

“Janë tre akuza, korrupsioni pasiv i funksionarëve të zgjedhur, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehje të ardhurave. Akuzat nuk qëndrojnë. Ato janë shpjeguar edhe gjatë fazës hetimore, por kur ai është marrë në pyetje. Ai pretendon dhe është e saktë se këto hetime përfunduan pas zgjedhjeve dhe kanë përfunduar në momentin kur në Shqipëri po diskutohet për terrorizimin e zgjedhjeve. Për të hequr vëmendjen nga problematikat e zgjedhjeve prokuroria vendosi të përfundojë hetimet”, u shpreh avokati.

Sipas Cakranit, shumë individë të tjerë, ish-pjesëtarë të LSI-së, të cilët sipas tij duhej të ishin të pandehur, sot janë të lirë dhe madje mbajnë funksione publike, ndërkohë që Ilir Meta po përballet padrejtësisht me akuzat.

“Kemi të drejtat tona proceduriale, pasi të njihemi me aktet nëse do kemi pretendimet tona dhe nëse ka mangësi në hetime do bëjmë kërkesa jo vetëm për hetime shtese, por pse jo edhe për të pyetur dëshmitare që kanë dijeni për rrethanat e faktit. Shumë persona të tjerë që kanë qenë edhe pjesë e LSI, të cilët duhet të ishin të pandehur dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë funksione publike”, tha Kujtim Cakrani, i cili theksoi se “ky proces do te vazhdoje dhe do te jete procesi i shekullit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Rama publikon fotot nga 21 Dhjetori, nxjerr “tokat e xanuna” në Tiranë dhe paralajmëron zaptuesit: Gjoba dhe ndjekje penale

Publikuar më 05.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë...

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar personat që kanë zënë padrejtësisht hapësirat publike në Tiranë se do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe ndjekje penale. Duke postuar disa foto nga zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet, Rama tha se nuk do të ketë tolerim për këto veprime. “Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, […]

Lexo më shumë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Rama zhvillon një takim rrufe me drejtorët në bashkinë e Vlorës: Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar, kryetari i Bashkisë duhet t’i firmosë menjëherë

Publikuar më 03.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit. Top Channel raporton se takimi ka […]

Lexo më shumë

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Sulmi kibernetik ndaj faqes së Bashkisë së Tiranës, shtyhet afati për regjistrimin në çerdhe, aplikimet do të lejohen deri në 30 Qershor

Publikuar më 24.06.2025
Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit...

Pas sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor ndaj sistemit të Bashkisë së Tiranës, është ndërprerë funksionimi i platformës online e-femijet.tirana.al, përmes së cilës kryheshin aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte publike. Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shtyjë afatin e aplikimeve deri më 30 qershor 2025, duke ofruar […]

Lexo më shumë

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo: Pezullohen ndërtimet në Himarë gjatë sezonit turistik

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar p...

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik. Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe […]

Lexo më shumë

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Nëna e 14-vjeçarit rrëfehet mes dhimbjes: Dyshoj se xhelozia çoi në vrasjen e Martin Canit. Shkolla nuk na ka kontaktuar

Publikuar më 16.06.2025
Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Ne...

Në një rrëfim prekës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka folur për dhimbjen e thellë që familja po përjeton dhe për mungesën e çdo reagimi institucional pas tragjedisë. Sipas saj, ngjarja tragjike mund të jetë […]

Lexo më shumë

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Natë ferri për Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Irani në prag të luftës totale

Publikuar më 16.06.2025
Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme,...

Një përshkallëzim dramatik ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli kreu një seri goditjesh ajrore në zemër të territorit iranian, duke vrarë krerët më të lartë ushtarakë të Gardës Revolucionare dhe disa shkencëtarë bërthamorë. Sulmet, që goditën edhe objektin kyç të pasurimit bërthamor në Natanz, janë cilësuar nga Irani si një “shpallje lufte”, ndërsa Ajatollah Khamenei […]

Lexo më shumë

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, shkak një gjendje virale

Publikuar më 16.06.2025
Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme...

Kryetari i PD, Sali Berisha duhej të paraqitej ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masë së sigurisë të vendosur ndaj tij nga gjykata, “detyrim paraqitje”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se arsyeja e mos paraqitjes në orën 10:00, është se kryedemokrati është i sëmurë me virozë. I pranishëm ishte vetëm një nga […]

Lexo më shumë

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Berisha akuzon qeverinë për farsë elektorale: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim. Votën me kallashnikov nuk e mbrojmë, por tani fillon lufta

Publikuar më 28.05.2025
Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato...

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë qenë një farsë elektorale. Berisha, tha se votën e shqiptarëve nuk e mbrojnë dot me kallashnikov, por shtoi se zotërojnë dokumente dhe se lufta për votën e lirë është vetëm në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda