×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Berishën e veshin me xhamadan e qeleshe në Krujë dhe i dhurojnë një buf, kreu i PD-së akuzon ministret e qeverisë: Bënin pasarelë mode në Kuvend

Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku pati takime me qytetarë dhe biznese. Gjatë një takimi me fasonët, Berisha tha se zv.kryeministrja Balluku ka patur në duar 12 mld euro për rrugët, të cilat i ka futur në xhep së bashku me Ramën.

fasonet berisha

Berisha shtoi se ato para do gjenden me ardhjen e PD-së në pushtet dhe do u kthehen shqiptarëve.

Sakaq, ai krahasoi edhe punët e PD-së pas 2005-ës kur për rrugët u shpenzuan 3 miliardë euro.

Berisha: 12 mld euro ka administruar zv.kryeministrja Balluku për rrugët. 2006- 2010 u ndërtuan 11 300 km rrugë dhe mijëra km në fshatra. Kushtuan gjithsej 3 mld e 800 mln euro. 12 mld ka administruar kjo me Ramën. Ku janë rrugët? Janë paratë në xhepat e tyre njëlloj si djegësi i Tiranës. Ato para do gjenden. Do gjenden dhe do u kthehen shqiptarëve. Kjo që them është garanci e madhe. Fondet ekzistojnë. Nuk mungon asnjë qindarkë. Zotohemi të vendosim ligjin. Por shteti duhet të jetë i pari që duhet të zbatojë ligjin.

U thoshte pensionistëve këta e kanë fajin se nuk regjistrojnë punëtorët. Po ku janë punonjësit më të paregjistruar? Në administratë shtetërore. Një model kanë, hajninë.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish ministret për shpenzime të mëdha për aksesorë dhe çanta të shtrenjta, me të cilat janë parë në Kuvend.

sali berisha

“Kanë mashtruar dhe vjedhur”, tha Berisha për ministret, ndërsa shtoi se Kuvendi nuk është pasarelë mode për to.

“Ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta, a thua janë princesha e jo shërbëtore të qytetarëve”, tha Berisha më tej, ndërsa theksoi se rroga që ato marrin, nuk del për shpenzime te tilla.

Sali Berisha: Kanë mashtruar dhe vjedhur, i shihni vetë ato ministret. Gjersa unë ngrita zërin në Parlament, se parlamenti nuk është pasarelë mode, ministreshat vinin me aksesorë dhe çanta, a thua janë princesha e jo shërbëtore të qytetarëve.

Gjera si nuk i imagjinon kurrë me rrogën tënde, nuk del rroga. Të gjitha këto do përfundojnë më 11 maj, paratë do u kthehen qytetarëve.

Kreut të PD-së, te pazari në Krujë, artizanët i kanë dhuruar dhe veshur një xhamadan dhe një qeleshe, veshje tradicionale shqiptare.

“Do të duhej të hiqja xhaketën të bëhej më mirë kjo punë, por s’ka gjë”, tha Berisha.

Më pas ai hoqi xhaketën dhe vijoi takimin me veshjen popullore.

sali berisha jelek (1)
sali berisha jelek (3)
sali berisha jelek (2)
sali berisha (1)
sali berisha (2)

Përveç xhubletës dhe qeleshes, artizanët e Krujës i kanë dhuruar Sali Berishës gjatë vizitës së tij në pazar edhe një laps, e cila kishte të ngjitur një buf.

berisha (2)

“Simbol i mençurisë”, u shpreh Berisha tek mori dhuratën, ndërsa falënderoi artizanët dhe u shpreh se “bufi e çmendi Edi Ramën”.

sali berisha kruje bufi

Qytetarja: Një nga shitëset nuk erdhi dot të të takojë, dhe të bën këtë dhuratë (i jep bufin)

Berisha: Simbol i mençurisë, e çmendi Edi Ramën, e çmendi! Shumë faleminderit!

Berisha kruje xhublete (1)

Kujtojmë se Rama e cilëson kreu e PD “buf kënete”, por sipas Berishës nuk është aspak i ofenduar pasi bufi simbolizon mençurinë dhe diturinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Rama takon sipërmarrësit në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset! U japim mundësi që të mos kenë më kontrolle

Publikuar më 18.04.2025
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama foli për një plan të qeverisë me bizneset që ai e cilësoi si planin për paqe fiskale, praktikë e cila për kryeministrin pritet të lehtësojë një sërë biznesesh nga kontrollet tatimore. Nga ana tjetër, plani synon […]

Lexo më shumë

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Rama bën llogaritë: Sikur një mandat më shumë ta marrim në Dibër bëhemi 75, por na duhet një shumicë për Shqipërinë në BE. Altin Dumani, i ndershëm dhe i zoti, por shpatën e drejtësisë ia dhamë ne

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të f...

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se më 11 maj do të fitojë për të qeverisur, por tha se i duhet një shumicë për Shqipërinë në BE.   Ai u shpreh se në asnjë vend nuk humbasin asnjë deputet, çka sipas tij 74 mandate i ka të siguruara, madje u shpreh se sikur në Dibër […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Dashnor Sula: PD nuk i fiton zgjedhjet e 11 majit, demokratët i urrejnë Nokën dhe Vokshin. Bashës nuk ia fal që nuk doli të thoshte se nuk ishte ai kryetari, por Berisha

Publikuar më 17.04.2025
Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Par...

Dashnor Sula ishte foli edhe sot për situatën aktuale në Partinë Demokratike. Sula u shpreh se situata në kampin opozitar është shumë e vështirë dhe sipas tij, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryeministër, duke shtuar se ai duhet të ndajë pushtetin brenda […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Përrenjas/ Dyshohet se ngacmonte seksualisht dhe përndiqte dy nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi 55-vjeçar që tentoi të largohej nga Shqipëria

Publikuar më 17.04.2025
Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekj...

Policia e Librazhdit ndalon mësuesin 55-vjeçar për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas. Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesit Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga […]

Lexo më shumë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Rama shprehet i sigurtë për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Publikuar më 17.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’s...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale. “Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Arte dhe zeje” të cilët do të marrin […]

Lexo më shumë

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Rama: Kamza humbi shumë vite nga besnikëria e verbër ndaj PD-së, mos e shihni votën si biletë stadiumi dhe besimin si fanellë të skuadrës

Publikuar më 16.04.2025
Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë sociali...

Kryetari i PS Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë socialistë në Kamëz, në kuadër të fushatës elektorale tha se kjo bashki ka ndryshuar shumë, por ka humbur shumë vite qorrazi duke votuar për një parti. Rama tha se ndryshimet e Kamzës do të ishin realizuar më shpejt nëse qytetarët për shkak të besnikërisë […]

Lexo më shumë

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

“Zgjedhësit kanë përgjegjësi mbi votën”, Celibashi: Nëse duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, të llogarisin pasojat penale!

Publikuar më 16.04.2025
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ...

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një sqarim lidhur me sigurinë dhe fshehtësinë e votës për emigrantët shqiptarë që votojnë për herë të parë nga jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se procesi i administrimit të votës, sapo ajo të hyjë në sistemin […]

Lexo më shumë

Rama i përgjigjet Berishës: Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh, por sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Rama i përgjigjet Berishës: Këneta tha se s’ka hapje kapitujsh, por sot hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për në BE

Publikuar më 14.04.2025
Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali ...

Kryministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha, i cili ka thënë se “nuk do ketë më hapjet të grupkapitujve për anëtarësimin e vendit tonë në BE”. Përmes një video nga Facebook-u i tij, Rama duke folur nga makina rrugës nga Brukseli për në Luksemburg tha se pasditen e sotme do të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda