×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama i përgjigjet komentuesit se Durrësi akoma furnizohet me ujë një orë në ditë: Shkop magjik nuk ka, por mos harro se investuam sa në disa dekada bashkë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook.

MixCollage-02-Apr-2025-12-47-PM-9028

Një ndër pyetjet drejtuar Ramës ishte lidhur me problemin me furnizimin me ujë në Durrës.

Koment nga ndjekësi në Facebook: “Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur të besuam dhe ta dhamë votën masivisht.”

Lidhur me këtë Rama tha se qeveria nuk ka shkop majik, por gjatë qeverisje ka bërë një progres shumë të madh për furnizimin me ujë.

Kryeministri tha se në rang vendi, kur PS mori detyrën, kishte vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë. Ndërsa sot ka 43 dhe 98 të tjera zona rurale.

Edi Rama: I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013.

Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej.
Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.
Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.

Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.

Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë.
9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.

Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku.

Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë.

Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Rama kritikon kryebashkiakët e qarkut Elbasan: Jeni shkëputur nga fshati, bëni kthesë. Linjë kredie 250 mln € për bujqësinë

Publikuar më 02.07.2025
Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryemini...

Në Cërrik po zhvillohet një takim i rëndësishëm, ku kryeministri Edi Rama mbledh krerët e bashkive të Qarkut Elbasan. Në fokus të diskutimeve është agjenda “Bujqësia 2030” dhe sfidat e mundësitë në këtë sektor. Në takim marrin pjesë edhe ministrat Anila Denaj dhe Belinda Balluku, si dhe drejtues të agro-turizmit. Ky është një hap drejt […]

Lexo më shumë

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Rroga, karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë, ja sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Publikuar më 02.07.2025
Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka ...

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre. Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, […]

Lexo më shumë

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej ditës së djeshme

Publikuar më 02.07.2025
Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjen...

Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit. Kulmi i situatës arriti kur në fushën e grumbullimit të mbetjeve, të njohur si Landfilli i Inceneratorit të Elbasanit zjarri shpërtheu rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh […]

Lexo më shumë

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Farage pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë: Do të diskutojmë për kthimin e të burgosurve shqiptarë në Britani

Publikuar më 01.07.2025
Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryemin...

Politikani britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për të vizituar Shqipërinë si i ftuar nderi. Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se gjatë vizitës do të diskutojë edhe çështjen e kthimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe. “Pranoj ftesën e Kryeministrit […]

Lexo më shumë

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Rama flet nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shekullore. Komisionerja Marta Kos: Shqipëria, përparim për hapjen e negociatave

Publikuar më 01.07.2025
Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mb...

Kryeministri Edi Rama foli sot për mediat në Shkup, ku po mbahet dita e dytë e Samitit për Ballkanin Perëndimor.Rama tha se plani i rritjes po ecën siç duhet dhe se po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me familjen e madhe të Bashkimit Evropian. “Ne jemi shumë krenarë sepse kemi praktikisht përmbushur deri […]

Lexo më shumë

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Dash Sula: Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet” në PD, deshën të më ‘prisnin kokën’ politikisht. Nuk nxjerr gjë në pazar, por do t’u qis ujët e zi

Publikuar më 30.06.2025
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN p...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula foli në A2CNN për situatën brenda opozitës pas përfundimit të rinumërimit të votave, duke theksuar se në PD tashmë janë kristalizuar tre grupime kryesore. Sipas Sulës, ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i përjashtuar nga çdo përgjegjësi për pretendimet për shit-blerje votash, duke theksuar se ai ka pasur gjithmonë një qasje […]

Lexo më shumë

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

“Të pres si mysafir nderi, për të ndarë diellin, mikpritjen dhe faktet e vërteta”, Rama i përgjigjet ashpër deputetit britanik që tha se 1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe janë në burg

Publikuar më 30.06.2025
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit...

Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish politikanit britanik Nigel Farage, pas deklaratave të këtij të fundit mbi shqiptarët në Britani dhe përqindjen e tyre në burgje. Në një postim të drejtpërdrejtë në X, Rama ironizon Farage për “keqinterpretimin e shifrave”, duke i kujtuar se ai ka humbur dhe se shqiptarët nuk janë numra për […]

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Dosja “Partizani”/ Shtyhet seanca për Berishën dhe Malltezin. Kreu i PD-së nuk paraqitet në gjyq

Publikuar më 30.06.2025
Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” ...

Seanca gjyqësore për çështjen e njohur si dosja “Partizani” është shtyrë për në datën 21 korrik 2025 ora 10:30, pasi ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen e seancës me argumentin se Berisha nuk është njoftuar zyrtarisht për zhvillimin e saj. Sipas Krajës, njoftimi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda