Në eventin për garën e Kupës së Botës në ski që po zhvillohet në Austri, skiatorja Lara Colturi e cila përfaqëson Shqipërinë, ka zënë vendin e parë duke marrë titullin e lartë të kampiones së botës për të reja.
Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për Laurën dhe për Shqipërinë, ku tashmë vendi ynë përfaqësohet me një kampione bote në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.
Një ditë më parë, Lara u rendit e katërta në kategorinë “Down Hill”, ndërsa të shtunën, skiatorja shqiptare do të zhvillojë garën e fundt të kategorisë “Giant Slalom”.
Lara Colturi është vajza e Daniella Cecarellit, fituesja e medaljes së artë në ski të Salt Lake City 2002.
Lara është zhvilluar teknikisht në Ceccarelli Golden Team, shkollën e skive të drejtuar nga prindërit e saj. Që e vogël është trajnuar me programe specifike për t’u përgatitur për nivelin e lartë.
Lara Colturi përfaqëson Shqipërinë, pasi ka pasaportë shqiptare për shkak të nënës së saj, e cila mori nënshtetësinë për të qenë në gjendje të stërviste kombëtaren e Shqipërisë. Skiatorja është një yll në vendin e saj. Vetëm në Instagram ajo ka më shumë se 35 mijë ndjekës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/