×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama i “hap derën” Dash Sulës për të qenë pjesë e PS? Kryeministri: Fillimisht duhet të dezinfektohet nga morrat e kënetës

Kryeministri Edi Rama, i cili po mban një takim me kandidatë për deputetë të qarkut të Elbasanit, duket se i ka lënë një derë të hapur Dashnor Sulës, i cili nuk do të jetë pjesë e garës së 11 majit, pasi u la jashtë listave të PD.

Ndërsa po fliste për një Parti Socialiste të hapur dhe me diversitet në përbërje, Rama tha se pjesë e saj mund të jetë edhe Sula, por shtoi se “fillimisht duhet të “dezinfektohet” nga morrat e kënetës”.

“Duhet të jemi të hapur edhe për blutë. Vetëm kukumjaçkat dhe salamandrat nuk hyjnë sot. Edhe Dash Sula mund të jetë, por duhet të dezinfektohet fillimisht. Aty një njeri me ulërima për miletin dhe komunitetin e tij ishte, duhet t’i japim atë që meriton. Por duhet të heqë fillimisht morrat e kënetës, aty të mbyt morri”, tha ai.

Rama dhe Sula

Rama, nuk i ka kursyer batutat për opozitën dhe liderin e opozitës Sali Berisha pas deklaratave të këtij të fundit se pas 12 majit do të rihapet aplikacioni TikTok.

Në një takim të organizuar me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, Rama u shpreh se edhe Dashnor Sula ndërtoi një parti të fortë në Peqin, por ia “vodhën natën”. Kreu i qeverisë iu referua lënies së Sulës jashtë listave të kandidatëve nga PD në Qarkun e Elbasanit.

“Më 12 maj shkrijmë SPAK dhe çlirojmë TikTok. Deklaratat e tilla tregojnë që me këta nuk ka garanci.

Ndërtoi Dash Sula i shkretë tërë atë parti në Peqin edhe u gdhi në mëngjes ia kishin vjedhur natën. S’dihet kush do t’i hajë ato kokrra gruri se gjeli i detit nuk është më. Gjel deti e kam kompliment sepse është në të thatë, të tjerët janë në kënetë.

Më pas Rama kaloi tek Lulzim Basha me të cilin ka pasur një komunikim virtual nëpërmjet videove të shpërndara në rrjetet sociale ditët e fundit.

“Vetëm Luli nuk evolon sepse është i lindur i përsosur, një njeri të cilin gjumi e do aq shumë sa e mban për vete është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli ka lindur me këmishë nate”, tha ai.

Pa ofertës së Ramës, Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha, në konferencën për gazetarët i pyetur lidhur me ftesën publike që i bëri deputetit Dashnor Sula u shpreh se njeri të pagabueshëm nuk ka dhe se ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama.

Sipas kreut të demokratëve Rama i tha Sulës se ‘sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj, por të paktën jam unë padroni’. Lideri demokrat shprehet se në këtë deklaratë shihet sa e gabuar ishte përzgjedhja e Adriatik Lapajt nga ai.

“Së pari Dashnor Sula është një eksponent i Partisë Demokratike me investime reale në këtë parti dhe vendi i tij është në Partinë Demokratike. Eksplorimi, se njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë tek Lapaj e mori përgjigjen sot nga Rama. Rama i tha atij se sa shkon tek Lapaj hajde tek unë se është njëlloj, por të paktën jam unë padroni. Kështu që në këto deklarata shihet se sa e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Nuk ka se ata janë njëlloj. Ata janë paterica të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që pas shpalljes së listave për kandidatë, deputeti Dashnor Sula iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” pasi u la jashtë listave të sigurta të PD.

Ditë më vonë u largua nga ky koalicion pak para dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, pasi nuk ra dakord për çështje teknike që nëse do të arrijë të mbledh më shumë vota kandidatët e tjerë do të tërhiqen.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda