Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri “Shekulli Group”
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)
Publikuar më 11.02.2025 nga shekulli_admin
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump
Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se qëlimi është zhvillimi i enklavës palestineze.
Presidenti 78-vjeçar u pyet se “a po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, si Shqipëria apo Indonezia?”
“Po sigurisht. Ka shume vende te tjera qe duan te perfshihen”,- ka thënë Trump.
Deklarata e Trump për Shqipërinë nga minuta 4.42:
Deklaratën e ka dhënë në krah të mbretit Abdullah II të Jordanisë, që vizitoi sot Uashingtonin, ku ka diskutuar në lidhje me ambicien e Trump për të marrë Gazën, me qëllim rindërtimin e enklavës palestineze, plan i cili do të kërkojë me patjetër largimin e palestinezëve nga territori i tyre.
Në fund të muajit, Egjipti do të paraqesë një plan në lidhje me këtë kërkesë të Trump dhe do ta diskutojë me Jordaninë dhe Arabinë.
Duke folur me gazetarët përpara bisedimeve me mbretin jordanez Abdullah, Trump tha se “do të ketë” sipërfaqe toke në Jordani dhe Egjipt ku do të jetojnë palestinezët.
“Ne do ta marrim Gazën,” përsëriti ai, duke shtuar: “Ne do ta drejtojmë Gazën siç duhet, nuk do ta blejmë atë,” tha ai. Trump tha gjithashtu se plani i tij do të krijojë shumë vende pune në rajon.
Kur u pyet nëse planifikon të marrë përsipër vetë ai zhvillimin e Rripit të Gazës, ai tha se jo. I pyetur se me çfarë të drejte SHBA-ja do ta merrte Gazën, ai tha “me autoritetin e SHBA-së”.
Jordania do të strehojë 2000 fëmijë të sëmurë nga Gaza
Trump ka thënë se do të konsiderojë ndalimin e ndihmës amerikane për Jordaninë nëse Amani refuzon të pranojë palestinezët e zhvendosur.
Mbreti Abdullah, megjithatë, më herët ka refuzuar çdo veprim që do të çonte në aneksimin e tokës dhe zhvendosjen e palestinezëve.
Kur u pyet sot nëse vendi i tij do të merrte palestinezët nga Gaza, ai tha se do të duhej të bëjë atë që ishte më e mira për Jordaninë. Ai shtoi se vendet arabe do të shkojnë në Uashington me një “kundërpropozim”.
“Çështja është se si do të funksionojë kjo në një mënyrë që do të jetë e mirë për të gjithë”, shtoi ai, pa e mbështetur apo hedhur poshtë planin e Trumpit.
Mbreti, megjithatë, tha se Jordania është e gatshme të pranojë 2000 fëmijë të sëmurë rëndë nga Gaza.
Monarku jordanez la të kuptohet gjithashtu se Egjipti po punon për një plan bashkëpunimi me Trump dhe se ky plan do të jetë në qendër të diskutimeve në Arabinë Saudite. “Le të presim që Egjiptianët të paraqesin” këtë plan, shtoi ai.
Pak pasi mbreti dhe djali i tij hynë në Shtëpinë e Bardhë, gazetarët u drejtuan tek Zyra Ovale ku Presidenti Trump sinjalizoi se nuk do të tërhiqet nga plani i tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës, për zhvendosjen e banorëve të saj të tronditur dhe për të transformuar territorin e shkatërruar nga lufta.
“Do ta marrim. Do ta mbajmë dhe do ta ruajmë. Do ta marrim eventualisht, do të krijojmë shumë vende pune për banorët e Lindjes së Mesme”, tha zoti Trump duke iu referuar Gazës. Ai shtoi se plani i tij do “të sjellë paqe” në rajon.
Presidenti Trump tha se ai do të konsiderojë nëse do t’ia bllokojë ndihmën Jordanisë nëse ky shtet refuzon të pranojë strehojë palestinezët.
Mbreti Abdullah në të kaluarën ka thënë se ai kundërshton çfarëdo hapi për aneksimin e territorit dhe zhvendosjen e palestinezëve.
I pyetur të martën nëse do të pranonte palestinezët, ai tha se ai do të bëjë më të mirën për vendin e tij dhe tha se shtetet arabe do të vijnë në Uashington me një kundër-propozim.
“Çështja është se si ta bëjmë këtë të funksionojë në një mënyrë të dobishme për të gjithë”, tha ai, pa thënë konkretisht nëse e mbështet apo e kundërshton planin e zotit Trump.
Ai pritej t’i thoshte zotit Trump se një veprim i tillë do të nxiste radikalizimin, do të zgjerojë kaosin në rajon, do të rrezikojë paqen me Izraelin dhe do të kërcënojë mbijetesën e shtetit të tij.
Tre nga katër amerikanë – 74 për qind e tyre – sipas një ankete të agjencisë Reuters dhe Ipsos të bërë më 7-9 shkurt, thonë se kundërshtojnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin mbi Gazën dhe të zhvendosin palestinezët që jetojnë atje. Anketa tregon që republikanët janë të ndarë rreth kësaj çështjeje, me 55 për qind që kundërshtojnë atë dhe 43 për qind në përkrahje të tij.
Propozimi i Presidentit Trump ka sjellë një dimension të ri në një dinamikë të ndjeshme rajonale, përfshirë armëpushimin e brishtë ndërmjet Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit.
Hamasi tha të hënën se do të ndalojë lirimin e pengjeve izraelite nga Gaza deri në një njoftim të radhës, duke akuzuar Izraelin se po shkel marrëveshjen për t’u dhënë fund sulmeve në Gazë. Më pas, Presidenti Trump propozoi anulimin e armëpushimit nëse Hamasi nuk liron pengjet e mbetura, të cilat i mori peng më 7 tetor, të vitit 2023, deri në ditën e shtunë.
Presidenti Trump tha të martën se “situata do të jetë e paparashikueshme” nëse Hamasi nuk e respekton këtë afat kohor, duke shtuar se nuk mendon që grupi militant palestinez do ta bëjë një gjë të tillë.
Jordania, shtet i kufizuar me Arabinë Saudite, Sirinë, Izraelin dhe Bregun e pushtuar Perëndimor me 11 milionë banorë, tashmë strehon mbi 2 milionë refugjatë palestinezë, statusi dhe numri i të cilëve është burim shqetësimi për drejtuesit e vendit.
Ammani, i cili varet shumë nga ndihmat ushtarake dhe ekonomike të Uashingtonit, po vuan gjithashtu nga bllokada 90 ditëshe e ndihmave e vendosur nga Presidenti Trump. Bllokada është hequr për Izraelin dhe Egjiptin, por ndihma prej 1.45 miliardë dollarë që Jordania merr çdo vit nga SHBA-të mbetet e ngrirë deri në rishqyrtimin e ndihmave për shtetet tjera nga administrata e Presidentit Trump.
Mbreti Abdullah “është në një pozitë shumë, shumë delikate, në të cilën SHBA-të kanë shumë peshë”, thotë analisti Ghaith Al-Omari nga Instituti për Politikat e Lindjes së Afërt në Uashington.
Por ndihmat amerikane për Ammanin “nuk janë bamirësi”, thotë Al-Omari, i cili shpjegoi se Jordania është bazë e trupave amerikane dhe mjeteve të tyre ajrore, është një partner i rëndësishëm për shkëmbimin e informacionit të zbulimit për Uashingtonin dhe marrëveshja për paqen e Jordanisë dhe Izraelit, e nënshkruar në vitin 1994, është kyçe për stabilitetin rajonal.
“Mbreti shpreson që këto çështje do të baraspeshojnë peshën që ka Presidenti”, thotë Al-Omari.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli" mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdor...
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur sanksione, sabotim, sulme kibernetike dhe negociata diplomatike për të ngadalësuar marshimin e gjatë të Iranit drejt një arme bërthamore. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të dielën në Iran, Presidenti Trump urdhëroi një sulm të fuqishëm ushtarak të cilin katër paraardhësit e tij kishin zgjedhur ta […]
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” a...
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane. “Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë. Ka qenë vendim […]
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan. “Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump dje në […]
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raport...
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë […]
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankime...
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankimeve dhe Sanksioneve disa ditë pas rinisjes së procesit të numërimit të votave në Qarkun Tiranë, ka kërkuar që të llogariten të vlefshme edhe fletët ku shenja dalluese është jashtë kuadratit. PS ka shprehur shqetësimin pas shpalljes së pavlefshme nga ana e KAS e fletëve të votimit ku shenja […]
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në L...
Tre ditët e fundit kanë parë një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme, ndërsa Irani nisi një sulm masiv me raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për sulmet izraelite në tokën iraniane. Teherani nisi një breshëri raketash (rreth 200 sipas Izraelit) në valë të njëpasnjëshme. Forcat Mbrojtëse të Izraelit aktivizuan sistemet e tyre të mbrojtjes dhe […]