×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Presidenti Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza: SHBA do të marrë kontrollin dhe do të krijojmë mijëra vende pune! E gjithë Lindja e Mesme do të ndihet krenare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli dje një propozim, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Donald Trump

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Trump e bëri këtë propozim gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se një hap kaq drastik është i nevojshëm, sepse idetë e tjera për t’i dhënë fund konfliktit dekadësh mes palestinezëve dhe izraelitëve nuk kanë funksionuar.

Propozimi i tij për Gazën do të nënkuptonte se SHBA-ja do ta ketë atë nën kontroll, si dhe do të përmbyste politikën amerikane afatgjate që mbështeste zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Trump tha se SHBA-ja do të punojë për çmontimin e të gjitha bombave të pashpërthyera dhe armëve të tjera në këtë territor, si dhe për pastrimin e ndërtesave të shkatërruara, para se ta zhvillojë ekonomikisht zonën.

“Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë këtë. Do ta marrim atë pjesë, do ta zhvillojmë, do të krijojmë mijëra e mijëra vende pune dhe do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme mund të ndihet krenare”, tha Trump.

Presidenti nuk dha menjëherë detaje mbi vendet ku palestinezët do të zhvendoseshin, por tha se do të mbështeste vendosjen e tyre “në mënyrë të përhershme” në shtete të tjera. Më herët gjatë ditës, ai përsëriti thirrjen e tij që Jordania, Egjipti dhe shtetet e tjera arabe t’i pranojnë palestinezët nga Gaza.

Hamasi ka këmbëngulur se dëshiron të mbetet në Gazë.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, e dënoi më herët thirrjen e Trumpit për largimin e palestinezëve si një “dëbim nga toka e tyre”.

Mark Dubowitz, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive, tha se Trump mund ta ketë hedhur këtë ide për të rritur presionin pasi vendet arabe refuzuan kërkesën e tij për të pranuar palestinezët.

“Tani, ai po rrit presionin: Nëse nuk i pranoni ju, do t’i largojmë vetë dhe do ta marrim nën kontroll Gazën”, shkroi Dubowitz në X. “Klasik Trump: Shkon në ekstrem, duke e bërë atë që dikur dukej e paimagjinueshme të duket papritur si një mes i arsyeshëm”.

Në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit të Trumpit, Hamasi e hodhi poshtë idenë që palestinezët duhet të largohen nga territori.

“Në vend që të mbahet përgjegjës pushtimi sionist për krimet e gjenocidit dhe dëbimit, ai po shpërblehet, nuk po ndëshkohet”, tha Hamasi. “Ne i refuzojmë deklaratat e Trumpit, në të cilat ai thotë se banorët e Gazës nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të largohen, dhe i konsiderojmë ato një recetë për krijimin e kaosit dhe tensioneve në rajon”.

Ministria e Jashtme saudite lëshoi një deklaratë ku theksoi se mbështetja e saj për krijimin e një shteti të pavarur palestinez është një “qëndrim i palëkundur, i qëndrueshëm dhe i patundur”.

Sipas deklaratës, princi i kurorës, Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i Arabisë Saudite, ka thënë se vendi i tij nuk do të ndalojë përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Trump tha se e kishte diskutuar propozimin e tij me Netanyahun gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu tha se e kishte ngritur këtë çështje me liderë të tjerë të vendeve të Lindjes së Mesme dhe pretendoi se ishte pritur pozitivisht.

Netanyahu tha se Trump sheh një të ardhme ndryshe për Rripin e Gazës, të cilin ai e përshkroi si burimin e shumë “vuajtjeve dhe fatkeqësive” për popullin izraelit.

“Ai ka një ide të ndryshme”, tha Netanyahu. “Është diçka që mund ta ndryshojë historinë dhe ia vlen ta ndjekim këtë rrugë”.

Vetëm dy javë pas fillimit të mandatit të tij të dytë, Trump priti Netanyahun për të diskutuar të ardhmen e armëpushimit në Gaza, lirimin e pengjeve dhe një përpjekje të re për një marrëveshje normalizimi mes Izraelit dhe Arabisë Saudite./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrestohen tre gardianë pas arratisjes së të dënuarit nga burgu i Shënkollit, policia: Daut Laze është i rrezikshëm, 10 mijë euro kush jep informacion mbi vendndodhjen e tij

Arrestohen tre gardianë pas arratisjes së të dënuarit nga burgu i Shënkollit, policia: Daut Laze është i rrezikshëm, 10 mijë euro kush jep informacion mbi vendndodhjen e tij

Publikuar më 05.02.2025
Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në ...

Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga Burgu i Shenkollit në Lezhë ka çuar në arrestimin e tre punonjësve të këtij institucioni. Sipas burimeve, pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar 3 punonjës të IEVP Shenkoll. Ndaj tyre është ngritur akuza për shpërdorim detyre, pasi në momentin […]

Lexo më shumë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Publikuar më 04.02.2025
Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu...

Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu që u shpreh se në intervistën e tij të tretë Ahmetaj “nuk kishte deshifruar atë që kishte ndodhur me 50 milionët e tunelit të Llogarasë”. Ish-numri dy i qeverisë ka një tjetër qëndrim. “Unë e deshifrova 50-milionshin te pjesa e dytë, me bilanc financiar të […]

Lexo më shumë

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Publikuar më 04.02.2025
Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej ...

Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në ishullin grek të Santorinit, i cili javën e fundit është goditur nga qindra tërmete që kanë shkaktuar frikë te banorët dhe shqetësim te ekspertët. Në një intervistë për protothema.gr e reja shqiptare thotë se ka zgjedhur që të […]

Lexo më shumë

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Publikuar më 04.02.2025
Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vaj...

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Publikuar më 04.02.2025
Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është...

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, që është bashkuar me socialistët. Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj. […]

Lexo më shumë

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Publikuar më 04.02.2025
Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e mini...

Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej […]

Lexo më shumë

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Publikuar më 04.02.2025
U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGM...

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm. Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA iI pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, […]

Lexo më shumë

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Publikuar më 03.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar sot kontrollin e fundit të ushtruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e ish-Bllokut. Xoxa përmes avokatit të saj, ka dorëzuar ankimimin ku ka kundërshtuar kontrollin e kryer më datën 14 janar në një godinë të regjistruar si […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda