Me rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të dëbojë miliona njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa leje.
Kjo popullsi zakonisht quhet nga administrata e re si “e padokumentuar”, “e paautorizuar” ose “e paligjshme”.
Në mesin e 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm, të cilët kanë marrë urdhra përfundimtare për dëbim nga Drejtoria e Emigracionit dhe Doganave (ICE), janë edhe 1 mijë e 874 shqiptarë.
Të paktën, kështu referojnë të dhënat e publikuara në nëntor 2024 nga Fox News, duke cituar dokumentin zyrtar të ICE-së.
Dokumenti i Operacioneve të Zbatimit dhe Dëbimit të ICE-së (ERO) zbulon se këta qytetarë shqiptarë janë aktualisht në dosjen e personave që nuk janë në paraburgimet e ICE-së me urdhra përfundimtarë të largimit, duke e vendosur Shqipërinë midis vendeve të rangut të mesëm të prekur nga dëbimet e mundshme.
Të dhënat dolën pasi administrata Trump, e cila mori detyrën këtë muaj, ka nisur një fushatë agresive të zbatimit kundër imigracionit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/