×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama vlerëson Janullatos: Erdhi një prift grek dhe po largohet nga ne si Anastasi i Shqipërisë, rivendosi të plotë në altar gjakun e stërmundimeve të kryepeshkopëve shqiptarë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë në nder të Kryepeshkopit Anastas, ka vlerësuar figurën e Fortlumturisë së Tij, dhe punën e bërë në 33 vite për ndërtimin e Kishës Ortodokse shqiptare.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek vështirësitë në rrugëtimin e Kryepeshkopit në shërbim të besimtarëve në vendin tonë, u desh të përballej me zjarret e konflikteve fëmijërore të fqinjësisë me Greqinë.

Në fjalën e tij, gjatë ceremonisë së vdekjes së Anastas Janullatos, kryeministri Edi Rama ka kujtuar ardhjen e tij në Shqipëri. Rama u shpreh e Janullatos erdhi si prift he tashmë po largohet si “Anastasi i Shqipërisë”.

“Me trupin që la këtu në tokën e Shqipërisë, do të varroset në këtë katedrale, siç e quajti, ngjallje njësoj siç kishte edhe vetë emrin e tij. Në këtë mbylljen e ciklin të kushtuar ngjalljes, duhet thënë se në përmasën e vetme që i interesonte atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift, dhe ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas tij “Duhet pranuar se është vështirë shumë vështirë të gjendet në kujtesën tonë dikush i çfarëdo kombësie tjetër të jetë identifikuar me aq krenari dhe përkushtim me fjalë dhe vepra, sa Anastasi. E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thash, por durim. Kishë e lirë në një shtet të lirë”. 

Fjala e plotë

“Fort të lumë janë qysh njitash, ata që flenë në Zotin. Po, thotëShpirti i Shenjtë, le të pushojnë nga travajet e shumta, sepse veprat e tyre flasin për ta” (Apokalipsi/Zbulesa, XIV, 13).

Tërëshenjtëria Juaj, Patriarku ekumenik Bartolomé,

Fort të nderuar anëtarë dhe hierarkë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,

Fort i nderuar Mitropolit Joani, Mbikëqyrës i Mitropolisë së Shenjtë të Tiranës dhe Durrësit,

I nderuari kryeministër i Republikës së Greqisë dhe mik i mirëseardhur Kyriakos Mitsotakis,

Komuniteti ortodoks është sot në zi. Kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë është sot, e vé. Kryepeshkopi Anastas e përfundoi detyrën e tij vikare, si pasrendës i apostujve, në shërbim të shpresëtarëve ortodoksë të Shqipërisë. Jeta e tij, fort e gjatë, por mbi të gjitha fort kuptimplotë, qe një jetë për mbarë Kishën katolike dhe apostolike, në kuptimin patristik të fjalës, në atë kuptim plenar që merr në “Besojmën” e madhe të Koncilit të Nikesë, mbajtur 1700 vjet më parë nën kujdesin e Kostandinit të Madh.

Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, nga viti tanimë i largët 1992 e deri më sot, janë një shifër domethënëse dhe jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Jezu Krishtit. Nga këto 33 vite, tri shërbyen për të predikuar ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare, e plot tridhjetë të tjera për të punuar si zdrukthtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar të Kishës Autoqefale Shqiptare.

Si nga një pikëpamje thjesht njerëzore, si nga një pikëpamje thellësisht shpirtërore, jeta e Anastas Janullatosit, ishte një jetë tërësisht e përmbushur përderisa përmes saj u realizua me gjithsej ëndrra e një fëmije.

“Kur isha fëmijë – kujtonte Kryepiskopi i ndierë – nuk më mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qënia ime të jetonte në Krishtin”.

Si hierark i një bashkësie shoqërore historike, me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar, personi i Kryepiskopit të ndjerë dhe vepra e tij në krye të Kishës e të grigjës, janë qëmtuar, admiruar, bekuar, qortuar e deri edhe anatemuar. Pasionet më kontradiktore (kanë mbizotëruar) janë shfaqur në mexhelisin tonë kur ka ardhur puna tek veprimtaria publike dhe qytetare e njeriut, i cili deshi apo s’deshi, mori mbi supe edhe zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë, të ringjallur nw tw njwjtwn kohw me ringjalljen e kishws. Edhe kjo më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut, cilësi gjithnjë e më rrallë në një kohë dhe në një mjedis ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era dhe ku gjithnjw e mw pak mundwsi i lihet “Shpirtit të Shenjtë të fryjë nga të dojë” (Gjn. III, 8).

Por, përtej atyre zjarreve të ndezur si rrufe në qiell të pastër andej a këtej kufirit të rihapur pas gjysëm shekulli heshtjeje mortore, e të shuar pastaj si një hall i përbashkët, askush dhe asnjëherë, nuk e ka vënë dot në dyshim autenticitetin e angazhimit baritor të Kryepiskopit për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur e të shpërndarë, 33 vite më parë, dhe që e bashkoi me përkushtim e durim të madh, në një vathë që tëkujton shtëpinë e përtërirë nga arratia e demonëve, për të cilën flet Jezusi në Ungjillin sipas Mateut (XII, 43-45).

Nuk kam për qëllim të bëj këtu as nekrologjinë dhe as eulogjinë e këtij prelati, të cilin, për hirin e pamohueshëm të së vërtetës, gjithë ç’mban rruzulli në njerëz të qytetëruar të fesë, në intelektualë të angazhuar për paqen, në artizanë të dialogut mes kulteve dhe kulturave, e deri tek çdo kryetarë shteti e qeverie që e njohu, ia patën fort zili Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Me siguri këtë opinion e bashkëndan tërësisht me mua edhe miku im Kyriakos Micotaqis, i cili nderon sot me praninë e tij dhe të delegacionit të nderuar që e shoqëron, figurën epokale të kryepiskopit, Kishën Autoqefale të Shqipërisë dhe shtetin ku ajo lulëzon, duke dhënë njëkohësisht mesazhin kuptimplotë të pandashmërisë në jetë e në zi mes dy vendeve tona.  

Kam pasur privilegjin të jem i pranishëm këtu, në këtë katedrale që Kryepiskopi ia kushtoi Ngjalljes së Krishtit, ngjalljes së trupit të tij mistik në Shqipëri, kur u bë inaugurimi dhe shugurimi i saj. Ishte dita e shpërblimit të mundit të tij të gjatë për ndërtimin e saj, e cila u kremtua me pjesëmarrjen e patriarkëve dhe mitropolitëve të të gjithë kishave ortodokse të botës. Të tillë prestigj dhe peshë, as ortodoksia shqiptare, po as vetë Shqipëria nuk e kishin ndjerë dhe mishëruar ndonjëherë në rrafshin fetar. Ishte një nderim solemn që mbarë bota ortodokse i bënte Shqipërisë dhe kishës së saj autoqefale, çka ishte e pamundur të imagjinohej pa praninë, rolin dhe personalitetin e respektuar botërisht të kryepiskopit tonë.

Sot më takon të kujtoj në nderim të tij, diçka që shumë e kanë parë apo e kanë ndjerë, e shumë të tjerë s’e kanë kuptuar apo s’kanë dashur ta besojnë, por që në fund të fundit ai vetë e dëshmoi në 33 vjet dhe e dëshmon edhe sot, me trupin që la këtu, në tokën e Shqipërisë.

Në përmasën e vetme që i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe u nda nga ne, si Anastasi i Shqipërisë.

Duhet pranuar se është vështirë të gjendet dikush i çfarëdo kombësie tjetër të ketë qenë, në kujtesën tonë historike, që të jetë identifikuar me aq krenari dhe me aq përkushtim, me emrin e Shqipërisë, sa kryepiskopi Anastas. E di që ka plot nga ne që nuk pajtohen me këtë që thashë, por le të kundrojnë me reflektim të paqtë dhe natyrisht, të çlirët nga paragjykimet a dyshimet fqinjësore, vetëm disa nga veprat e tij, ku ashtu siç njihet pema e mirë nga frytet e saj, lexohet edhe identifikimi i tij me Shqipërinë tonë.

Sot dëgjohet në diptikët e shenjtë, në të gjitha gjuhët liturgjike të ikumené-së ortodokse, emri i Kryepiskopit të Shqipërisë, menjëherë pas selive patriarkale dhe dy kishave më të vjetra autoqefale, asaj të Qipros dhe asaj të Greqisë. Kur e dëgjon këtë përnderim liturgjik, është e pamundur të mos i jesh mirënjohës njeriut që përcjellim sot, po të kesh parasysh se pas shkrirjes në flakën 23 vjeçare të ferrit ateist, Kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë ishte veç hija e një kujtimi.

Ekzistenca e kësaj Kishe, me frymën që i dha bariu i saj, Anastasi i Shqipërisë, për 33 vite, është mirëfilli sot një aset konstitutiv i vetë pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë – një “Kishë e lirë, në një Shtet të lirë”.

Sa prekëse në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithaq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit e dyshuesit e tij,  tingëllon sot në prani të trupit pa jetë të rilindësit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht i përpara pak kohëve në një intervistë të dhënë për shtypin grek, e cila tingëllon më shqip se sa shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar e dyshuar si grek Kryepiskopin e ortodoksëve shqiptarë:

“Pasuesi im do të jetë shqiptar. Unë kam që në vitin 1963 qëudhëtoj nëpër botë. Kam mësuar ta respektoj tjetrin siç është, të mendoj për të drejtat e tij. Imagjinoni të kishim në Greqi njësituatë të ngjashme: a do ta pranonim të drejtonte Kishën e Greqisë një bullgar apo një serb? Sigurisht që jo! E konsideroj të mirëqenë që pasuesi im të jetë shqiptar. Në nuk shkuam nëShqipëri për të bërë një koloni, ne shkuam për të bërë një kishë autoqefale të Shqipërisë. Ajo nuk është pjesë e Kishës së Greqisë, ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës”.

Çfarë njeriu, çfarë bariu, çfarë pajtori e paqëtori, çfarë greku në kombësi e shqiptari në shtetësi!

Dinjitetin e martirizuar te kësaj kishe dhe të kreut të saj, larë me djersën dhe gjakun e stërmundimeve të Kristofor Kisit e Damian Kokoneshit, Irene Banushit e sa e sa të tjerëve, Kryepiskopi Anastas e rivendosi të plotë në altarin e saj, duke i dhënë mundësinë Kishës autoqefale të Shqipërisë, klerit dhe besnikëve të saj, ta marrin stafetën nga ky atlet fitimtar i Krishtit e ta çojnë përpara, në liri të plotë, pavarësi të pakthyeshme dhe siguri të garantuar.

Mjafton ta dëshirosh dhe ke plot ç’të mësosh prej trashëgimisë së këtij njeriu, që refuzoi me urtësi të rrallë qindra, mbase mijëra ftesa për armiqësi, duel e polemikë, që i erdhën pa kursim nga të katër anët, deri ditën e fundit të jetës. Ai, që duke mos qenë vendas mund të ishte edhe më i legjitimuar të vinte kujën për diskriminim dhe për keqtrajtim, parapëlqeu të ndiqte udhërrëfyesin e Apostullit Pavël:

“Megjithëse jam i lirë kundruall të gjithëve, u bëra shërbëtor i të gjithëve, që të tërhiqja pas fjalës së Zotit sa më shumë njerëz” (Letra 1 Korintasve IX, 19).

I lëçitur si pak të tjerë dhe i hapur ndaj kulturës së madhe, Kryepiskopi që me mua kishte qejf t’i ndante për kuturisje në xhevahiret e Biblës e të letrave laike momentet e mbetura pasi më qante hallet e kishës, me siguri nuk do të më mbante mëri, po do të vinte buzën në gaz pse dua t’ia jap lamtumirën me disa rreshta nga De Profundis i Oscar Wilde, sipas përkthimit mjeshtëror të Mihal Nas Hanxharit:

“Pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë për t’u dashur dhe adhuruar nga të tjerët. Po ne duhet të jetonim për të dashur dhe adhuruar të tjerët; nëse dikush na jep dashuri, duhet ta pranojmë vetë se jemi të padenjë për t’u dashur. Askush s’është i denjë për t’u dashur. Vetë fakti që Perëndia e do njeriun, na tregon se në rendin hyjnor të gjërave dashuria e përjetshme i jepet pikërisht atyre që janë përjetësisht të padenjë për të; nëse kjo duket fort e hidhur, le ta kthejmë së prapthi e le të themi se të gjithë njerëzit janë të denjë për t’u dashur me përjashtim të atyre që e meritojnë vërtetë”.

Fort të dashur besimtarë ortodoksë të mbledhur nga të katër anët e vendit dhe nga më larg,

Sot, komuniteti ortodoks, jo vetëm në Shqipëri, por kudo gjetkë, ka zi. Sot, Kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë, është në zi. Por le ta themi sërish me Shën Palin: “Gëzohuni gjithnjë në Zotin! Jua përsëris, gëzohuni!” (Letra Filipianëve, IV, 4). Humbët në këtë jetë Kryepiskopin, që përmes fjetjes në Zotin, “ndërroi jetë” – shprehje që ai e konsideronte ndër më të bukurat e shqipes – por fituat Anastasin e Shqipërisë. Fituat një avokat atje lart, pranë Zotit, që liturgjia e Shën Joan Gojartit e quan aq bukur “Mik të njeriut”. Fituat shembullin  e një shërbestari të pajtimit në tokë, që tashmë ju takon të gjithëve ta ndiqni.

Paqja qoftë me shpirtin e Anastasit të Shqipërisë në amshim dhe përdëllimi i kësaj dite sjelltë në zemrat e gjithësecilit ngushëllimin e Zotit të Jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Deklaroi se do të shkrinte SPAK-un pasi të vinte në pushtet, Rama i përgjigjet Berishës: Noc Rrokun! Shqiptarë mos i jepni votën!

Publikuar më 17.02.2025
Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qart...

Maxhoranca socialiste dhe Kryeministri Edi Rama janë të qartë në qëndrimin e tyre ndaj Prokurorisë së Posaçme pas zgjedhjeve të 11 majit. Një qëndrim diametralisht i kundërt me atë të opozitës dhe Sali Berishës, kreut të PD-së që thotë se nëse do të vijë në pushtet do e shkrijë SPAK këtë institucion të ri të […]

Lexo më shumë

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Ish-ministri socialist: Erion Veliaj të hetohej pa u arrestuar, “fitimtarët” e përkohshëm do ta provojnë në kurriz. SPAK meriton mbështetje, përballet me mafien e krimin

Publikuar më 17.02.2025
Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhv...

Duke qenë socialist, Arben Malaj, ndjehet përgjegjës për zhvillimet politike në PS, sepse prej vitesh ish-ministri i Financave ka paralajmëruar se PS-ja mund të ketë fatin e PASOK-ut, një parti me meritë në modernizimin dhe zhvillimin e Greqisë, e cila u gërrye nga korrupsioni. Z.Malaj thotë se nuk e fsheh faktin se nuk ka dashur […]

Lexo më shumë

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu

Publikuar më 17.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sot në lidhje me hetimet e SPAK që çoi në arrestimin e bashkëshortit, ndërsa vetë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ Reagimi  Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo […]

Lexo më shumë

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen

Publikuar më 17.02.2025
Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të mas...

Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës “detyrim paraqitje”, nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, teksa deklaroi se nëse fiton në 11 maj Prokuroria e Posaçme do shkrihet, ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit dhe shtoi se […]

Lexo më shumë

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Publikuar më 14.02.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, duke kundërshtuar akuzat ndaj tij dhe duke hedhur dyshime mbi procesin hetimor. Veliaj i është përgjigjur akuzave për pasuri të pajustifikuar dhe korrupsion, ndërsa ka ironizuar hetimet për blerjet e bashkëshortes së tij dhe kontrollet e kryera në pronat e […]

Lexo më shumë

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Publikuar më 14.02.2025
Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shk...

Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatës së Posaçme, […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Publikuar më 13.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës...

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës për t’u takuar me nënkryetarët. Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK. Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela […]

Lexo më shumë

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Publikuar më 12.02.2025
Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola...

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!  Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit. Asaj i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Masat e tjera të sigurisë për biznesmenët nuk kanë ndryshuar.  REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda