×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ilir Beqja gjyqtares: Edhe sikur me vdekje apo burg përjetshëm të më akuzosh e dënosh, nuk do të njollosësh emrin tim, të familjes, qeverinë e Ramës dhe PS-në

Është zbardhur deklarata e plotë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, ku ai kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga gjyqi paraprak për dosjen e aferës së koncesionit të sterilizimit, kërkesë e cila u rrëzua nga gjykata.

Gjatë fjalës së tij, Ilir Beqaj ka sulmuar gjyqtaren Flojera Davidhi, teksa e ka konsideruar gjithë procesin gjyqësor të sterilizimit si politik dhe akuzën ndaj tij një farsë të sajuar. Sipas tij, drejtësisë i duhen jo vetëm gjyqtarë të pakorruptuar, por sipas tij, edhe të aftë

Ndryshe nga të pandehurit e tjerë, Beqaj nuk ka pranuar të bëjë kërkesë për gjykim të shkurtuar, duke vazhduar me gjykim të zakonshëm duke pretenduar se gjatë procesit do ta rrëzoje akuzat që iu shtuan nga gjyqtarja Flojera Davidhi për veprën penale vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Ilir Beqaj ka deklaruar më tej se edhe sikur ta dënojnë me burgim të përjetshëm apo edhe me vdekje, sërish sipas tij, Gjykata nuk do të arrijë ta njollosë dhe ta kriminalizojë Partinë Socialiste, Edi Ramën dhe mandatin e parë qeverisës së tij.

Deklarata e plotë

Ju e shkatërruat procesin, hetimet dhe akuzën në mënyrë të parekuperueshme dhe përmes heshtjes suaj të paligjshme, na keni vendosur në pamundësi mbrojtjeje efektive për fakte qe nuk janë në akuzë dhe qe ju nuk i shpjegoni se ku i keni parë dhe me çfarë provash i mbështesni si fakte.

I gjithë ky proces penal siç e kam deklaruar në këtë sallë në mënyrë të përsëritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e datës 23 dhjetor 2024 vendosët një gur të rëndësishëm në themelet e politizimit të kësaj çështje penale. Meqënëse unë Ilir Beqaj nuk mund të dilja i pa akuzar në këtë çështje penale dhe meqënëse ju e konstatuat se as shkelja e barazise ne tender, as shpërdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qendronin, shpiket akuzen e vjedhjes dhe të grupit të strukturuar kriminal. Të siguroj se unë do t’i çmontoj dhe këto dy akuza. Por dua të deklaroj se edhe ju jeni bërë pjesë e inkuizicionit ndaj meje.

Së dyti të siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim të perjetshem të me akuzosh apo te dënosh nuk do mund të zhbesh, kontributin tim 33 vjeçar ne jetën publike të vendit dhe as te njollosësh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime.

Por edhe nuk do te mund të njollosesh dhe as të kriminalizosh as qeverinë e parë të Edi Ramës dhe as Partine Socialiste.

Pas 5 vjetësh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontratës ishte një nevoje publike e shendetësise shqiptare. Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te shkeljes se barazise ne tender. Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv, as te funksionareve te larte, as te funksionareve publike.

Vendimi juaj nuk ishte i papritur per mua edhe pse shume mund te jene çuditur. Ishte ne vazhden e çudirave qe paten edhe 2 vendimet e gjyqtarit te hetimeve paraprake, ne vendimet e Qershorit dhe te Tetorit 2023.

Fakti se prokuroret deklaruan se nuk kane gjetur veper penale te shkeljes se barazise ne tender dhe fakti se edhe ju zonja gjyqtare e pranuat kete deklarim te tyre konfirmojne pavertetesine e pohimeve te vendimit ne fjale te gjyqtarit Bani.

Deklaroj qe ka vendosur te mos i marre ne konsiderate me vetedije se nuk e çoj nepermend se nuk i di, sepse nese do provonim qe nuk i dine keto gjera gjyqtaret e Gjykates se Posacme, ky do te ishte deshtimi me i madh i reformes ne drejtesi. Vertete na duhen gjyqtare te pakorruptuar dhe te pakorruptueshem, por me se pari na duhen gjyqtare te afte.

Cfare vlere ka te jesh i pakorruptuar kur gjithsesi gjyqtari ndikohet nga presioni publik, mediatik, politik?! Dhe çfare vlere ka kur gjyqtari nuk ndikohet nga askush, por i mungon aftesia apo deshira per te kuptuar dhe pranuar te verteten dhe ligjin?

Ju zonja gjyqtare, me vendimin tuaj vendoset t’u bashkoheni deputeteve Albana Vokshi dhe Petrit Vasili. Pas vitesh e vitesh, qe fjalet “hajdut” dhe “vjedhje” jane perdorur rendom nga politika per sulme te ndersjellta, mesa duket edhe ju vendoset t’i provoni duke u bere pjese e debatit politik.

U provua se gjate hetimeve, organi i akuzes nuk ka bere asnje perpjekje, per te gjetur prova qe jane ne favorin tim, edhe pse kete e kerkon neni 8/a, pika 2 i K. Pr. Penale. Flitet disa here ne dosjen hetimore per numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. Studimi i fizibilitetit permend se jane rreth 50,000 nderhyrje kirurgjikale. Ndersa, sipas organit te akuzes jane 63,000. Ne 5 vite organi i akuzes nuk mori mundimin te hetoje vete se sa ka qene realisht ky numer. Nuk ia kerkoi vete asnjehere zyrtarisht Ministrise se Shendetesise, edhe pse ne dosjen hetimore jane pergjigjet zyrtare te QSUT-se dhe te Spitalit Universitar te Traumes. Organi i akuzes nuk ka lene cep ne internet pa rremuar per prova kunder meje. Lidhur me numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013 nuk mori mundimin as te lexoje ne internet raportet vjetor te QSUT, apo faqe zyrtare ne ëeb te INSTAT. Po ta kishte bere, do te kishte zbuluar qe numri 63,000 eshte i pasakte. Shifrat e percjella nga drejtuesit e spitaleve, me firme dhe me vule, jane ndjeshem te ndryshme nga ato qe ka marre ne konsiderate organi i akuzes, kur ka llogaritur totalin 63,000 te nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013.

As ju nuk kerkuat qe organi i akuzes te provoje vertetesine e shifres 63,000. Mbrojtja ime e ka marre nje pergjigje zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Numri eshte ndjeshem i ndryshem nga 63,000. Dokumentin e pergjigjes do ta bejme publik ne gjykimin e themelit. Aty para publikut do te tregojme se sa te paplota dhe qellimkeqija kane qene hetimet e organit te akuzes. Do te tregojme se sa i paplote ka qene gjykimi ne kete seance paraprake. Aty do te tregojme se sa i anshem ka qene kreu i SPAK, Dumani, me udhezimin specifik qe u ka dhene prokuroreve te ceshtjes per kete qellim ne prill apo maj 2023. Do te provojme se sa qellimkeq ndaj personit tim ka qene edhe vendimi i gjyqtarit Bani i 23 qershor 2023. Do te provojme se sa inekzistent eshte Artur Metani, kreu i ILD-se, sic edhe do t’i tregojme publikisht diplomateve te huaj, per te verteten e koncesionit te sherbimeve te integruara te menaxhimit te instrumentarit kirurgjikal ne spitalet publike te Shqiperise.

Nderkohe ftuat Prokurorine te beje dhe hetime qe duket se jane absurde. Se pari, ne vendimin e ndermjetem (nr 4), as nuk e cituat fare nenin perkates 332/ç te Kodit te Procedures Penale, qe ju jep te drejten te urdheroni plotesimin e hetimeve paraprake. Se dyti, me 23 Dhjetor 2024, ju kerkuat qe brenda 2 muajsh, dmth deri ne 23 Shkurt 2025, prokuroret te hetojne per shperdorim detyre, punonjesit e Ministrise se Financave dhe Gazmend Vehbi. Por dihet boterisht qe pas 12 Janar 2025, vepra penale e shperdorimit te detyres per keta persona eshte parashkruar.

Kerkuat hetime shtese per 4 anetare te KPP-se per “shperdorim detyre”. Vepra penale qe mund te bejne anetaret e KPP-se eshte shkelja e barazise ne tender. Organi i akuzes deklaroi se nuk ka shkelje barazie ne tender ne kete ceshtje penale. Ju e pranuat kete gje. Atehere, pse beni kerkesa absurde.

Ndersa lidhur me kerkesen per te hetuar Artur Lama dhe Alfred Çareri, ju treguat se vendimi juaj eshte marre nen presionin e politikes, dhe se ju dashur, pa dashur jeni bere nje vegel e mekanizmit te inkuizicionit ndaj Ilir Beqaj.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Aksident i rëndë te rruga e “Elbasanit”, makina humb kontrollin dhe godet qytetarët, përplaset edhe me murin e Ambasadës Amerikane

Publikuar më 23.01.2025
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kë...

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përplasur disa kalimtarë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur te rruga e “Elbasanit” ku makina me shofer një 52-vjeçar ka dalë në trotuar dhe ka goditur një 63-vjeçar me biçikletë […]

Lexo më shumë

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Soros takon Ramën: Shqipëria e para nga të gjitha

Publikuar më 23.01.2025
Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar s...

Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros është takuar sërish me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ata u takuan në Davos të Zvicrës, ku u mbajt Forumi Ekonomik Botëror. Aleks Soros ka postuar foto me kreun e qeverisë shqiptare në Instagram, ndërsa shkruan “Shqipëria, e para nga të gjitha”. “Kthim në Davos të Zvicrës për […]

Lexo më shumë

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Shpallet në kërkim edukatorja që dyshohet se dhunoi të miturin në kopshtin privat tek “Astiri”, i ati i 3-vjeçarit: Bashkëshorti i saj më kërcënoi (VIDEO)

Publikuar më 23.01.2025
Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u s...

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht. Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa […]

Lexo më shumë

Media italiane pas marrëveshjes Rama-Meloni në Abu Dhabi për kabuj nënujorë: Po sikur centralin bërthamor ta bëjmë Shqipëri?

Media italiane pas marrëveshjes Rama-Meloni në Abu Dhabi për kabuj nënujorë: Po sikur centralin bërthamor ta bëjmë Shqipëri?

Publikuar më 23.01.2025
Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për ...

Po sikur në Shqipëri të ndërtohej një central bërthamor për Italinë? Ideja vërtitet në mediat italiane pas marrëveshjes që Rama dhe Meloni nënshkruan në Abu Dhabi, për kabuj nënujorë që do të përcjellin rrymën nga vendi jonë drejt Italisë, një investim nënujor gati një miliard euro, në një kohë që Shqipëria ende nuk përmbush dot […]

Lexo më shumë

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Kthesa pas vendimit të presidentit Trump për kompaninë në SHBA, AFP: Rama tërhiqet nga mbyllja e TikTok në Shqipëri

Publikuar më 23.01.2025
Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në ...

Mbyllja e platformës TikTok, është kthyer në temë debati në vendin tonë, pasi kryeministri Edi Rama një mua më parë njoftoi se rrjeti social nuk do të jetë më aktiv në vendin tonë. Por duket se qëndrimi i Ramës rreth TikTok, është ndryshuar pas një takimi me një zyrtare të kompanisë. Mediat e huaja shkruajnë […]

Lexo më shumë

Pas fatkeqësisë së zjarrit ndizet debat i ashpër në Turqi, qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për fajtorët

Pas fatkeqësisë së zjarrit ndizet debat i ashpër në Turqi, qeveria dhe opozita shkëmbejnë akuza për fajtorët

Publikuar më 23.01.2025
Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në q...

Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë.  Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në […]

Lexo më shumë

Berisha flet për Trump: Rikthimi më i fuqishëm në historinë e njerëzimit, fitoi në 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës

Berisha flet për Trump: Rikthimi më i fuqishëm në historinë e njerëzimit, fitoi në 5 nëntor si shpëtimtar i Amerikës

Publikuar më 23.01.2025
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar mbr...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar mbrëmë ekspozitën dedikuar Donald Trump dhe të titulluar “Triumph” të piktorit Avni Delvina. Berisha është shprehur se fitorja e Donald Trump në 5 nëntor ishte si shpëtim për Amerikën, por edhe si shpëtimtar i lirisë së botës. Ai tha se rikthimi i republikanit në Shtëpinë e Bardhë […]

Lexo më shumë

Deputeti socialist propozon para zgjedhjeve: Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg

Deputeti socialist propozon para zgjedhjeve: Të lirohen të dënuarit që u ka mbetur më pak se 2.6 vite burg

Publikuar më 22.01.2025
Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që para...

Një nismë ligjore e deputetit socialist, Nasip Naço, që parashikon kalimin e të burgosurve nga burgjet e sigurisë së lartë në ‘burgje të hapura’ pa vendim gjykate si dhe lehtëson hapësirat për lirime të parakohshme nga qelia po ngjall kritika. Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist, Nasip Naço parashikon […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda