×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar pasurinë në mënyrë të ndjeshme. Vangjeli i bën thirrje SPAK të nisë hetimet.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Kabineti Edi Rama deri në v. 2013 i gjithë së bashku, deklaronte asete dhe pasuri jo më shumë se 3.5 milion euro, ndërsa në vitin 2023 me Edi Ramën në krye, bashkë me asetet, llogaritë bankare të deklaruara flasim për një xhiro vjetore më të lartë se 18 milion euro, edhe kjo pa llogaritur disa përjashtime.

Nisim me kryesuesin Edi Rama, i cili nga pasuria e një piktori modest, sot familja Rama rezulton pronare tokash, vilash e apartamentesh, në vlerë të përllogaritur mbi 4 milion euro.

Vetë KM rezulton pronar me 2 shtëpi, studio artistike, koleksion të trashëguar por të pavlerësuar në vlera monetare, të ardhura nga paga dhe krijimtaria artistike për 2023 rreth 90 mijë euro.

Shqiptarët duhet të dinë se KM i tyre, suksesin më të madh e ka në krijimtarinë artistike nga e cila sipas deklarimeve pranë ILDKPI, të ardhurat janë shumë më të larta sesa shkëlqimi i tij në punën si KM. Në 10 vitet të fundit ai deklaron 250 mijë euro të ardhura vetëm nga libri Kurban dhe krijimtaria artistike.

Ndërkohë padashje ka harruar të deklarojë ekspozitat në Gjermani, Japoni, darkat me MC Gonigal apo biletat e ndeshjeve të NBA dhe veshjet e shtrenjta edhe pse ato tejkalojnë vlerën e lejuar nga ligji.

Zonja Rama deklaron 2 apartamente, një pasuri të blerë në 2023 me vlerë 429 mijë euro në Bllok, dhe për t`u pasur zili nga çdo agjent imobilar deklarohen këto blerje tokash:

  1. Në surrel ku banon, ndërsa përpara regjimit martesor me Edi Ramën rezulton pronare me 4.483 m2, deri në 2023 kanë vijuar blerjet në Surrel duke shtuar sipërfaqjen e cila në total shkon në 8.390 m2.

Konkretisht janë kryer këto blerje toke në total 8.390 m2:

– (v.2005) blerë 2528 m2 vlera 500.000 lekë ose 111 lekë m2

– (v.2008) blerë 1955 m2 vlera 586.000 lekë ose 300 lekë m2

– (v.2014) blerë 886.5 m2 vlera 400.000 lekë ose 451 lek m2. Ka shkruar shpjegimin kjo tokë si rikthim i sipërfaqjes së tokës në gjendjen fillestare , tashmë pjesë e tokës ku është ndërtuar godina e banimit .

– (v.2017) blerë 2.240 m2 si zgjerim për arsye funksionale i territorit ku është ndërtuar shtëpia e banimit vlera 6.930.000 leke , dmth 3000 lek m2 .

– (v.2023) blerë 781.30 m2, vlera 39.065 euro ose 50 euro per m2.

Për këto blerje në Surrel, PD nëpërmjet Kryetares së Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja ka kallëzuar Edi Ramën, Linda Ramën, dhe Artan Lamen.

Altin Dumani në shkelje të ligjit e kalon dosjen për kompetencë nga Spak në Prokuronirë e Tiranës.

  1. Truall adresa rr.Vaso Pasha Tiranë (në bllok) me sip 80 m2, vlera 3.000.000 lek, blerë me çmim shumë më të ulët sesa tregu.
  2. (v.2022) Tokë arë me sip 500 m2 blerë me 50 euro m2, me adresë të papërcaktuar në Shqipëri.
  3. (v.2022) Tokë arë 600 m2 blerë me 50 euro m2 me adresë të papërcaktuar në Shqipëri.

Zonja Rama, një drejtuese e organizatave të Soros në Shqipëri, pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet në 2013 zhduk emrin e qendrës së Sorosit nga deklarimet dhe manovron me deklarimet e të ardhurave si eksperte të cilat nga 2013 deri 2023 variojnë nga 10 mijë euro si fillim dhe kapin maksimumin 85 mijë euro në vit, ose 493 mijë euro për 10 vite nga HDPC.

Emisioni investigativ Plug gjithashtu përveç të tjerave, pasqyroi Linda Ramën si hartuese të raporte ndërkombëtare për OKB që orientojnë zhvillimin në Shqipëri, duke shpenzuar para dhe orientuar opinionin në favor të qeverisjes së bashkëshortit të saj Edi Rama në konflikt të hapur interesi. Pra, KM shpall objektivat , bashkëshortja i vlerëson ato në studime e raporte.

Dhe sigurisht shembullin e KM e ndjek gjithë kabineti i tij, ministrat e të cilit jo vetëm vetë por sidomos bashkëshortët e tyre janë kthyer në biznesmenë të fuqishëm me taksat e shqiptarëve.

Belinda Balluku në 2013 deklaron pasuri të paluajtshme dhe jo vetëm në vlerën 847 mijë euro, ndërsa për 2014-2023 pasuria e deklaruar e saj kap vlerën 1.6 milion euro.

Ogerta Manastirliu, në detyrë shtetërore lulëzon të ardhmen si biznesmen të bashkëshortit në kompaninë Instant.al prej të cilës edhe pse hoqi dorë me letra rezulton se subjekti ka përfituar 430 mijë euro nga institucione publike për konsulenca ku ndër klientët e vetëdeklaruar në faqen e kompanisë dallon emri i SPAK apo edhe BKH-së.

Kompania e themeluar nga bashkëshorti i Manastirliut gjatë 2023 ka përfituar 3 kontrata nga institucionet në varësi të MSH që drejtohej nga bashkëshortja Manastirliu.

Arbjan Mazniku prurje nga oganizatat e Soros, në 2013 deklaruar rreth 200 mijë euro pasuri, në 2023 deklaruar 513 mijë euro pasuri.

Edhe ky padashje ka harruar të deklarojë në kohën e blerjes (v.2013) një tokë tokë ullishte me sip 11.700m2 me vlerë 3.9 milion lekë për të cilën memoria ju kthye në vitin 2023.

Bashkëshortja e cila punon në qeveri lulëzon biznesin The Home, restoranti ku vartësit dhe kolegët e bashkëshortit kalonin kohë për shplodhje nga ngarkesa e punëve të korrupsionit.

Emrat e stafit të restorantit dhe familjarët e tyre kanë përfituar 1.6 milion euro nga bashkia Tiranë dhe Tirana DC e Veliajt dhe Maznikut.

Blendi Gonxhja në 2015 deklaron 564 mijë euro pasuri ndërsa 2015-2023 deklaron 2.5 milion euro pasuri ose rreth 5 herë më shumë se deklarimi fillestar.

Rreth 2 milion euro janë të ardhurat e lulëzuara nga biznesi, në të cilin Blendi Gonxhe ka qëndruar me arrogancë dhe në kundërshtim me ligjin si pronar direkt deri 3 javë pasi mori detyrën aktuale të ministrit.

Ky biznes ka marrë para nga institucionet shtetërore për marrjen e automjeteve më qira.

Ulsi Manja, i dosjes 184 të vjedhjes së votave në qarkun Dibër, u shpërblye me detyrën e ministrit për këtë qëllim. Në 2013 ka deklaruar 100 mijë euro pasuri , në 2023 vlera rritet në 470 mijë euro.

Për t`u pasur zili aftësia në shitjen e shumë më shtrenjtë të apartamenteve të vjetra e të vogla që kish në pronësi dhe blerjes së apartamentit të tij të ri shumë më të madh e me çmim më të lirë.

Gjithashtu, lidhur me tokën e deklaruar të blerë në 2021 me çmim 3 herë më lirë se tregu, ministri dhe bashkëshortja kanë aplikuar për leje ndërtimi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë.

Delina Ibrahimaj në 2015 deklaron pasuri 150 mijë euro ndërsa në 2016-2023 deklaron 1.2 milion euro.

Bashkëshorti me nuhatje biznesi, deklaron disa paga, biznese, toka, dhe qershia mbi tortë hoteli në Himarë (Atlantid Hopitality shpk) me letra administrator dhe pronar babain.

1 milion euro pasuri të deklaruara shoqëruan detyrën e Ibrahimaj si ministre.

Ervin Hoxha, në 2013 deklaron 59 mijë euro pasuri , në 2019 rreth 173 mijë euro.

Pirro Vëngu, në 2013 deklaron 60 mijë euro pasuri , në 2020 rreth 127 mijë euro.

Anila Denaj në 2013 deklaron 642 mijë euro pasuri , në 2013-2023 rreth 1.2 milion euro.

Mirela Kumbaro në 2013 deklaron 617 mijë euro pasuri , në 2013-2023 rreth 1.7 milion euro.

Taulant Balla në 2004 deklaron 20 milion lekë pasuri , në 2004-2022 rreth 2.2 milion euro në depozita bankare e pasuri të paluajtshme. Familja Balla ndryshe nga të gjithë të sipërcituarit mbante dhe para CASH në shtëpi në euro dhe pound në shuma 40-50 mijë euro në vit, të cilat nuk u deklaruan më pas 2013 kur socialistët erdhën në pushtet.

Taulant Balla është shembulli ekselent i përdorjes së politikës për tu pasuruar.

Politika për Ballën ka sjellë një qarkullim prej 3.5 milion euro të ardhura duke e rritur pasurinë e tij 175 fish më shumë….

Partia Demoktratike kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për këto pasuri të deklaruara të KM dhe kabinetit të tij derisa ne t`i dërgojmë gati si gjithmonë kallzimet respektive edhe për pasuritë e padeklaruara të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Shqipëria e ndalon pas vrasjes së të miturit me thikë, Rama: TikToku është rrugaçi i lagjes, që ne kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia

Publikuar më 21.12.2024
Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas v...

Shqipëria ka njoftuar një ndalim për një vit të TikTok pas vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët. Edi Rama, kryeministri konfirmoi ndalimin, pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit […]

Lexo më shumë

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Sulmi në tregun e krishtlindjeve në Magdeburg me 5 viktima dhe 200 të plagosur, ja mesazhi që postoi mjeku saudit 5 minuta pas sulmit

Publikuar më 21.12.2024
Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlind...

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”. Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia. […]

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Publikuar më 21.12.2024
Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në ...

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg tani është rritur në katër, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. ARD po raporton gjithashtu se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme mbi 60. Megjithatë, ne nuk jemi ende të sigurt se sa të rënda janë këto […]

Lexo më shumë

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Publikuar më 21.12.2024
Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse...

Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse në prag fundviti edhe për familjet në nevojë. Ata do të shpërblehen me shumën prej 15 mijë lekësh. “Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh […]

Lexo më shumë

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Publikuar më 20.12.2024
Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktu...

Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së.  Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 […]

Lexo më shumë

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Publikuar më 20.12.2024
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, ...

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të pranishëm do të jenë 60 deputetë. Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve. gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive […]

Lexo më shumë

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Publikuar më 19.12.2024
“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe neR...

“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe ne”, keshtu e nisi rrefimin e tij ish bashkeshorti i kengetares shqiptare Parashqevi Simaku. Ne nje rrefim per Top Channel, ish bashkeshorti i kengetares Robert Nolfe, theksoi se Parashqevia u zhduk nga te gjithe ne menyre te pashpjegueshme. “Dua te them se kam marre kercenime keto […]

Lexo më shumë

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

Publikuar më 19.12.2024
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin e Vlorës, ndërsa sipas raportimeve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit janë identifikuar si 30-vjeçari Kejvin Hajrulla dhe Armand Spahiu, 35 vjeç, shitës i një dyqani aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda