×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja e Martin Canit, familja e 14-vjeçarit letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së: Ngjarja s’po zbardhet qëllimisht, askush nuk po merr përgjegjësi

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit  i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” gjatë një sherri me bashkëmoshatarin e tij, i janë drejtuar me një letër institucioneve të larta shtetërore në Tiranë.

martin cani

Mësohet se letra i është drejtuar Ambasadës së SHBA, Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.

Familja e Martin Canit thotë, se sipas tyre, vrasja e djalit të trye nuk po zbardhet qëllimisht për të manipuluar ngjarjen dhe për të shpëtuar fajtorët.

“Më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllain e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe”, thuhet në letër.

Ata theksojnë se asnjë institucion nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre, që i shkaktuan humbjen e djalit.

“Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit.”, shkrujanë ata.

LETRA E PLOTE DREJTUAR AMBASADËS SË SHBA

Me që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit djaloshit 14-vjecar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurtë në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.

Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllain e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe.

E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët i kanë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.

Zonja Nancy!

Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.

Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.

Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi te Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.

Kam besim te Ju.

Me respekt e dhimbje në Shpirt,

Angel e Florina Cani

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Apeli i GJKKO heq sekuestron vetëm për vilën e nënës, Monika Kryemadhi flet nga SPAK: I kemi blerë me kredi. Ndaj meje, hakmarrje për inceneratorin

Apeli i GJKKO heq sekuestron vetëm për vilën e nënës, Monika Kryemadhi flet nga SPAK: I kemi blerë me kredi. Ndaj meje, hakmarrje për inceneratorin

Publikuar më 17.12.2024
GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kr...

GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kryemadhit kundër vendimit të GJKKO për sekuestron e vilës së zonjës Kryemadhi dhe nënës së saj. Apeli ka liruar nga sekuestro vilën e Fatime Kryemadhi ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për vilën e deputetes së PL. Kryemadhi pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës […]

Lexo më shumë

Deputetët e PD-së zhvilluan një takim në Ambasadën Amerikane, VanHorn del kundër Berishës: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Deputetët e PD-së zhvilluan një takim në Ambasadën Amerikane, VanHorn del kundër Berishës: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Publikuar më 17.12.2024
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA ka zhvilluar një tak...

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA ka zhvilluar një takim me një grup  deputetësh të PD pak ditë më parë. Në takim kanë marrë pjesë deputetët; Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku. Opozita ngriti shqetësim për zgjedhjet, përdorimin e pushtetit, ndikimin ne procesin elektoral, ndikimin e krimit te […]

Lexo më shumë

Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”

Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”

Publikuar më 16.12.2024
SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku...

SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa “arrest shtëpie”. Dy prokurorët që po hetojnë aferën “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, që tashmë dosjen e kanë kaluar në gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë […]

Lexo më shumë

Elton Ilirjani i siguron strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut që u zhduk 20 vite më parë. Jetonte te stacioni i trenit në Nju Jork

Elton Ilirjani i siguron strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut që u zhduk 20 vite më parë. Jetonte te stacioni i trenit në Nju Jork

Publikuar më 16.12.2024
Biznesmeni dhe modeli shqiptar në New York Elton Ilirjani ka...

Biznesmeni dhe modeli shqiptar në New York Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.  Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video […]

Lexo më shumë

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Publikuar më 15.12.2024
Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja...

Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike. Këngëtarja që prej vitesh jeton në SHBA, shfaqet teksa ajo bisedon me një grua tjetër shqiptare. Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht. “E kam më […]

Lexo më shumë

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Publikuar më 14.12.2024
Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka n...

Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka ndarë një status në Facebook ku flet për këngëtaren Parashqevi Simaku. Historia e kësaj të fundit ka tronditur jo pak opinionin publik, pas një videoje të publikuar në një media amerikane ku  një grua që dyshohet për Simakun në Nju Jork merr ndihma si njeri në nevojë. Dosti tregon se […]

Lexo më shumë

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Publikuar më 14.12.2024
Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon ...

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë vitin tjetër […]

Lexo më shumë

Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, u arratisëm për t’i ikur hakmarrjes

Vrasja në Spitallë, flet vëllai i autorit: Na ra si bombë, u arratisëm për t’i ikur hakmarrjes

Publikuar më 14.12.2024
Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të B...

Pas arrestimit të Majlind Habibit për vrasjen me dashje të Branko Shkozës në Spitallë të Durrësit, situata e familjarëve të Habibit paraqitet kritike. Ata kanë mbyllur derën e shtëpisë dhe janë larguar nga frika e hakmarrjes. I frikësuar, Ilir Habibi, vëllai i të dyshuarit, është larguar nga Durrësi së bashku me familjen e tij. Ai […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda