×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Elton Ilirjani i siguron strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut që u zhduk 20 vite më parë. Jetonte te stacioni i trenit në Nju Jork

Biznesmeni dhe modeli shqiptar në New York Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh. 

Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video dhe foto me këngëtaren Parashqevi Simaku, fillimisht në takimin e parë me një kafe dhe më pas pamje të një dhome hoteli në Manhatan ku tha se ajo do të qëndrojë 3 ‘javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë”

Ndërkohë në një video tjetër të publikuar po në rrjetet sociale Ilirjani së bashku me Elvirën zonjën nga Shqipëria që e gjeti  duken teksa darkojnë së bashku dhe këndojnë këngën ‘dhuratë për ditëlindje’.

Në një intervistë për Top Channel ai ka treguar se Simaku jetonte si e pastrehë në një stacion treni.

Pyetje:  ishte ajo pranuese? Pasi ka pasur shumë aludime që nuk ka dashur të takohet me shqiptarët dhe nuk ka dashur ndihmë nga komuniteti shqiptar?

Ilirjani: Nuk është e vërtetë! Ndoshta se kanë mbështetur. Parashqevia ka qenë në rrugët e New York dhe nuk e dija që ajo rrinte në stacion. Dje ajo ka fjetur jashtë dhe Elvira ma konfirmon këtë. E arritëm ta marrim, ta çonim në një hotel. Jam shumë i emocionuar.

Në videon e publikuara në rrjete sociale Ilirjani thotë se po i dhuron unazë diamanti dhe vëthë diamanti.

“A jeni i sigurtë?! I thotë Parashqevi Simaku. Janë shumë të çmuara!

Simaku u rikthye në qendër të vëmendjes pas një video të një televizioni amerikan, në të cilën një grua e pastrehë shfaqet duke marrë ndihma.  Vetë familjarët e Simakut thanë se gruaja që shfaqej në video duke marrë ndihma ishte Simaku, të cilën prej vitesh e konsiderojnë të humbur pasi nuk kanë asnjë kontakt me të.

Artistja shumë e dashur për të gjithë iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1992. Disfatat në jetën e saj: Nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, divorci me bashkëshortin amerikan e shkëputja nga i biri, bëri që ajo të largohej pa gjurmë edhe nga familja.

Shumë shqiptarë janë ofruar për ta ndihmuar duke u solidarizuar për të rikthyer edhe një herë, mbase në vendin e saj këngëtaren e dashur për publikun, por ka dhe shumë nga ata që kërkojnë të bëjnë protagonistin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump bëhet presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një cer...

Donald Trump u kthye në presidencën amerikane sot me një ceremoni inaugurimi në Uashington, që e bëri atë presidentin e parë i cili do të shërbejë në mandate jo të njëpasnjëshme që nga vitet 1890. Miliona amerikanë po e ndjekin në televizion ndërsa 78-vjeçari Donald Trump filloi një mandat të ri katërvjeçar në Shtëpinë e […]

Lexo më shumë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Babai i Martin Canit: Do të protestojmë çdo datë 18, djali i vogël nuk e di që i vëllai ka ndërruar jetë

Publikuar më 20.01.2025
Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollë...

Babai i Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra pranë shkollës “Fan Noli”, ka përsëritur sërish thirrjen e tij për drejtësi për ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit. Ëngjëll Cani, ka treguar se djali i tyre i vogël, Henri, nuk është ende në dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.  “Jemi në […]

Lexo më shumë

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Sot inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, detajet e ceremonisë në Capitol Hill

Publikuar më 20.01.2025
Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bard...

Donald Trump mbyll sot rikthimin mahnitës në Shtëpinë e Bardhë, teksa betohet për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara. Pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020, shumë menduan se e ardhmja politike e Trump mori fund. Kritikët vunë në pikëpyetje trashëgiminë e tij politike, pas skandalit të protestës në […]

Lexo më shumë

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

“Gjermania është bërë vështirë për gjermanët, jo më për shqiptarët”, Rama fton emigrantët të kthehen: Do të shpallim mbështetje financiare për agroturizmin

Publikuar më 18.01.2025
Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në ...

Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre. Në podcastin e tij “Flasim”, gjatë bashkëbisedimit me një çift bashkëshortësh nga Tragjasi i Vlorës, të cilët kanë një agroturizëm, ai tha se nëse djali i tyre kthehet në Shqipëri dhe e zgjerojnë më tepër aktivitetin, do […]

Lexo më shumë

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Baba Mondi viziton Vatikanin, Papa: Bektashinjtë, urë pajtimi dhe pasurimi të ndërsjellë ndërmjet Lindjes e Perëndimit

Publikuar më 16.01.2025
Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bek...

Papa Françesku ka pritur në një takim në Vatikan kreun e bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjatë bisedës me delegacionin bektashi të kryesuar nga kryegjyshi botëror, Ati i Shenjtë cilësoi të rëndësishme marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kishës Katolike dhe Komunitetit Bektashi. Në këto kohë të vështira, të gjithë jemi të thirrur ta refuzojmë logjikën e dhunës […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Publikuar më 16.01.2025
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nder...

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport […]

Lexo më shumë

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Qytetari i thotë se është bërë bozë duke dalë çdo ditë në ekran, Rama: Të jesh i sigurt që nuk lë pa bërë asnjë nga punët e mia! Dita nis duke menduar çfarë do bëj për vendin

Publikuar më 16.01.2025
Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, ...

Ne episodin e tetë të “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka vendosur që t’i përgjigjet një qytetari i cili është “bezdisur” nga daljet e kryeministrit nëpër rrjetet sociale, duke e kritikuar për këtë mënyrë të qeverisjes dhe duke i kërkuar “llogari. “Mirëmëngjes. U bëre bozë çdo ditë para ekranit. Me sa dimë […]

Lexo më shumë

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Agron Tufa i shkruan Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’u besojë?

Publikuar më 16.01.2025
Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizm...

Ish-drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa nga Zvicra ku dhe prej vitesh ka marrë azil politik përmes një letre publike i është drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e Partisë Demokratike nr.2 në Tiranë, sipas Tufës kanë qenë të manipuluara, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda