Ka nisur seanca plenare ku do të diskutohet projekt buxheti 2025. Diskutimi në parim i pr. ligjit nisi nga kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për bonusin e fundvitit.
Ai u shpreh se çdo pensionist i cili e ka pensionin deri në 200 euro në muaj, do të marrë shpërblim prej 150 eurosh në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë, do të marrin shumën prej 100 mijë lekësh të vjetra,
“ Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 100 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro. Ky dallim me s të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët”, tha ai.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin 2024.
“Sudet dhe Rrapushët kanë nxjerr në pazar qilimat fluturues në prag të ballafaqimit elektoral”, tha Rama gjatë fjalës në Kuvend.
Kreu i qeverisë u shpreh se “këtë shitës qilimash flutures kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve”.
Edi Rama: Ka shumë për të thënë për temën e pensioneve e cila në vigjiljen e ballafaqimit elektoral është bërë shesh për përshesh të lloj lloj spekutalantësh që janë vetëshpallur si shpëtimtarë të pensionistëve dhe kanë nxjerrë në Pazar qilimat fluturues të Sudes dhe Rrapushit. Herë me fytyrën e rrudhur nga rënia prej fikut të pushtetit dhe herë me fytyrën e djersitur por plot oreks për pushtet këtë shitës qilimash flutures, disa të njohur për punë të këqija, disa të panjohur sepse nuk kanë punuar akoma asnjë ditë të vetme për shtetin, kanë marrë rrugët për tu shitur pensionistëve qilima dhe shqiptarëve një tufë përrallash të 1001 netëve.
Por ndërkohë që këto Sude dhe Rrapush do të ndihmojnë për të bërë të qartë dallimin mes ecjes sonë në rrugën e shtetbërjes europiane dhe ecjes qafëthyese mbi qilimat e përrallave të tyre, dua të sjell këtu vetëm një shumë fakte të punës së mirë që kemi bërë. A e dini psh që mësueset me 38 vite pune që kanë dalë në pensione përpara se ne të vinim në qeveri merrnin 23 mijë lekë pension, ndërsa çdo mësuese me të njëjtat vite pune e ka 36 mijë leke pas daljes në pension pas 2014.
Ndërkohë që kreu i qeverisë fliste, opozita u ngrit në këmbë duke krijuar kakofoni duke pamundësuar vijimin e fjalës, kjo detyroi kryeparlamentaren Spiropali të ndërpresë seancën duke kërkua pesë minuta pushim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/