Është shoqëruar sërish me përplasje mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, por nënkryetari socialist, Plarent Ndrenca kundërshtoi duke u shprehur se janë thirrur një numër i madh dëshmitarësh.
Ai kërkoi që të procedohej me marrjen në pyetje të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm me leje të SPAK për t’u paraqitur në Komision, duke e konsideruar si dëshmitarin kryesor.
“E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon”, iu drejtua Vokshi, teksa theksoi se nuk do të bëjnë hap pas.
Pjesë nga diskutimi:
Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh.
Kemi sot dëshmitarin kryesor, zoti Beqaj, i cili më shumë se kushdo tjetër do të japë të dhëna dhe dëshmi mbi procedurat që kemi si objekt hetimor, Duhet të vijojmë pa humbur kohë me Beqajn.
Albana Vokshi: Beqja është një prej dëshmitarëve, jo kryesor, çdo dëshmitar ka vlerën e vet. Të vijë Vilma Nushi. E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon. Nuk bëjmë hap pas, konsiderojmë kyç dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.
Opozita kërkon me ngulm që në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up të marrë pjesë dhe të dëshmojë kryeministri Edi Rama.
Anëtarja e Komisionit Zheni Gjergji tha se mazhoranca nuk gjen do guximin që të thërrasë kryeministrin në Komision. Ajo tha se dëshmitë po vërtetojnë se urdhrat janë dhënë nga lart nga kryeministri Edi Rama dhe se paratë janë marrë nga Vilma Nushi.
Zheni Gjergji: Mazhoranca nuk gjen dot guximin…Koncesioni i Sterilizmit dhe Check Up ishte sukses i jashtëzaknshëm i xhepave të Vilma Nushit dhe Rrapajt që dëshmoi dje. Gjeni guximin t’i çoni haber kryeministrit tuaj që të vij sepse ka për të dëshmuar shumë në këtë komision. Gjeni guximin dhe harroni alibitë e opozitës për të prishur këtë komision. Ne jemi të përgjegjshëm jemi këtu për të dëgjuar dëshmitarë. Por dëshmitë e tyre ditët e fundit ju kanë vendosur në siklet. Dëshmitë po vërtetojnë se urdhrat janë dhënë nga lart nga kryeministri dhe paratë janë marrë nga Vilma Nushi.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nisur dëshminë e tij në komisionin hetimor për sterilizimin, pasi policia e solli të prangosur te kryesia e Kuvendit.
Dëshmia:
Vokshi: Ju lutem gjeneralitetet tuaja?
Beqaj: Ilir Hamit Beqaj, datëlindja 18,02,1968
Vokshi: Profesioni?
Beqaj: I papunë
Vokshi: Keni një deklaratë të kontekstualizuar?
Beqaj: Do të bëj një deklaratë, por do të shtroj dy kërkesa. Në statusin juridik, dlifji përcakton se kur ju merrni leje në gjykatë për dëshminë time, dua të di nëse gjykata ka një kornizë për dëshminë
Vokshi: Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se hetimi parlamentar nuk ka mbivendosje nga hetimi penal. Sikur kemi vepruar edhe me dëshmitarë të tjerë, duke siguruar që kemi marrë të gjitha hapat e duhura, do ju ftoja të vijmë me deklaratën të kontekstualizuar
Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga shkresa e ardhur nga prokuroria e posaçme.
Beqaj: Së dyti, edhe nga ajo që kam ndjekur nga seanca, shpesh është thënë për të informuar publikun. Prandaj dua të ilustroj me zë, figurë dhe numra.
Vokshi: Unë i lexova të drejtat që jep ligji dhe respektojmë cdo të drejtë. Kodi i oprocedurës penale ka pasur të drejtën për një deklaratë të kontekstualizuar. Nuk jemi në konferencë, brenda të drejtave që përcakton ligji, do ju lutesha të kalojmë te deklarata dhe sa më koncize do të ishte akoma më mirë. Është dëshmi që e kemi kërkuar që në krye të herës dhe pyetjet janë të shumta nga ana e deputetëve.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/