×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ministria e Jashtme zbardh “Notën Verbale”: Gjuha diskriminuese e ministrit britanik ndaj shqiptarëve cënon rëndë bashkëpunimin!

Ministria e Jashtme e Shqipërisë zbardh “Notën Verbale” që i është dorëzuar sot ambasadorit britanik Alastair King Smith. Ky vendim erdhi pas gjuhës linçuese që u përdor ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick.

Ministria e Jashtme i ka theksuar ambasadorit britanik se kjo retorikë e përsëritur ndaj shqiptarëve cënon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes kryeministrave Edfi Rama Rishi Sunak.

Ambasadori britanik dhe ministrja e jashtme e Shqipërisë

Deklarata e plotë – Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diaspores në MEPJ bën me dije se Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith i është dorëzuar sot paradite një Notë Verbale në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përmes kësaj Note, MEPJ paraqiti shqetësimin për deklaratën më të fundit me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick. MEPJ theksoi se kjo retorikë e përsëritur cenon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Britanik Rishi Sunak, në të cilën ndër të tjera ndahet vlerësimi i përbashkët për rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon shmangien e kësaj gjuhe urrejtjeje dhe diskriminimi dhe vijimin e dialogut edhe bashkëpunimit konstruktiv për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra së bashku si dy vende demokratike, partnere e aleate në organizmat ndërkombëtare.

Të vendet tona janë angazhuar përmes Deklaratës së Përbashkët që të nxisin më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit në një game të gjerë fushash me fokus rininë, inovacionin, turizmin, arsimin dhe investimet strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Goditet nga makina në vizat e bardha, humb jetën shqiptarja në Itali 

Goditet nga makina në vizat e bardha, humb jetën shqiptarja në Itali 

Publikuar më 05.05.2024
Një grua shqiptare është përplasur nga një mjet në teksa po ...

Një grua shqiptare është përplasur nga një mjet në teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në Corso Campi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 prill 2024, dhe pas një  dite në spital në gjendje të rëndë, Tale Bushi, e cila ishte  banuese prej disa vitesh në Kremonese, ndërroi jetë. Lajmi është bërë […]

Lexo më shumë

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin! Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas i vrau

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia arreston autorin! Piu kafen e fundit me të moshuarit, më pas i vrau

Publikuar më 05.05.2024
Tre ditë pas vrasjes makabre të çiftit të të moshuarve në fs...

Tre ditë pas vrasjes makabre të çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit, policia ka arrestuar autorin e krimit të rëndë. Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç. Shkaku […]

Lexo më shumë

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

“Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet për vdekje drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh. Shoferi arratiset pas përplasjes së furishme

Publikuar më 03.05.2024
Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës...

Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit. Një Benz i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt. Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një çiklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, […]

Lexo më shumë

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Genc Burimi: Mospërfillja e mazhorancës për votën e diasporës do të provokojë kaos në Shqipëri më 2025

Publikuar më 03.05.2024
Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të...

Protesta e diasporës këtë të enjte në tribunat e Kuvendit të Shqipërisë është akti i parë i një luftë për një kauze të drejtë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë dhe kjo mazhorancë merr rrezikun t’i mbajë zgjedhjet pa diasporën, lufta e kësaj të fundit do të përfundojë në sallën e Gjykatës së të drejtave të njeriut […]

Lexo më shumë

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Agron Shehaj e akuzoi se kishte gënjyer për aministinë, ministri Ulsi Manja e kërcënon: T’i pres veshët. Do të merret shteti me ty

Publikuar më 02.05.2024
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuve...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kërcënoi sot hapur në Kuvend deputetin e pavarur Agron Shehaj, duke i thënë se “Shteti do të duhet të merret seriozisht me ty” dhe se “do të ti pres veshët”.  Por si përshkallëzoi debati (video më poshtë)? Shehaj mbajti një fjalë në Kuvend ku deklaroi se ministri Manja ka gënjyer publikisht duke thënë […]

Lexo më shumë

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Vrasja e kryekomisar Adem Tahiraj nga ‘i forti i Shijakut’, Gjykata e Lartë konsideron shpalljen fajtor të dy policëve që nuk ndërhynë për të ndaluar ngjarjen

Publikuar më 02.05.2024
Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur faj...

Gjykata e Lartë la në fuqi konsiderimin për t’i shpallur fajtorë dy oficerë policie të cilët ishin të pranishëm gjatë arrestimit të Ilir Xhakjas i cili qëlloi për vdekje shefin e komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Në vendimin që ju vendos në dispozicion Top Channel, kolegji penal thotë se dy oficerët F. H dhe K.SH  […]

Lexo më shumë

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Gjenden të pajetë të moshuarit pas telefonatës nga Athina, detaje nga ngjarja e rëndë në Dropull

Publikuar më 02.05.2024
Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave...

Një telefonatë nga Greqia në drejtim të njërës prej fqinjave të çiftit ka zbuluar ngjarjen tragjike në Dropull ku burrë e grua, Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeçe u gjetën të pajetë me shenja dhune në trup. Ka qenë mbesa e Kleoniqit që u bë merak pasi dje në darkë nuk kishte folur […]

Lexo më shumë

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

“Më goditi në brinjë dhe fundshpinë”/ Plagosi me thikë drejtorin e ATK-së, VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Delina Ibrahimaj

Publikuar më 30.04.2024
Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së ...

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes së konfliktit të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, duket se lë shumë paqartësi mbi ngjarjen dhe dinamikën e […]

Lexo më shumë