×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm.

Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA iI pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, si dhe drejtuesi i Programit SIGMA të OECD-së, Gregor Virant

Sipas vlerësimit të drejtorit të SIGMA-s, Gregor Virant, Shqipëria është lidere rajonal.

Keni qenë vendi më i dedikuar. Nuk kemi bërë kompromis profesional por kemi njohur atë çfarë është e mirë. Pika më e fortë, dixhitalizimi’ tha përfaqësuesi i OECD,  Gregor Virant. 

Ai renditi pikët e forta dhe të dobëta

Pika më e fortë është dixhitalizimi. Keni bërë progress të madh. Në mënyrë shumë inteligjente keni njohur rëndësinë e miratimit të elementëve kryesorë. Jeni shumë pranë  mesatares së BE për këtë pjesë të këtij indikatori.

Së dyti keni legjislacion solid. Pikëzimi juaj sa i takon legjislacionit është përafruar me 81% me BE. Pikëzim shumë i lartë.  Keni udhëheqje të fortë politke. Kjo tregon se po I kushtoni shumë vëmendje.
Së treti Nëpunësit tuaj civil janë relativisht të kënaqur me punën e tyre.  86 % e tyre janë të kënaqur e të përkushtuar.

Pika e dobët?
“Niveli i lartë i drejtuesve  nuk plotëson tërësisht standardet e bazuara në meritë. Jemi të gatshëm ta projektoni në mënyrë që garanton kompetencën që është themelore. Së dyti besimi mes ministrave dhe drejtuesve të nivelit të lartë duhet të jetë funksionale. 
Ka shumë çështje të mbartura administrative në gjykatë. 

SIGMA shprehu gadishmërinë për të ndihmuar në reformën në administratë. 

I pranishëm në konferencë kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për raportin e SIGMA dhe për drejtuesin e këtij programi sipas të cilit Shqipëria është një vend lider në rajon për reformat në administratën publike. 

‘Për të gjithë atë çka ne na jep ky proces në aspektin e dijes, dëshiroj ti shpreh mirënjohjen time SIGMËS dhe organizatës që punojnë me të dhënat dhe me faktet e Ballkanit Perëndimor. Një burim i pazëvendësueshëm dije dhe sigurisht nga njëra anë shumë inkurajuese që nga ky burim i padyshimtë për profesionializmin të marrim vlerësime, por edhe shumë nxitëse që po nga ky burim të marrim dije mbi çfarë mbetet për tu përmirësuar dhe adresuar. Ngritja e një administrate publike për familjen e Europës të bashkuar, është një ushtrim kompleks.

Besoj se të qenit në mes të Europës dhe të pasurit të bekimit të qenit europian për tu bërë pjesë e BE-së, është një e dhënë që garanton optimizmin për të ardhmen, që nuk i garantohet një vendi me të kaluarën si e jona. BE dhe mekanizmat e tij janë e vetmja forcë lëvizëse në këtë botë që mund të japin një vendi si i yni me traditë të varfër në administratë instrumentet për të realizuar këtë mision’, tha Rama.

Më tej Rama, tha se këto përparime vijën pasi shqiptarët janë nga popujt më pro-evropianë në rajon, ndërsa me një ministër të dedikuar për administratën publike ka bërë të mundur orientimin e reformave në drejtimin e duhur. 

‘Kur zoti Virant foli për përplasjen mes legjislacionit që është një adoptimi i legjislacionit europian dhe kulturës së vendeve të BE, një kulturë jo fort e gatshme për t’iu përgjigjur legjislacionit me vënien në jetë të atij legjislacioni. Besoj se thelbi është tek institucionet, tek kultura e institucioneve jo tek kultura e personave. Duke na munguar kultura e institucioneve, e shtresuar në shekuj, siç është në Gjermani apo Francë, ne kemi një hendek shumë të madh për të mbushur. Këtu vijmë te BE-ja dhe SIGMA. Vijmë te edukimit institucional i cili në këtë periudhë që në këtë periudhë është vënë më shumë në qendër të vëmendjes së më parë.

Vijmë tek informimi i të gjithë aktorëve. Dhe te vullneti politik. Të gjitha këto janë me shumë shpresë, është presioni i dyfishtë i publikut që është më europiani. Dhe presioni i BE për të marrë prej nesh provën e përmbushjes së kritereve. Jemi në një pozicion ku shumë kush do të donte të ishte. Duke pasur popullin më pro evropian dhe pro BE-së, kemi një bazë shumë të fortë që bën që gjithë reformat të kenë mbështetjen e domosdoshme pa të cilën është vështirë të ndërmerren reforma. E vërtetë duke vendosur një ministër të dedikuar për administratën publike, kemi bërë një hap në drejtimin e duhur.’

Edhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi se Shqipëria është pozicionuar si vend lider rajonal në shumicën e indikatorëve të matur nga SIGMA, të tillë si menaxhimi i financave publike, qeverisja digjitale, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe zhvillimin e politikave.

‘U punua 1 vit e gjysëm që ky vizion të kthehet në hapa dhe veprime konkrete. Që shkojnë drejt një rrugëtimi pa kthim drejt BE-së. Nevoja e kapaciteteve të shtuara do mbetet vazhdimisht. Do shkojnë drejt optimizimit të burimeve tona. Gjithashtu teksa vijojmë me negociatat, proces që kërkon përthithjen e korpusit ligjor të BE-së, duhet të kemi në vëmendje shmangien e çdo barre administrative të tepërt nga vrulli i adoptimeve të BE-së. Për vendosjen e një sistemi të mirëfilltë llogaridhënie. Diktuar dhe nga nevoja e këtyre problematikave do paraqesim brenda marsit dy projektligje, si ligji për nëpunësin civil, dhe ndryshimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Raporti i SIGMA ka dhënë pasqyrë të progresit të tanishëm dhe përgjegjësia për këtë reformë është e jona dhe kemi vullnetin dhe ekipin për ta çuar Shqipërinë në 2030 drejt BE-së’, tha ministrija Pirdeni.

Gjetjet e raportit të SIGMA-s, janë burimi kryesor i vlerësimit të Komisionit Evropian në fushën e Administratës Publike në Raportet vjetore të Progresit. Vlerësimi i parafundit për Shqipërinë është kryer në 2021. SIGMA është një nismë e përbashkët e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe BE-së.

Kryeministri Rama foli gjatë prezantimit të raportit të OECD për administratën publike. Rama bëri batuta duke folur për korrupsionin, pasi tha se edhe nëse merr një gjerman në zyrat shqiptare do korruptohet, ndërsa një shqiptar që korruptohet këtu, nuk do ketë më mundësi të korruptohet nëse punon në një zyrë në Gjermani.

Kjo pasi problem është sistemi dhe jo individët.

Nëse nuk modernizohet sistemi, nuk zgjidhet vetëm me anën represive të shtetit. Gjermanët nuk janë nga natyra të korruptueshëm, nuk e kanë në ADN që janë të ndershëm. Por kanë sistem që e bën të vështirë. Shqiptarë në Gjermani që hipin në makinë pa rrip sigurimi nuk ka, në Shqipëri punonjësi i ambasadës gjermane i jep makinës pa rrip. Është sistemi. Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika të tilla, dhe do i shihni pas 40 ditëve. Kemi bërë transformim të madh.

Nëse do ta gënjesh një popull bëja gënjeshtrën sa më të madhe dhe bëja sa më shpesh. Kështu funksionoi asokohe për të ndërtuar figurën djallëzore të hebrenjve. Edhe në prokurimet publike po punojmë për një model të IA. Që të jenë shumë herë më tepër më transparente. Po punojmë me Microsoft në mënyrë intensive, kemi siguruar të drejtën e autorit dhe do ja shesim dhe ndonjë vendi të BE-së po ta kërkoj do ja japim.’

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump: Lufta konsiderohet e përfunduar, ju lutem mos e shkelni paqen!

Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, Trump: Lufta konsiderohet e përfunduar, ju lutem mos e shkelni paqen!

Publikuar më 24.06.2025
Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur nj...

Presidenti i SHBA, Donald Trump deklaron se është arritur një armëpushim prej 12-orësh midis Izraelit dhe Iranit, dhe se pas kësaj periudhe lufta do të konsiderohet e përfunduar. Këtë moment të rëndësishëm shefi i Shtëpisë së Bardhë e njoftoi përmes një postimi në platformën e tij sociale, Truth. “Duke supozuar se gjithçka do të shkojë […]

Lexo më shumë

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Basti i Trump me sulmet e impianteve bërthamore të Iranit, a do të mundet ta ndalë për t’u hakmarrë

Publikuar më 23.06.2025
Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdor...

Gjatë dy dekadave të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë përdorur sanksione, sabotim, sulme kibernetike dhe negociata diplomatike për të ngadalësuar marshimin e gjatë të Iranit drejt një arme bërthamore. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të dielën në Iran, Presidenti Trump urdhëroi një sulm të fuqishëm ushtarak të cilin katër paraardhësit e tij kishin zgjedhur ta […]

Lexo më shumë

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Flutura Açka tregon pse u largua nga politika: PD sot është bunkerizuar, zgjodha partinë institucionale dhe jo çetën uzurpuese

Publikuar më 23.06.2025
Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” a...

Deputetja Flutura Açka shpjegoi në studion e “Arnautistan” arsyet e tërheqjes nga politika. Açka tha se shkoi në Partinë Demokratike me dëshirën për ta bërë atë një parti europiane. “Mua më ka bërë përshtypje një mungesë përgjegjësie e lidershipit. Njerëz që kanë pasur në dorë të përmirësojnë dhe nuk e kanë bërë. Ka qenë vendim […]

Lexo më shumë

SHBA sulmoi impiantet bërthamore të Iranit, reagon Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Teherani ka përdorur retorikë apokaliptike

SHBA sulmoi impiantet bërthamore të Iranit, reagon Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Teherani ka përdorur retorikë apokaliptike

Publikuar më 23.06.2025
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ...

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer me sukses sulme ndaj tre objekteve bërthamore në Iran: Fordo, Natanz dhe Esfahan. “Kemi përfunduar me sukses sulmin tonë ndaj tre objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tanë ndodhen tashmë jashtë hapësirës ajrore iraniane,” shkroi Trump dje në […]

Lexo më shumë

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Hetimet për Ilir Metën, prokurori i SPAK Sotir Kllapi paraqet 31 faqe material, avokati: Presidenti i PL-së nuk ka asnjë pasuri

Publikuar më 20.06.2025
Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raport...

Gjykata e Posaçme detyroi prokurorin Sotir Kllapi t’i raportonte lidhur me veprimet hetimore që ka kryer për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsonit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Përgjatë seancës që u iniciua nga avokati i Metës, që kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë […]

Lexo më shumë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Partia Socialiste letër KAS: Të mos shpallen të pavlefshme fletët ku shenja dalluese s’është vendosur brenda kutisë. Po ndikon në numrin e votave të kandidatëve tanë

Publikuar më 20.06.2025
Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankime...

Partia Socialiste, në një letër drejtuar Komsionit të Ankimeve dhe Sanksioneve  disa ditë pas rinisjes së procesit të numërimit të votave në Qarkun Tiranë, ka kërkuar që të llogariten të vlefshme edhe fletët ku shenja dalluese është jashtë kuadratit. PS ka shprehur shqetësimin pas shpalljes së pavlefshme nga ana e KAS e fletëve të votimit ku shenja […]

Lexo më shumë

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Analiza e “The Economist” për tensionet në rritje në Lindjen e Mesme: Çfarë përmban dosja sekrete bërthamore që e shtyu Izraelin të sulmonte Iranin

Publikuar më 19.06.2025
Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u...

Më 13 qershor, Izraeli ndërmori një sulm ndaj Iranit, duke u mbështetur në një argument thelbësor, se programi bërthamor iranian ka arritur në një “pikë pa kthim”. Kjo deklaratë u mbështet në të dhëna të klasifikuara, të cilat u prezantuan edhe aleatëve perëndimorë. Informacioni në fjalë duket se ka alarmuar jo vetëm qeverinë izraelite, por […]

Lexo më shumë

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Mungoi disa ditë në konferencë për mediat, Berisha: Kalova gjendje gripale. Jam transparent, jo si Rama që shkarkon komandantin e Gardës

Publikuar më 19.06.2025
Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i...

Pas disa ditësh mungesë në konferencat për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot para gazetarëve duke sqaruar arsyet. Ai deklaroi se ishte prekur nga një gjendje virale e lehtë dhe e kalueshme, ndërsa theksoi se vepron me transparencë ndaj publikut, në kundërshtim – sipas tij – me qeverinë, që “fsheh të vërtetën” […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda