×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Monika Kryemadhi rrëzon akuzat e SPAK-ut: Çdo pagesë e kam bërë unë, jo Ilir Meta! Asnjë operacion plastik, hoqa kancerin! Goditje politike nga ushtarët e Ramës

 Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, doli në një konferencë për të hedhur poshtë akuzat e SPAK. Një ditë më parë prokuroria e Posacme arrestoi Ilir Metën, ndërsa ndaj saj caktoi detyrim me paraqitje duke i akuzuar për 3 akuza. Edhe ndaj Kryemadhit SPAK ka ngritur tre akuza.

Dosja 167 faqe. Nuk mund të them që isha shumë e qetë. Sot jam këtu për të folur si Monika Kryemadhi dhe jo si ish bashkëshortja e Ilir Metës.  Thirrjet e mija në SPAK kanë pasur lidhje me kallëzimin penal të Erion Veliajt dhe jashtëqitjeve të tij në SPAK. Kam qenë korrekte si politikane dhe qytetare për tu paraqitur në SPAK.

Kryemadhi tha se ka paguar vetë cdo faturë.

“Kam paguar çdo transaksion në shkolla, kam paguar ujë e drita. Ai është marrë me politikë.  S’kemi shitur shpirtin në grupet kriminale.

A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjer SPAK faturën 1800 euro të heqjes së limfomes së fëmijës tim, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe thotë si operacion plastik. S’kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë sdo kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë.”

Kryemadhi dhe Meta akuzohen për pastrim parash,fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.

Mjeku kirurg që ka operuar fëmijën tim e kanë marrë si kriminal në Rinas, i kanë heq lidhëset rripin dh e kanë trajtuar si një kriminel. Kur ndërkohë SPAK kishte kartelën mjekësore të fëmijës, timin, analizat e mia, për ca e kërkon mjekun. Mjeku kishte numrin në kartelë, pse nuk i kanë dërguar email, duam një mesazh. Për ca e marrin mjekun si kriminel për ta intimiduar. Personin që mamaja i ka blerë shtëpinë, e ka kërkuar dhe të thotë që mi ka dhënë lekët kesh në dorë. Personi që i kam blerë unë shtëpinë, e kanë kërcënuar 3-4 herë, e kanë fut dhe brenda me akuza të tjera për ta frikësuar. U kanë kërkuar të bëjnë deklaratat e rrema, këta mund të thonë që punojmë me metodat amerikane që provokojnë edhe ne do provojmë e do provokojmë, i kam toleruar në aspektin njerëzit për shkak të karrierës sime politike, i kam toleruar edhe për sjelljen e tyre se në fund të fundit janë ushtarët e Ramës, beteja ime nuk është me ta, para ca vitesh ishte Karaja, tani Dumani, të gjithë janë kalimtarë, ata janë ushtarët e bindur të një perandorie të kapur nga krimi, e bëjnë me zell të madh këtë gjë, beteja ime është betejë politike me Ramën dhe ata që i shërbejnë Ramës.– tha Kryemadhi.

Ajo akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se ka marrë kontrollin e drejtësisë dhe denoncoi se gjatë “rrëmbimit të Ilir Metës nga Policia”, ai është goditur në kokë me grusht nga një prej policëve. Ajo e ka cilësuar efektivin si një “motherfucker”. Gjithashtu deklaroi se do e respektonte masën e vendosur ‘detyrim paraqitjeje’.

“Patjetër, do e respektoj masën (detyrim paraqitjeje). Kjo është edhe drejtësia e kastruar e Edi Ramës. Beteja nuk është te forca, por te argumenti. A ka qeveria argument për incenaratorin e Tiranës, po ndërtimi pa leje i hektarëve dhe kamionëve me dhera me miliona euro? Po pallatet ku pastrohen parat  e drogës nga Spanja, Dubai etj.? Çfarë bën SPAK-u? Bashkon SPAK-u dosjen e CEZ-DIA në 5 vjet!

S’kanë argument dhe hajt t’i mbyllin gojën Ilir Metës, e ta fusin brenda, me një rrëmbim kriminal, siç bënë bandat e Shijakut dhe Durrësit. Njerëz dy metra të gjatë, me kapuç dhe kallash, e kë do kapnin? Ilir Meta nuk është kriminel. Kur e kanë kërkuar Ilir Metën e s’u ka vajtur. Kur i kanë thënë Ilirit të shkojë dhe nuk ka shkuar. Kur u ka thënë Ilir Meta jo atyre? Kush është Ilir Meta që e tërheqin ashtu? Na del edhe një motërfucker atje, që e godet në kokë! Kush është policia e Neritan Nallbatit që na bëka aksion?!

Policia e grupit të Shijakut, e vezëve dhe miellit, që kontrollon portin e Durrësit dhe Policinë e Shtetit? Tentova unë të hap gojën për inceneratorin e Tiranës dhe s’u bë asgjë, vazhdojnë paratë e paguhen, mediat paguhen dhe s’bëhet asgjë”.

Ajo thotë se prej 7 muajsh nuk ka asnjë komunikim me Ilir Metën.

“Prej 7 muaj zero, me përjashtim kur me ka ardhur padia për divorc, s’kam më komunikim me të. Për këtë çështje do punojmë të ndarë, për arsye të mbrojtjes se ai ka objektivat e veta, unë di të them masa e arrestit për metën është masë arresti që tenton për të zhvilluar më tej konfliktin familjar tonin. Duke pasur parasysh që për gjëra të cilat ata dyshojnë tek unë, duan t’ia vendosin Metës që s’kanë lidhje fare. Edhe sikur të dua unë ta vizitoj nuk pranon ai.”- tha ajo.

Kryemadhi tha se nuk ka bërë operacione plastike.  

“A e ka deklaruar Rama operacionin e fëmijës së vet, kush ua ka paguar, si e ka bërë, a e ka hetuar SPAK këtë gjë. A do bëjë deklaratë Dumani për hetimin e shërimit të djalit të Edi Ramës. Nxjerr SPAK faturën 1800 euro të heqjes së lipome të fëmijës sime, e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe  e thotë si operacion plastik. S’kam vërë asnjë operacion plastik se po ta kisha bërë s’do kisha turp ta thoja. Kam bërë një mbajtje të vetes sime si grua, vajzë. Pafytyrësia më e madhe e kësaj deklarate tregon haptazi që kanë qëllim politik. Më vjen keq që kjo gjë kalon cakun e komunikimit normal me të gjithë ata që bëhen palë e kësaj farse imorale”- tha Kryemadhi.

Ajo tha se Meta kurrë s’ka bërë gabime politike, por gjithmonë është tradhtuar nga bashkëpunëtorët e tij. Sa i takon akuzave ndaj Metës për CEZ-DIA, Kryemadhi thotë se Meta ka qenë kundër çmimit të asaj kontrate dhe e ka çuar në gjykatë.

“Ai është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij. PL ka strukturën e saj dhe do strukturoren dhe riorganizohen. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL, se s’dua të krijoj asnjë lloj çfokusimi të aksionit opozitar të saj se kemi këndvështrime të saj, por në çdo aksion të opozitës së bashkuar do përfshihem edhe pse doja të isha më e distancuar. Dua të them që Sali Berisha i arrestuar, Salianji që është qesharake e dënojnë me 1 vit burg, Fatmir Mediu mbahet në presion ka tre vjet, Metën e kanë nis që në 2014. Ilir Meta ja qenë kundër, e ka çuar në gjykatë për çmimin që këta e akuzojnë. S’kanë pas asgjë dhe e bashkuan me çështjet e mia. Kanë marrë fragmente mesazhet të copëtuara”-tha Monika Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali zbulon objektivat e PS: Marrim 20 mandate në Tiranë, ja sa synojmë në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 majit/ Spiropali zbulon objektivat e PS: Marrim 20 mandate në Tiranë, ja sa synojmë në rang kombëtar

Publikuar më 03.05.2025
Kryetarja e Kuvendi Elisa Spiropali folisot në lidhje me Ref...

Kryetarja e Kuvendi Elisa Spiropali folisot në lidhje me Reformën në Drejtësi, ku tha se një nga investimet e bëra nga qeveria, ka qenë pikërisht fakti që SPAK të ketë fuqinë të veprojë pa u penguar. Ajo shtoi se pandëshkueshmëri ka pësuar një zmbrapsje pa kthim, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes edhe qasjen e opozitës […]

Lexo më shumë

Klotilda Bushka: Erioni më mungon si mik dhe shok partie, por prezenca e tij është kudo dhe pres të sqarohen çështjet

Klotilda Bushka: Erioni më mungon si mik dhe shok partie, por prezenca e tij është kudo dhe pres të sqarohen çështjet

Publikuar më 01.05.2025
Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidate në...

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidate në listën e hapur për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Klotilda Bushka, ka komentuar situatën politike dhe atmosferën e fushatës elektorale në kryeqytet, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, aktualisht i arrestuar. E ftuar në studion e News24, Bushka theksoi se ndikimi i Veliajt është ende i […]

Lexo më shumë

Rama nga Dimali: Kishim një LSI ndjesë pastë dhe thamë shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të rinjtë duan zgjedhje të parakohshme

Rama nga Dimali: Kishim një LSI ndjesë pastë dhe thamë shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të rinjtë duan zgjedhje të parakohshme

Publikuar më 01.05.2025
Kryesocialisti Rama nga Dimali, shënjestroi sërish partitë e...

Kryesocialisti Rama nga Dimali, shënjestroi sërish partitë e reja, teksa tha se janë të ngjashme me LSI-në që vetëm ishte një problem për shqiptarët. Sipas Ramës, partitë e reja që kanë dalë duke thënë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk kanë as program dhe as përmbajtje. 

Lexo më shumë

Rama i kthehet komentuesit: Unë fitoj sepse e marr seriozisht popullin, ata humbin, sepse e meritojnë

Rama i kthehet komentuesit: Unë fitoj sepse e marr seriozisht popullin, ata humbin, sepse e meritojnë

Publikuar më 01.05.2025
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në f...

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, se fitorja e tij politike lidhet me respektin dhe seriozitetin ndaj qytetarëve. “Ta dish ti, unë fitoj jo se jam ndonjë kushedi se kush, por sepse e marr shumë seriozisht këtë popull  dhe problemi fillon ekzaktësisht këtu,” tha Rama, në rubrikën e radhës “Sy m’sy” […]

Lexo më shumë

SONDAZHI/ Barometri, Ramën e shikojnë si kryeministër 40,1 për qind, Berishën 23 për qind

SONDAZHI/ Barometri, Ramën e shikojnë si kryeministër 40,1 për qind, Berishën 23 për qind

Publikuar më 01.05.2025
Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Al...

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill. Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: Ejani të votojmë, se edhe heshtja lodhet një ditë!

Silvana Begaj: Ejani të votojmë, se edhe heshtja lodhet një ditë!

Publikuar më 30.04.2025
Silvana Begaj Ka më shumë kandidatë për deputet sesa njerëz ...

Silvana Begaj Ka më shumë kandidatë për deputet sesa njerëz të mbetur në shumë prej fshatrave të Shqipërisë.Ka më shumë postera se punëtorë.Ka më shumë premtime se sa njerëz që ende besojnë.Jemi dhe Ne! Edhe pse të ikur, mbajmë Shqipërinë në valixhe. Diaspora s’është më vetëm kartolinë dhe remitancë.Këtë herë voton. Me zë. Me ndikim. […]

Lexo më shumë

Konflikt me armë në zyrën elektorale te “Ali Demi”, policia shpall në kërkim një shtetas

Konflikt me armë në zyrën elektorale te “Ali Demi”, policia shpall në kërkim një shtetas

Publikuar më 29.04.2025
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin, i...

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin, i cili mësohet se ka hyrë në zyrën elektorale të një subjekti politik mesditën e sotme dhe është përfshirë në sherr me personat që ndodheshin aty. Burime nga policia bëjnë me dije se në sallën operative është raportuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por deri […]

Lexo më shumë

SPAK nën hetim kontratën e lobimit, Rama ironizon Berishën: 6 mln dollarë për të pastruar damkën, Latifi mori pjesën e vet për t’i vendosur kapelën në kokë

SPAK nën hetim kontratën e lobimit, Rama ironizon Berishën: 6 mln dollarë për të pastruar damkën, Latifi mori pjesën e vet për t’i vendosur kapelën në kokë

Publikuar më 29.04.2025
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisj...

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar PD-në teksa komentoi nisjen e hetimeve të SPAK të kontratës 6 milionë dollarë në SHBA. Edi Rama: Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk dihet se kush janë dhe kanë grumbulluar 6 mln dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës, damkën e SHBA për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda