×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Nga Shëngjini drejt Italisë/ Niset anija me 12 emigrantët që ishin akomoduar në Gjadër

Nisen drejt Italisë, 12 emigrantët që prej 3 ditësh ishin akomoduar në kampin e Gjadrit.

Një anije e rojës bregdetare italiane mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit, ndërsa një autobus nën masa të forta sigurie, bëri transportin e grupit prej 12 emigrantësh nga Gjadri drejt portit.

I gjithë procesi ka zgjatur vetëm pak minuta, ndërsa pas procedurave formale, grupi prej 12 emigrantësh ka hipur në anije për tu rikthyer në Itali.

Me shumë gjasë anija me 12 emigrantët do të ndalet në portin e Barit dhe më pas emigrantët do të akomodohen në një qendër pritjeje, ku do të kenë një afat 14 ditor për të apeluar vendimin që refuzon azilin e tyre.

Anija e patrullimit e Rojës Bregdetare, u nis nga Brindisi, u ankorua në Shëngjin, nga ku bashkë me 12 emigrantët që ishin akomoduar në kampin e Gjadrit, do të ndalet në portin e Barit, raportojnë mediat italiane.

Ditën e djeshme seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës nuk e ka vërtetuar ndalimin e tyre brenda qendrës.

Anija e rojës bregdetare italiane mbërriti rreth orës 08:00 në Portin e Shëngjinit.

Ai tha njëherazi nga Kampi i Gjadrit është nisur edhe autobusi që do të sjellë emigrantët në port dhe më pas do të bëhet transportimi i tyre drejt Italisë.

Gazetari tha se kampi i Gjadrit do të vazhdojë të jetë funksional dhe aty do të akomodohen vetëm emigrantët që konsiderohen se mbërrijnë nga vendet e sigurta, sipas Qeverisë italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vendimi i Gjykatës së Romës, goditje ndaj planeve të Melonit, kryeministrja italiane: Nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta

Vendimi i Gjykatës së Romës, goditje ndaj planeve të Melonit, kryeministrja italiane: Nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta

Publikuar më 18.10.2024
Një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali të ...

Një gjykatë në Romë urdhëroi të premten kthimin në Itali të grupit të vogël të migrantëve që u dërguan në kampet e pritjes të ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, duke i dhënë kështu një goditje të fortë planeve të kryeministres Giorgia Meloni për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit. Seksioni i migracionit i Gjykatës së […]

Lexo më shumë

Marrëveshja Rama-Meloni drejt dështimit? Gjykata e Romës merr vendimin: 12 emigrantët që mbërritën në Shqipëri pak ditë më parë duhet të kthehen në Itali

Marrëveshja Rama-Meloni drejt dështimit? Gjykata e Romës merr vendimin: 12 emigrantët që mbërritën në Shqipëri pak ditë më parë duhet të kthehen në Itali

Publikuar më 18.10.2024
Dymbëdhjetë emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen...

Dymbëdhjetë emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen në Itali. Kështu ka vendosur Gjykata e Romës me një vendim këtë të premte, raporton  media italiane ‘La Repubblica’. Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye ata duhet të qëndrojnë në Itali. “Dy vendet nga vijnë […]

Lexo më shumë

Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë

Publikuar më 18.10.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Kr...

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe katër të pandehurit e tjerë. Seanca do të mbahet më 24 tetor. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka përfunduar hetimet për 5 të pandehurit e dosjes “Partizani”. Sali Berisha është i akuzuar për […]

Lexo më shumë

Opozita proteston në Strasburg më 23 tetor, zbardhet skenari, një pjesë e deputetëve do të hyjnë brenda Parlamentit Evropian

Opozita proteston në Strasburg më 23 tetor, zbardhet skenari, një pjesë e deputetëve do të hyjnë brenda Parlamentit Evropian

Publikuar më 18.10.2024
Javën e ardhshme opozita do të “shpërngulet” në Strasburg as...

Javën e ardhshme opozita do të “shpërngulet” në Strasburg ashtu siç kanë paralajmëruar për të protestuar kundër qeverisë.Gazetari Osman Stafa ka zbardhur për “BalkanWeb” skenarin që do të ndjekin deputetët e PD. Sipas tij, deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. “Shumica e deputetët do të udhëtojnë drejt Strasburgut më 23 tetor për […]

Lexo më shumë

Ushtronte presion ndaj nxënësve dhe kërcënoi prindin se do t’i hidhte benzinë, pezullohet nga detyra mësuesi

Ushtronte presion ndaj nxënësve dhe kërcënoi prindin se do t’i hidhte benzinë, pezullohet nga detyra mësuesi

Publikuar më 18.10.2024
Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për ra...

Policia e Elbasanit ka dalë dje me një njoftim zyrtar për rastin e një mësuesi të shkollës 9-vjeçare të Jakodinës , fshat i bashkisë Elbasan i cili dyshohet se ka kanosur shtetasin Ismail Kasa, pasi pretendon se ky i fundit i ka prishur imazhin  mësuesit. Konflikti mes mësuesit dhe prindit ka ndodhur pasi mësuesi pretendojnë […]

Lexo më shumë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Publikuar më 17.10.2024
Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rre...

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet […]

Lexo më shumë

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Publikuar më 17.10.2024
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përs...

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun. Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një […]

Lexo më shumë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Publikuar më 16.10.2024
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Cha...

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Channel” për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit, 19-vjeçares që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok për prezantimin e jetës luksoze. Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda