×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar.

Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet implementimi i Botox- it, shërbim mjekësor i cilësuar kontrabanduar në vendin tonë, pasi nuk ka asnjë kompani që ka certifikimin për tregtimin e këtij bari.

Në dosje thuhet se botoxi i njohur si “Botulinum toxin-A”, shkurt “Botoksi”, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave.

Substanca injektohet drejtpërdrejt në muskulaturën hiper aktive me qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lëkurës. Dinamizmi i muskulaturës së fytyrës lidhet drejtpërdreit me rrudhat që shfaqen në të. Me kalimin e viteve, rrudhat fillojnë të jenë më të dukshme edhe kur fytyra është në gjendje të relaksuar dhe zgjidhja në të tilla raste është aplikimi i Botoxit.

Sipas Dreitorisë së Përgiithshme të Policisë së Shtetit ajo që ndodh rëndom në vendin tonë, nisur dhe nga emisionet e ndryshme investigative për këtë temë dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, rezulton se ky shërbim kryhet në çdo ambient, duke çuar në  mashtrim të konsumatorit për produktin e paguar.

Në disa biseda të përmendura në dosje, përmenden edhe biesat e zhvilluara mes agjentëve dhe klinikave dhe çmimet variojnë 100 euro për 0.5 ml.

Para se të urdhërohej kontrolli, agjentja e infiltruar dhe që në dosje identifikohet me kodin 339 ka marrë kontakt dhe ka regjistruar bisedat në klinikat Glam House, Deas Aestetic Clinics, Better me, Arsi medical Clinic, Amra Medical, La Beauty, Begas Clinic, Allure Beauty clinic, Medical Hills Sëiss Aestetics, Onxy Derma Care, Keit dhe Bellisera.

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar "fundosi"

Agjentët e policisë kanë evidentuar me adresa të sakta dhe që ushtrojnë aktivitetin e aplikimit me botoks, klinikat si më poshtë vijojnë: Ledi Smile, Era Medical Aestethics, Deas_Aesthetics_clinic, Amra Medical Aestethics, Aris Medical, Medart Clinic, Glam House, 3TM, Better Me, La beaute, Este Medical Group Albania 1, Bellisera, Allure Beauty Center, Allure Beaty, Keit, Derma Pure, Klinika kirurgjikale Austriake, Velvet Medical Cednter, Sante Plus Medicare Hospital, Derma Bless, La Perla Dermo Aestethics Center, Cozzy Aestethics.

Nga biseda me klinikën “Glam House”:

“Si jeni? Kam lënë takim për botox,

Recepsionitja-Po emri juaj?!

339-A.M.

Recepsionistja-Po vetëm një moment të shkoj në dhomë të shoh mos është gati dhe të njoftoj.

339- Po, ta bëj pagesën?

Recepsionistja-Pastaj ska problem. Do bësh full botox-in?

339- Po për atë.

Recepsionistja-Dhoma është gati vazhdojmë. Do një kafe përpara se të fillojmë?

339- Jo, mund të pres atje derisa të vijnë. Recepsionistja-Besoj se doktoresha do vi tani direkt.

Prandaj si te duash ulu ku të beheni me mire. Vjen doktoresha Iva Risto….-Pershëndetje!

339-Pershendetje! I.R-Une jam doktoresha, me thuaj.

339-Kam lënë takim për pjesën full Botox. Dmth te pjesa ballit, te syte shumë pak.

I.R-E ke bëre ndonjehere apo jo?

339-Jo eshte hera parë dhe të konsultohem njeherë… Biseda vazhdon më tej”.

Biseda e regjistruar në “Deas Aestetic Clinics”.

“Kam lënë orar, në orën 11:00.

Recepsionistja-Doktoresha është rrugës po vien.

Keni bërë here tjeter botox?

339- Jo është hera e parë.

Recepsionistja: Si fillim e nisin me baby botox, po varet nga mosha.

339- Nga ndryshon ky baby nga të tjerat?

Recepsionistja-Është doze më e lehtë se full botox.

339 ndër te tjera shprehet: A ka ndonje specializim doktoresha?

Recepsionistja: Është stomatologe si mjeke, por ka bërë trajnime pafund për pjesën që punon, ka katër vite që punon. Me pas vjen doktoresha D.Shehaj, ku merr takim me 339-ten.

Mjekja D.SH. i thotë: Se kjo është idea t’a nisësh që tek rrudhat e para, që kur të kalosh nje farë moshe mos te kalosh në kirurgi, thjesht t’a mirëmbash me botox.

339- Ehe. Mjekja D.SH.- Botox dy herë ne vit ose nje herë në vit. Për me tepër unë nuk e rekomandoj. Ka plot klininka që të marrin pas tre muajve. Herën e parë nuk të mban shumë 6 muaj, 5 muaj”.

Në klinikën “Begas Klinik”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të aplikuar botox-n, e cila ka pranuar që kryejnë injektimin e lëndës “Botox”, ku sqaron se botoxi është në marka të ndryshme. Marka e botox që ajo përdor është “Hemtoks”, duke shpjeguar që jane vetëm tre klinika që e përdorin këtë lloj marke dhe ka një kosto goxha të lartë, thuhet më tej në dosje.

Në klinikën “Allure Beauty”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për aplikimin e botox-it he në fazën e injektimit të materialit botox është zhvilluar një bisedë me mjeken, e cila ka pohuar ndër të tjera që kanë kontroll në klinikë, pasi kanë probleme me regjistrimin e “Botox”, se nuk lejohet të kryhet në Shqipëri, vazhdon dosja.

Ne klinikën “Medical Hills Swiss Aesthetic Clinic”, është kryer takimi i agientes së infiltruar dhe mjekes, e cila ka pranuar që kryejnë injektimin e lëndës “Botox”, ku sqaron se materiali që ajo përdor quhet “Botolinjum Intoksine”, botox i pastër i certifikuar sipas saj. Gjithashtu shprehet se kanë dhe oferta në klinike për kryerjen e botox-it nga 280 (dyqind e tetëdhjetë) deri në 200 (dyqind) euro për momentin.

Në klinikën “Onxy Dermo Care”, është kryer takimi i agjentes së infiltruardhe mjekes për të injektuar botox-in dhe gjate bisedës, ndër të tjera mjekja shprehet se materiali botox-it që do të injektojë është i markës “Naboten”, i aprovuar sipas saj nga BE.

Në klinikën “Keit Day Hospital”, është kryer takimi i agjentes së infiltruar dhe mjekes për të injektuar botox-in dhe gjatë bisedës, ndër të tjera ajo shprehet se materiali botox-it që do të injektohet është i markës “Dsiportin”, është një toksinë botolitike e tipit “A” dhe që kanë vite që e përdorin si produkt.

Në dosje përmenden të gjitha takimet e kryera në klinikat “Arsi Medical Clinic”, “Better Me Clinic” “Este Medial Group Albania”, Amra Medical Aesthetics”, “La Beaute”, “Bellisera”,etj.

Pronari i Capo-Al, Mildon Kumaraku, që rezulton furnizuesi kryesore me botoks i klinikave estetike, është vënë në pranga bashkë me dy të tjerë, ndërsa në kërkim është shpallur Skerdi Faria, mjek i klinikës Keit, i cili shpesh është shfaqur në ekranet shqiptare.

Kontroll u ushtrua dhe në klinikën e mjekes Senera Hoxha, e cila në 2021 ishte kandidate për deputete në qarkun Tiranë nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Sipas informacioneve, Mildon Kumaraku, pronar i subjektit “Capo-Al” është një ndër tregtarët kryesor të shitjes së botoxit në Shqipëri.

Nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton që Kumaraku të ketë hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani I Hotit më datë 9 tetor 2024 me mjetin me targa AA06xXM.

Sipas informacionit rezulton se bashkëshortja V.Kumaraku shpërndan në qytetin e Tiranës produktin botox, të cilin e mban me termusa në bagazhin e makinës që përdor për shpërndarjen e produktit.

Subjekti “Capo-Al” me administrator dhe pronar Mildon Kumarakun, sipas hetimeve rezulton se është një nga furnizuesit dhe shpërndarësit kryesore të produktit botoks.

Ky subjekt, rezulton se kryen rreth 10-12 zhdoganime ne muaj dhe brenda doganës në Vorë posedon një magazinë të tijën, ku mban produktet, të cilat i importon nga Koreja e Jugut dhe i shpërndan në Shqipëri. Veç produkteve të lejuara që janë mallra industrial, farmaceutikë, shtesa ushqimore, artikuj kozmetikë, etj, shpërndan dhe botoks që nuk lejohet.

Nga burimet, sipas gjykatës është mësuar se subjekti Doctors Hospital, me objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve mjekësore, ambulatore jopublike, kirurgjike, plastike, etj është një një ndër tregtarët kryesore të shitjes së produktit botoks në Shqipëri.

Në vendimin, thuhet po ashtu se klinika estetike Luar Clinic, është mësuar se injekton pa qenë të specializuar për produktin botoks.

Nga burimet kofidenciale është mësuar si subjekti Senera Hoxha, e identifikuar nga Instagrami me emrin Chimera Clinic, njihet si shitëse e produktit të botoks.

Kozeta Bakaj, shet botoks, të cilin e blen dhe importon nga Italia. Produktin kjo shtetase e shpërndan vetë në klinika të ndryshme, ose nëpërmjet një vajze, e identifikuar në rrjetin social Instagram me emrin “elaa”, e cila prezantohet si menxhere e shitjes së produkteve të klinikës Cozzy Aesthetics.

Nisur nga fakti se ka dyshime të arsyeshme, se subjektet në ambientet e ushtrimit të aktivitetit të tyre si dhe në ambiente të tjera të përshtatura për këtë qëllim (magazine doganore), banesa ose automjete mbajnë dhe tregtojnë në mënyrë të kundraligjshme botoks, shërbim i cilësuar kontrabandë në vendin tonë, pasi nuk ka asnjë kompani që ka certefikimin për tregtimin e këtij barni, lind e nevojshme, kryerja e kontrollit të këtyre ambienteve, me qëllim gjetjen dhe më pas sekuestrimin e barnave kontrabandë që tregtohen/injektohen nga këto subjekte.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda