×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ish-deputeti i PS-së merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ja akuza ndaj Jurgis Çyrbjas

Prokuroria e Posaçme mori sot të pandehur deputetin e PS-së, Jyrgis Çyrbja. Deputeti socialist që la mandatin dy ditë më parë akuzohet për  ‘shpërdorim detyre’ gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021, kur drejtonte Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale. E pranoi dhe vetë deputeti socialist.

“Ishim për të dhënë sqarime për një çështje. Mund të drejtoheni në SPAK për informacione. Për kohën kur isha drejtues i hipotekës kisha disa sqarime për të dhënë. Sa herë të dojë institucioni unë jam në dispozicion të vij” tha Çyrbja në një prononcim për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Çyrbja u paraqit në SPAK në orën 10:00 të paradites së sotme së bashku me avokaten e tij dhe u largua nga aty pas 30 minutave.

Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Ndërkohë Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Edhe këtë të enjte, ishte Basha ai që reagoi i pari mes opozitarëve.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjesi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet”, tha Basha dje.

Çyrbja u pyet dhe lidhur me deklaratën e një dite më parë që justifikonte lënien e mandatit për arsye shëndetësore. Madje u ngacmua duke e pyetur nëse e kishte lënë mandatin se e kishte kërkuar partia.

Pyetje: Cili është problemi juaj shëndetësor?

Jurgis Çyrbja: “Kjo nuk është objekt i hetimit dhe ju nuk keni pse ta bëni këtë pyetje”

Pyetje: Pse e latë mandatin, e kërkoi partia apo e latë personalisht ?

Jurgis Çyrbja: Çfarë janë këto pyetje

Më datë 8 tetor, Çyrbja u pyet për 5 orë në SPAK për një kallëzim të Partisë Demokratike. Ligjvënësi i PS u pyet për një kallëzim të Edi Palokës Ndërkohë më 9 tetor dorëzoi dhe mandatin e deputetit të PS-së.

Çyrbja mohoi që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK. Ai tha se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, tha ai dje për Report Tv.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota. Vendin e tij në Kuvend, pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 mori 2228 vota.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Autoriteti i dosjeve zbulon 11 persona me “njollë në biografi”, u propozuan nga bashkitë për emërtim rrugësh, dekorime dhe dhënie titulli

Publikuar më 11.10.2024
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e r...

Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit. Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti […]

Lexo më shumë

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Publikuar më 10.10.2024
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir p...

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir pasi dhunuan dje policin bashkiak Bruno Jazaj. Procedimi ka nisur për personin me iniciale T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i […]

Lexo më shumë

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg

Publikuar më 10.10.2024
Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dok...

Është dënuar me një vit burg Luiz Ejlli, pasi falsifikoi dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive. Njoftimi i Prokurorisë: “Falsifikuan dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet ish-noteri L.E. dhe shtetasi F.A. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë […]

Lexo më shumë

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dy ditë më parë u thirr në SPAK, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Publikuar më 10.10.2024
Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e depute...

Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Dy ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK. Çyrbja ka deklaruar se lënia e mandatit nuk ka lidhje me vajtjen në SPAK, është për arsye shëndetësore. “Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja […]

Lexo më shumë

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Presidenti turk Erdogan vjen nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do të ketë takim edhe me Baba Mondin

Publikuar më 09.10.2024
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shq...

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë nesër, ndërsa në 11 tetor do të udhëtojë drejt Beogradit. Vizita e Erdogan në Tiranë ishte e planifikuar më herët. Autoritetet kanë nisur marrjen e masave të sigurisë, ndërsa në ditët e qëndrimit të Presidentit turk pritet një nivel i lartë gatishmërie, jo vetëm nga […]

Lexo më shumë

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Ngjarje tragjike në Tiranë, vdes nëna me foshnjën pas lindjes

Publikuar më 08.10.2024
Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tira...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në kryeqytet, Tiranë. Një nënë rreth të 30-tave ka humbur jetën bashkë me foshnjën e saj në Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Burime për newsbomb bëjnë me dije se nëna ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi kishte qëndruar prej dy ditësh e intubuar si pasojë e komplikacioneve […]

Lexo më shumë

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Të enjten inaugurohet Xhamia e Namazgjasë, Komiteti Mysliman Shqiptar: Erdogan dhe Rama pjesëmarrës në ceremoni, bënë të mundur ndërtimin

Publikuar më 08.10.2024
Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte...

Komuniteti Mysliman Shqiptar është shprehur se ditën e enjte do të inaugurohet xhamia e Namazgjasë, ndërsa pritet që prezentë të jenë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit do të vizitojë Shqipërinë në datën 10 tetor për të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë, e cila sipas KMSH është bërë […]

Lexo më shumë

U hodh nga kati i 7-të, astrologu i njohur i jep fund jetës në Korçë

U hodh nga kati i 7-të, astrologu i njohur i jep fund jetës në Korçë

Publikuar më 07.10.2024
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një shtet...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një shtetas në Korçë hidhet nga kati i 5-të . Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin i quajtur pallati i kinezëve. Policia sqaron se ky shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa ende nuk është […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda