Deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Dy ditë më parë Çyrbja u paraqit në SPAK. Çyrbja ka deklaruar se lënia e mandatit nuk ka lidhje me vajtjen në SPAK, është për arsye shëndetësore.
“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, tha ai.
Në vitin 2021 Çyrbja ishte kallëzuar në SPAK nga deuteti i PD-së Edi Paloka, asokohe drejtues politi në Qarkun e Durrësit. Ai e akuzonte Çyrbjen për shpërdori detyre në kohën kur ishte drejtor i Hipotekës së Durrësit lidhur me një pronë.
Edi Paloka e kallëzoi në SPAK deputetin socialist duke e akuzuar për “shpërdorim detyre”. Në konferencën për mediat, Paloka pak vite më parë tha se Çyrbja akuzohet mbivendosje prone, pasi brenda një dite ka firmosur dy praktika për të njëjtën pronë.
“Çyrbja, ish-drejtor i Hipotekës Durrës, akuzohet për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone”, deklaroi në atë kohë deputeti demokrat.
Po ashtu Paloka pretendonte se Çyrbja gjatë zgjedhjeve ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë certifikata dhe legalizime, njësoj sikur të ishte ende drejtor Hipoteke.
Jurgis Çyrbja është zgjedhur për herë të parë deputet i PS-së në zgjedhjet e vitit 2017. Megjithatë ai ka shërbyer si deputet që nga viti 2015 pasi zëvendësoi Blendi Klosin që u emërua ministër në qeverinë Rama 1.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/