×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dhunuan barbarisht policin bashkiak në Vlorë, nis procedimi penal për babë e bir. Dëshmia e 37-vjeçarit: Para se të më qëllonin më thanë “O gangtera që vendosni gjoba”

Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj babë e bir pasi dhunuan dje policin bashkiak Bruno Jazaj.

Procedimi ka nisur për personin me iniciale T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Bruno Jazaj, 37 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, i cili ka qenë jashtë orarit të punës.

“Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç dhe K. S., 36 vjeç (babë e bir), të dy banues në Bestrovë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në lagjen “11 Janari”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin B. J., 37 vjeç, (punonjës i Policisë Bashkiake, jashtë orarit të punës)”, njoftoi policia.

Bruno Jazaj

Bruno Jazaj, efektivi i policisë bashkiake në Vlorë, i cili është dhunuar nga babë e bir, Kristi Sota dhe Todi Sota, ka rrëfyer detaje nga ngjarja. Ai u shpreh se gjithçka ardhur si pasojë e detyrës, ndërsa babë e bir e kanë akuzuar për vendosje gjobash.

Jazaj rrëfen se në momentin e ngjarjes ishte i veshur me uniformë policie, ndërsa dy autorët e kanë goditur me çelësa makinash, duke i krijuar frakturë në kockën e hundës dhe probleme e dëmtim të klavikulës pas kokës.

Efektivi është shprehur se në detyrë si operativ ka vetëm pak muaj, ndërsa tregon se me autorët edhe njihej, por thekson se nuk kanë pasur asnjë konflikt personal.

Sapo kisha mbyllur shërbimin, kisha shkuar të laja makinën.
Aty kishte persona të tjera në radhë. E njihja si fytyrë më flet nga larg “O gangtera që vendosni gjoba” sepse më pa që isha i veshur me uniformë.
Herën e parë nuk i ktheva përgjigje por mu afrua me tone të larta dhe më kërcënoi mos vendosni më gjoba
I thash na lër rehat sepse po bëjmë punën.

Nisi të shante dhe erdhi të më qëllonte. U konfrontuam me duar por u distancova dhe hyra në makinë. Njoftova sallën operative sepse ishte goditje për shkak të detyrës. Salla më tha se patrulla do të vinte menjëherë.
Në atë moment që po prisja patrullën, vjen babai i djalit, sepse i njihja, më zuri rrugën nga pas me makinë. Mendova se një prind erdhi të qetësojë djalin, më tha hap derën e makinës.

I thash qetësohu sepse nuk është normale kjo që po ndodhte. Më qëlloi dhe tha lëre djalin por pse zihesh ti me djalin tim. Kishin çelësa në duar, më ndihmoi djali i lavazhit sepse i hoqi një çelës të makinës nga dora.
Ishin dy veta me çelësa makinash në duar. Më kanë shkaktuar frakturë në hundë dhe dëmtim të klavikulës pas kokës. Kisha vetëm tre katër muaj që jam operator, nuk kam pasur kontakt me asnjë operacion, jo më të vendos gjoba, por edhe nëse vendos është për shkak të detyrës, nuk kam asgjë me askënd. Është detyra jonë.
Por ka edhe njerëz të tillë. Gjithçka erdhi vetëm pse i është vendosur gjobë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Reportazhi në Shëngjin, si po degradojnë burgjet fantazëm të Melonit

Publikuar më 02.01.2025
Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të...

Kur kryeministrja italiane Giorgia Meloni zbuloi për herë të parë planin e saj prioritar për të gjetur, ndaluar dhe trajtuar azilkërkuesit në territor shqiptar, ky u prezantua si një kundërpërgjigje madhështore ndaj krizës së migracionit në Evropë. Por tani që ka kaluar vit dhe 67.5 milionë euro, skema ka ngecur në labirintet e proceseve gjyqësore […]

Lexo më shumë

Kreu i PD-së deklaroi se është arratisur në SHBA, Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s’jam Non Grata, as legen si ti

Kreu i PD-së deklaroi se është arratisur në SHBA, Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Po shkoj në SHBA për takime s’jam Non Grata, as legen si ti

Publikuar më 28.12.2024
Kryetari i bashkisë së Tiranës ka reaguar ndaj kryetarit të ...

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka reaguar ndaj kryetarit të PD-së i cili pak minuta më parë doli në një deklaratë për median duke deklaruar se Erion Veliaj ishte arratisur në drejtim të paditur nga Shqipëria dhe i kërkonte autoriteteve rikthimin e tij në mënyrë urgjente në Tiranë. “O Sali, o fundërrinë e historisë, sa më shumë […]

Lexo më shumë

Deri një vit më parë betoheshin se nuk do të ishin deputetë të tij, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, Mziu & CO kërcejnë me këngën për Berishën (VIDEO)

Deri një vit më parë betoheshin se nuk do të ishin deputetë të tij, Bardhi, Gjekmarkaj, Tabaku, Mziu & CO kërcejnë me këngën për Berishën (VIDEO)

Publikuar më 28.12.2024
Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mb...

Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mbledhur në festën e fundvitit që kërcejnë me një këngë kushtuar kryetarit të tyre, Sali Berisha. Siç shihet nga pamjet deputetë si Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj  kërcejnë nën tingujt e këngës së Fatmira Breçanit, kushtuar Sali Berishës. “Sot knojn zemratPër demokraciPër doktor […]

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK-ut, Rama flet për Erion Veliajn dhe zyrtarët e tjerë të PS: Jam i qetë dhe i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Hetimet e SPAK-ut, Rama flet për Erion Veliajn dhe zyrtarët e tjerë të PS: Jam i qetë dhe i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Publikuar më 28.12.2024
Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme...

Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë zyrtarë të niveleve të larta dhe përfaqësuesë po ashtu të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, kryeministri Edi Rama thotë se është i qetë e i vendosur që beteja ndaj pandëshueshmërisë të vijojë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc […]

Lexo më shumë

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Ka qenë kurth, jam denoncuar nga një person anonim. Ata që s’na mundin dot në zgjedhje i janë kthyer zanatit të vjetër

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për r...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur. Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari Nesti Angoni, i cili nuk […]

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

SPAK mbyll hetimet për ish-drejtorët e “5D” të bashkisë së Tiranës dhe i çon për gjykim, sekuestron kompaninë dhe pasuritë e ish-bashkëpunëtorëve të Veliajt

Publikuar më 26.12.2024
SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar ...

SPAK mbyll hetimet për dosjen “5D”, duke cuar për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato te Redi Molla dhe Taulant Tusha.  Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla  Në një njoftim për mediat, SPAK sqaron se nga veprimet hetimore janë mbledhur provat dhe është provuar fakti se; i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm të […]

Lexo më shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Kryebashkiaku Erion Veliaj del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK, nuk u përgjigjet mediave

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh dëshmi në SPAK. Pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë Tiranë deklaroi shkurtimisht se do të jepte informacione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “Do t’ju shpjegoj nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj për gazetarët. Erion Veliaj mbërriti në Prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Dyshimet për korrupsion, kryebashkiaku Erion Veliaj paraqitet sërish në SPAK

Publikuar më 26.12.2024
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme, ku do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion. Veliaj, i cili ka shërbyer si kryebashkiak i Tiranës që prej vitit 2015, dhe më herët deputet dhe ministër, u thirr në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda