Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një shtetas në Korçë hidhet nga kati i 5-të . Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin i quajtur pallati i kinezëve.
Policia sqaron se ky shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa ende nuk është identifikuar nga policia dhe as nuk dihen shkaqet dhe rrethanat.Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 53-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte. Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.
U raportua se 53-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.
Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog.
Ai ishte shpesh i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/