×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vlora ‘zgjohet’ nën ujë, 33 familjet e evakuuara kalojnë natën në konvikt! Dëme të mëdha në banesa e biznese, dherat bllokojnë edhe bajpasin

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pas stuhisë. Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt. Bëhet fjalë për të paktën 55 persona në total nga 33 familje.

Report Tv sjell sot pamjet nga situata në qytetin e Vlorës, ku rrugë e lagje janë ende nën ujë. Më problematike situata mbetet në disa lagje, ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagjja ‘Kushtrim’, lagja ‘Rilindja’, ‘Skela’, ‘Pavarësia’, rruga ‘Hasan Kushta’ rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. Ende nuk ka një bilanc të dëmeve të shkaktuara në biznese e banesa, ndërsa autoritetet vendore pritet të nisin me një analizë.

Vlora dje ishte në pushtetin e ujit, ndërsa çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të vërshojë nëpër qytet, lagjet kryesore biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme. Si asnjëherë më parë, të gjitha rrugët e qytetit u pushtuan nga uji dhe lagjet u bllokuan ku niveli i ujit arriti deri 50-60 cm. Uji, si rrjedhë lumenjsh që kalonte nëpër rrugë, mori me vete çfarëdo i doli para, karriget dhe tavolinat e lokaleve, koshat e mbeturinave duke i spostuar në sheshin e Flamurit.

Në ndihmë të bashkisë Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, dërguan 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake. Reshjet pushuan në orën 19:00 por deri në këtë orë sipas autoriteteve, sasia e reshjeve ishte sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.

Dëmi më i madh përllogaritet për bizneset, ndonëse ende nuk ka një bilanc. Një farmacist nga Vlora, Fotaq Veneti, përshkruan me dhimbje dëmin e madh që i është shkaktuar biznesit të tij, në rreth 100 mijë euro. “Niveli i ujit arriti rreth gjysmë metri brenda farmacisë. Humbja ime mund të jetë rreth 100 mijë euro”, thotë ai, ndërsa rrëfen momentet e frikës kur ishte i mbyllur brenda, pa mundur të dalë.

“Kam farmaci. Një dëm shumë i madh, s’mund të them një vlerë fikse por diku tek 100 mijë euro produkte farmaceutike. Qepeni ka qenë i mbyllur për të penguar pjesën e përmbytjes, por duke ditur që ngelëm brenda kemi telefonuar për të dalë jashtë se situata arriti deri në 50 cm ujë brenda. Kemi qëndruar 2 orë brenda. Janë pothuajse 20-50 biznese gjithë kjo rrugë. Kjo është hera e disatë, si një katastrofë”, tha Fotaq Veneti, pronar i një farmacie. Përparim Çelajt, pronarit të një marketi, i cili tregon për dëmin e pësuar që arrin në 5 milionë lekë të vjetra. Ashtu si shumë të tjerë, ai thotë se është dëshmitar i përmbytjeve që ndodhin çdo dimër, duke u përballur me të njëjtën sfidë pa asnjë ndihmë. “U bllokova në dyqan, nuk dilja dot,” thotë ai, duke përshkruar prurjet e mëdha të ujit që e lanë të izoluar në dyqan.

“Gati 5 mln lekë të vjetra dëm, shumë keq situata. Ndodh vit për vit këtu. Hall i madh. U bllokova në dyqan nuk dilja dot. Ishin prurje të mëdha”, tha Përparim Celaj, pronar i një marketi.

Dhembja pasqyrohet edhe në fjalët e Fatjon Ruçit, pronarit të një lokali, i cili dëshmon se ka humbur më shumë se 20 milionë lekë nga përmbytjet e përsëritura.

“Dimër për dimër, këtu bëhet det. Jemi të detyruar ta rregullojmë çdo gjë nga vetja. Shteti nuk merr masa. Dëmi mund të jetë 1 milionë lek për pastrime, lyerje minimumi. Po jemi përmbytur nga 20 herë, më kanë vajtur 20 mln lekë, askush s’do t’ia dijë”, thotë ai, me një ndjenjë të thellë zhgënjimi.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara. 55 persona janë evakuaar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuar me bashkëpunim me shtabin e emergjencave.

“Jemi në terren. Ka zona ku mund të ketë ankesa nga qytetarë, por reagimi ka qenë maksimal. Është edhe numri i mjeteve që na kufizon të reagojmë në moment në çdo segment, po e kemi marrë me prioritete, aty ku prezenca e ujit është më e madhe, aty ku ka akses më ët madh të qarkullimit të mjeteve duhet ët reagojmë më shpejt, një rast është edhe këtu ‘Albano dhe Romina’. Rast që përsëritet çdo vit sa herë ka prurje reshjesh më shumë se normale, ka rënë 1800 mm shi.

Janë gati 55 banorë që janë evakuuar, janë asistuar me veshmbathje dhe ushqime, jemi duke bërë database me informacionet për të marrë masat për suportin financiar për dëmet që janë shkaktuar në banesa.

Lindja e diellit ka nxjerrë në pah deh dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe rrëshqitja e dherave gjatë pasdites së djeshme në qarkun e Vlorës.

Bajpasi që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum është i bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga mali.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Ish-presidenti deklaroi se toka e klubit “Partizani” ishte blerë nga italianët, dhëndri i Berishës padit Alfred Moisiun për shpifje në gjykatë

Publikuar më 14.07.2025
Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e...

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë se do ta padisë ish-presidentin në gjykatë për shpifje. Në një postim në Facebook, ai i cilëson shpifje deklaratat e ish-kreut të shtetit, i cili tha se toka […]

Lexo më shumë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Ndërtimet pa leje, kryeministri Rama: Çdo godinë do të rrafshohet, nuk është aksion, por reformë

Publikuar më 14.07.2025
Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë...

Nga Thethi e deri te ndërtimet pa leje në Jug e në të gjithë Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama pohoi se çdo godinë do të rrafshohet. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur dhe kandidatët e 11 majit për Tiranën, Rama tha se ky nuk është një aksion por reformë që do të vijojë gjatë. Kërkoi sërish […]

Lexo më shumë

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët hedhin molotovë ndaj fadromave të IKMT-së dhe tentojnë të djegin urën e drurit (VIDEO)

Publikuar më 11.07.2025
Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizitu...

Thethi, që duhej të ishte një nga destinacionet më të vizituara të verës për bukuritë e tij natyrore, këto ditë është shndërruar në epiqendrën e një kaosi të vërtetë. Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve pa leje ka përshkallëzuar përplasjet me banorët, duke kulmuar ditën e sotme me përdorimin e molotovëve ndaj mjeteve të […]

Lexo më shumë

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama ultimatum kryetarëve të bashkive: Deri ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Publikuar më 11.07.2025
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Dur...

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me Kryebashkiakët në Durrës, ka dhënë ultimatum që të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë të shkarkuar deri ditën e hënë. “Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative […]

Lexo më shumë

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

U mbyt në Liqenin e Shkodrës pasi shpëtoi 2 turistët izraelitë, qeveria shpall “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali

Publikuar më 10.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin so...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës. “U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të […]

Lexo më shumë

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Deputetja e PS-së mbron ndërhyrjen e qeverisë në Theth: U prek një plagë që po thellohej, natyra dhe historia nuk falin. Banori: Turistët po largohen nga frika, aksioni duhet të kryhej në një periudhë tjetër 

Publikuar më 10.07.2025
Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhje...

Marjana Koçeku e cila fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialiste, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët kanë zbarkuar për të shembur ndërtimet pa leje në zonë. Marjana Koçeku shprehet në rrjete sociale se në […]

Lexo më shumë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Myslim Murrizi: Me këta mender drejtues e deputetë bythecë të PD, që i urrejnë dhe në lagjet e tyre, “revolucioni” do të ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik qe i mendon njerëzit si ushtarë

Publikuar më 10.07.2025
Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtues...

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou, ngjasme po “vriten” për demokracinë, siç bënë katër vitet e shkuara. “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbezon e nuk flet më per “masakren” zgjedhore qe do gjenin gjate “rinumerimit” nga patronazhistet […]

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike, në Theth banorët përleshen me policinë. Banori shpërthem në lotë: Ikën kursimet e një jete! Ishte e vetmja mënyrë për të mbijetuar

Publikuar më 09.07.2025
Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin nd...

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja ligjore. Rama njofton se problemet për “tokat e xanuna në kurriz të komunitetit”, do të adresohen rrënjësisht me një reformë të re ligjore të kontrollit e të zhvillimit të territorit. Po ashtu, kreu […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda