×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U arrestua në Norvegji për 150 kg kokainë, Gjykata e Sarandës shpall në kërkim zhytësin profesionist për vdekjen e 29-vjeçares britanike

Gjykata e Sarandës ka marrë vendim ditën e djeshme për të deklaruar të ikur 47-vjeçarin Saimir Kushova, një zhytës profesionist i cili prej më shumë se 1 viti e gjysmë ndodhet i burgosur në Norvegji për trafik droge por në Sarandë po hetohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” pas vdekjes së një 29-vjeçareje angleze gjatë zhytjes me ekspeditën e tij.

Rebecca Gannon

Saimir Kushova, prind i tre fëmijëve, drejtonte në Sarandë ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, e angazhuar edhe në nisma sociale në qytet, kryesisht për pastrimin e detit. Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej me ekspeditën e Kushovës, 29-vjecarja britanike Rebecca Gannon. Për ngjarjen Saimir Kushova u arrestua por u la i lirë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “garancia pasurore në vlerën 1.5 milionë lekë të reja” dhe “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, çdo javë, ditën e hënë ora 13:00”. Por disa kohë më pas, 47-vjeçari filloi mos ta zbatonte masën e sigurisë çka detyroi Prokuroren Alba Dhima të kërkonte konfiskimin e shumës 1.5 milionë lekë të reja dhe kalimin e saj në favor të shtetit ndërsa ditën e djeshme gjyqtari Fatmir Ndreu e deklaroi të ikur Saimir Kushovën në një seancë të posaçme.

Saimir Kushova

Saimir Kushova rezulton i dënuar me 15 vjet heqje lirie në Norvegji nën akuzën e trafikut të drogës. Ai u arrestua në 13 prill 2023 në Husnes të Norvegjisë së bashkë me 5 polumbarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve një femër. Ata ishin rekrutuar për të nxjerrë katër çanta nga anija “Nordloire” e cila vinte nga Brazili. Në çanta ndodheshin plot 150 kg kokainë të cilat u sekuestruan nga policia. Policia norvegjeze e kishte filmuar grupin e shqiptarëve gjatë lëvizjes së tyre në zonë dhe ndërhyri sapo u nxorr kokaina. Pas arrestimit të të dyshuarve, policia gjeti gjithsej 8 telefona të shpërndarë mes gjashtë personave. Të dyshuarit i përdorën këto për komunikim të koduar në aplikacionet “Signal” dhe “Session”.

Nga 6 të dyshuarit, njëri ndërroi jetë në burg. Në Qershor të këtij viti, 4 meshkuj të moshës nga 26-47 vjeç u dënuan nga 10 vjet e 4 muaj deri në 15 vjet burgim, ndërsa femra 33-vjecare me 4 vjet e 9 muaj. Gjatë procesit Kushova mbajti qëndrim mohues, ndërsa disa të pandehur të tjerë pranuan akuzën. Kishte mes tyre që thanë se mendonin se do të nxirrnin hashash e jo kokainë nga anija. Disa të pandehur pretenduan gjithashtu se kishin pasur kërcënime të familjes dhe se çuditërisht një avokat italian kishte kontaktuar familjet e tyre në Shqipëri për të marrë në ngarkim çështjen duke e quajtur edhe këtë një formë kërcënimi.

Gjatë inspektimit të qelisë së Saimir Kushovës, policia norvegjeze gjeti këtë tekst të shkruar në mur: “Tel i zi sështë toni. Erdhëm për pushime. Është hera e parë që i shoh se dinim se ku do na conin. Na cuan me zor nuk na kërcënuan po kuptova që nëse do kundërshtonim do na bënin keq. Ne sdonim të zhyteshim natën. Skemi fol për lek asnjëher. Na paguan udhëtimin. U lidhëm me një agjenci biletash. (Pjesa tjeter e paqartë)”. Policia nuk arriti të kuptonte se për kë ishte drejtuar ky mesazh i shkruar në qeli. /Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Vlora ‘zgjohet’ nën ujë, 33 familjet e evakuuara kalojnë natën në konvikt! Dëme të mëdha në banesa e biznese, dherat bllokojnë edhe bajpasin

Vlora ‘zgjohet’ nën ujë, 33 familjet e evakuuara kalojnë natën në konvikt! Dëme të mëdha në banesa e biznese, dherat bllokojnë edhe bajpasin

Publikuar më 05.10.2024
Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pas stuhisë. Situ...

Qyteti i Vlorës është zgjuar nën ujë, pas stuhisë. Situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt. Bëhet fjalë për të paktën 55 persona në total nga 33 […]

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët azili privat në Tiranë, 17 të moshuar të lënduar

Përfshihet nga flakët azili privat në Tiranë, 17 të moshuar të lënduar

Publikuar më 05.10.2024
Një azil privat në kryeqytet është përfshirë nga flakët gjat...

Një azil privat në kryeqytet është përfshirë nga flakët gjatë natës. Disa të moshuar të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet për 17 persona të lënduar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e detajeve të ngjarjes. Azil privat ndodhet në […]

Lexo më shumë

Tarifa deri në 45 për qind, çfarë pritet të ndodhë pas hetimeve të Bashkimit Evropian ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë?

Tarifa deri në 45 për qind, çfarë pritet të ndodhë pas hetimeve të Bashkimit Evropian ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë?

Publikuar më 05.10.2024
Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fu...

Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë pas një votimi që ndau shtetet anëtare të bllokut në dysh. Komisioni vendosi tarifa që shkojnë nga 7.8 për qind për makinat e markës Tesla, deri në 35.3 për qind për […]

Lexo më shumë

“Lonely Planet”: Vizitoni Shqipërinë dhe përjetoni një copëz të parajsës

“Lonely Planet”: Vizitoni Shqipërinë dhe përjetoni një copëz të parajsës

Publikuar më 05.10.2024
Ju mund të jeni duke planifikuar pushimet verore të vitit të...

Ju mund të jeni duke planifikuar pushimet verore të vitit të ardhshëm. Ndoshta po mendoni për vende si Greqia, Italia dhe Kroacia – por do të preferonit më pak turma vizitorësh dhe çmime më të përballueshme. Ne ju rekomandojmë të vizitoni fqinjët e tyre të bukur, Shqipërinë dhe Malin e Zi, sipas një artikulli të […]

Lexo më shumë

Ekzekutimi i kreut të Hezbollahut, publikohen pamjet e sulmit izraelit në selinë nëntokësore të Nasrallah (VIDEO)

Ekzekutimi i kreut të Hezbollahut, publikohen pamjet e sulmit izraelit në selinë nëntokësore të Nasrallah (VIDEO)

Publikuar më 04.10.2024
Publikohen pamjet nga sulmi izraelit në selinë nëntokësore t...

Publikohen pamjet nga sulmi izraelit në selinë nëntokësore të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Liban. Vdekja e Nasrallah ka rritur përshkallëzimet e luftës në Lindjen e Mesme, ku më datë 1 tetor, Irani sulmoi me rreth 200 raketa Izraelin. Sulmi ndaj ish-kreut të Hezbollahut u zhvillua në Bejrutin jugor dhe kishte në shënjestër një […]

Lexo më shumë

Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese, probleme edhe në qytete të tjera (VIDEO)

Vlora në kolaps pas reshjeve të dendura, uji vërshon nga të gjitha anët në banesa dhe biznese, probleme edhe në qytete të tjera (VIDEO)

Publikuar më 04.10.2024
Moti i keq i shoqëruar me reshje të intensitetit të pazakont...

Moti i keq i shoqëruar me reshje të intensitetit të pazakontë ka shkaktuar probleme të shumta në disa zona të vendit, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, situata në Vlorë është rënduar ndjeshëm për shkak të prurjeve të mëdha dhe problemeve në stacionet e pompimit. […]

Lexo më shumë

Synohet “paralizimi” i Tiranës, zbulohen detaje nga protesta kombëtare e thirrur nga PD më 7 Tetor! Rrugët që do të bllokohen dhe fletëthirrja për qytetarët

Synohet “paralizimi” i Tiranës, zbulohen detaje nga protesta kombëtare e thirrur nga PD më 7 Tetor! Rrugët që do të bllokohen dhe fletëthirrja për qytetarët

Publikuar më 04.10.2024
Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t...

Kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga opozita më 7 Tetor në Tiranë. Beriaha u shpreh se protesa zhvillohet për një qeveri teknike dhe zgjedhje të drejta. i shtoi se tubimi buron “nga idealet dhe ndërgjegjja e çdo qytetari shqiptar”. Sali Berisha: Thirrja ime është ditën […]

Lexo më shumë

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjigjikale në QSUT, kryeministri Edi Rama del nga spitali

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjigjikale në QSUT, kryeministri Edi Rama del nga spitali

Publikuar më 04.10.2024
Kryeministri Edi Rama ka dalë nga spitali një ditë pasi iu n...

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga spitali një ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Kreu i qeverisë e kaloi natën në QSUT dfhe u largua nga spitali mëngjesin e sotëm (4 Tetor). Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në sqarimin […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda