Gazetari i sportit Ervin Baku, është kërcënuar me jetë.
Ai ka njoftuar se ditën e sotme ka depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, te Drejtori i krimit kibernetik, kallëzim penal për të gjitha kërcënimet e bëra në adresë të tij.
Baku ka nxitur reagime të shumta në rrjet, pas një paraqitjeje të tij në një lidhje direkte, i veshur me fanellën e Serbisë.
Gazetari Ervin Baku për bluzën që revoltoi rrjetin: E ndaj sportin nga politika
“Unë jam njeri i sportit, ajo është një fanellë që e vesha pasi ishte dhuratë nga trajneri i volejbollit të femrave të Serbisë që zhvilloi kampionatin ballkanik në Tiranë muajin e kaluar. S’kisha as një paramendim dhe asnjë prapamendim. E dyta, jam shumë më patriot se sa ata që më kryqëzojnë sot, patriotizmin tim e kam vërtetuar shumë herë, e kam çuar flamurin e Shqipërisë në Beograd dhe në Strumica të Maqedonisë. Çështjen Çame në Parlamentin Evropian e kam ngritur unë për herë të parë në vitin 2006 në Strasburg.
Unë mendoj që sporti është paqe, nuk është luftë. Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës për krimet çnjerëzore… Unë i kërkoj ndjesë çdonjërit dhe çdonjërës, nuk kam bërë asgjë me qëllim. Nuk e bëj për të dukur, ka qenë thjesht sport, ka qenë një fanellë sporti. E ndaj sportin nga politika.”- ka deklaruar Baku pasi fotoja e tij me bluzen me flamurin serb shkaktoi polemika”- shkroi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/