×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Ai miu i kanaleve dhe xhuxhi hormonal”, zbulohen bisedat poshtëruese ndaj Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës

Sulme të ashpra, ofendime të vërteta drejtuar Lionel Messit nga ish-drejtuesit e Barcelonës. Kjo është ajo që del nga disa biseda të përgjuara nga policia katalanase dhe të publikuara nga “Sport”, që datojnë në fillim të vitit 2021, kur argjentinasi po hynte në muajt e fundit të kontratës me katalanasit. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë etiketohet si “miu i kanalizimeve” dhe “xhuxhi hormonal”, ku akuzohet se ka vendosur një diktaturë të brendshme brenda klubit në lidhje me politikat e transferimit dhe rinovimit.

Protagonistët e bisedave në Whatsapp janë ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, ish-CEO Oscar Grau, drejtori financiar Pancho Schroder, drejtori i Strategjisë dhe Inovacionit Javier Sobrino dhe menaxherë të tjerë si Jordi Moix, Oriol Tomas dhe David Bellver. Megjithatë, më elokuenti nga të gjithë është Roman Gomez Ponti, në atë kohë krehu i shërbimeve ligjore të Barçës, nga pajisjet elektronike të të cilit rrjedhin përgjimet e Mosses d’Esquedra.

Shkëmbimet e mendimeve për grupin , ndizen në një mënyrë të veçantë në ditën kur gazeta “El Mundo” publikon detajet e kontratës së Messit. Është janari i vitit 2021 dhe epoka e Bartomeu tashmë ka përfunduar disa muaj më parë.

Roman Gomez Ponti dhe Messi

“Barto, nuk mund të jesh kaq i sjellshëm me këtë miun e kanalizimeve. Klubi i dha atij gjithçka dhe ai na e shpërbleu duke vendosur një diktaturë nënshkrimesh, transferimesh, rinovimesh, sponsorësh. Ai nuk ishte i gatshëm të ulte rrogën e tij në kohën e pandemisë, madje tha që as Suarezit dhe Jordi Albës. Dhe mbi të gjitha akumulimi i shantazheve dhe vrazhdësisë që klubi dhe ne që punojmë për të kemi pësuar nga ky xhuxh hormonal që ia ka borxh jetën Barcelonës”, tha Ponti në drejtim të ish-presidentit.

Ish-kreu i shërbimeve ligjore Blaugrana më pas zbulon se Messi në vitin 2020 do të kishte bërë presion që të mos ulte pagën e tij dhe të mikut të tij Suarez: “Kur gjërat shkojnë keq (referenca është në vitin e shpërthimit të pandemisë) ju merrni mesazhin mitik: ‘President, uli rrogat e të tjerëve, por mos më prek mua dhe Luisin’. Le të shpresojmë që ai të kalbet mes indiferencës së njerëzve, që është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë”.

Bartomeu nuk distancohet nga kolegu i tij : “Jam dakord për shumë gjëra, por Barça është e para dhe ky lloj artikulli (ai i El Mundo) dëmton imazhin e klubit”. Në bisedë ngrihet dyshimi se ka qenë presidenti aktual Joan Laporta ai që ka nxjerrë në media të dhënat nga kontrata e Messit, edhe pse Bartomeu nuk është plotësisht i bindur. “Ne e kemi dëgjuar Leon shumë herë, jo gjithmonë, por shumë herë”, vazhdon ish-numri një, i cili përdor tone padyshim më të qeta. “Kjo kontratë pa një pandemi do të ishte plotësisht e pranueshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, Liverpool bën gjestin human ndaj familjes së 28-vjeçarit

Publikuar më 05.07.2025
Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dh...

Familjarë, miq të ngushtë dhe bashkëlojtarë nga Liverpool dhe kombëtarja portugeze janë mbledhur në Gondomar, Portugali, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik të enjten. Ceremonia mortore u mbajt në kishën Igreja Matriz de Gondomar, ndërsa një ditë më […]

Lexo më shumë

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Derbi ballkanas Shqipëri-Serbi u mbyll në barazim dhe pa incidente, gazeta britanike “The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller

Publikuar më 08.06.2025
Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të th...

Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të thuash se sfida përfundoi në paqe. “The Guardian” ka bërë një artikull për ndeshjen, ku tregon me detaje gjithçka ndodhi para, gjatë, e pas sfidës. Prestigjiozja e njohur nuk heziton të tregojë gjithçka, që nga atmosfera në stadium, ndërprerjet e ndeshjes, sharjet e tifozëve, penalltia […]

Lexo më shumë

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Armando Duka flet para ndeshjes: Skuadra të mos ngarkohet emocionalisht, fitorja kundër Serbisë do të më gëzonte sikur kualifikimi në Botëror

Publikuar më 07.06.2025
Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Arma...

Në prag të ndeshjes ndaj Serbisë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Klan News ka folur për përmbylljen me sukses të Europianit U-17 të zhvilluar në Shqipëri dhe për sfidat e radhës kualifikuese të Kombëtares për Kupën e Botës. Arritjet e këtij viti – Në këtë ditë të rëndësishme, para një sfide kaq […]

Lexo më shumë

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja për Kualifikueset e Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar më 07.06.2025
Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të r...

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Kjo është një ndeshje rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë. Shqipëria […]

Lexo më shumë

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

 Sylvinho flet para ndeshjes me Serbinë: Rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në lojë për 3 pikët

Publikuar më 06.06.2025
Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, ...

Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të këtij takimi të rëndësishëm, ku preku tema të ndryshme. ” Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është […]

Lexo më shumë

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Arrestohen tre persona që shitën bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, “Tifozat Kuq e Zi” njoftojnë se do ta ndjekin ndeshjen në lulishte

Publikuar më 05.06.2025
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attent...

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, duke goditur një rast të rishitjes së paligjshme të biletave për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, e cila do të mbahet më 7 qershor. Hetimet nisën pas informacioneve të siguruara se në një profil në rrjetin social Instagram, tregtoheshin bileta me çmime shumë herë më të larta […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Ndahet nga jeta Sabah Bizi, legjenda e futbollit shqiptar u shua në moshën 79-vjeçare

Publikuar më 16.01.2025
Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nder...

Ndërron jetë legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi. Nderi i kombit ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Ai ka lindur në Shkodër më 26 janar 1948. Duke patur shtëpinë pranë stadiumit aty, u dashurua shumë shpejt me futbollin. Vitet kalonin dhe së bashku me të dhe dëshira e tij për t’u marrë me këtë sport […]

Lexo më shumë

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Zyrtare, goditje e madhe për Serbinë, pa tifozë ndaj Shqipërisë në Tiranë, ende nuk dihet për ndeshjen e kthimit në Beograd

Publikuar më 13.12.2024
Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në o...

Pasi u hodh shorti i kualifikueseve për Botërorin 2026, në orët e vona të kësaj të premteje, UEFA zyrtarizoi edhe kalendarin. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare. Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda