×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tregon në Kuvend parapaskenat e sulmeve personale ndaj tij: Qëndrimi për udhëzimin e tarifave të Përmbaruesve Privat, arsyeja e kallëzimeve

Raportimi në Kuvend i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka nxjerr një pah disa nga arsyet pse ky i fundit është sulmuar personalisht dhe kallëzuar nga Shoqata e Përmbaruesve Privat.

Gent Sejko është pyetur nga deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj për një vendim të vitit 2017 i miratuar nga Gazment Bardhi asokohe, ministër i Drejtësisë i qeverisë teknike, udhëzim që rriti tarifat e përmbarimit privat në vend. Resuli e ka pyetur Guvernatorin nëse çështja e microkrediteve dhe sulmet ndaj tij kanë lidhje dhe me një udhëzim për tarifat e përmbaruesve të miratuar nga Gazment Bardhi në vitin 2017.

“Nga përgjigja juaj duket qartësisht se procedurat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë qenë korrekt dhe ligjore. Por ju përmendët çështje që lidhen me zyrat përmbarimore dhe meqenëse jemi këtu, pyetja ime ka lidhje me një udhëzim të datës 28 qershor të vitit  2017, nga Ministri të Drejtësisë të qeverisë teknike i asaj kohe (Gazment Bardhi), udhëzim i përbashkët 385/7 “për caktimin e tarifave dhe shërbimin e ofruar nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”.

Po shkoj të pyetja si ka interferuar në punën e institucionit tuaj apo qoftë dhe me institucionet e Microkreditit ky udhëzim?”, u shpreh deputetja e PS.

REAGIMI I SEJKOS

Por gjatë përgjigjes, Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka deklaruar në Parlament se e ka kundërshtuar këtë udhëzim për tarifat e përmbaruesve privat, pasi sipas tij ka rritur kostot për shërbimet e qytetarëve.

Madje, Sejko ka shtuar se, ky udhëzim është një nga arsyet pse është sulmuar nga Shoqata e Përmbaruesve Privat.

“Nëse s’jam gabim për këtë udhëzim të viti 2017, unë kam qenë në detyrë, jam marrë jo vetëm nga Ministria e Drejtësisë, por edhe nga Ministria e Financave, nga ty dyja ministritë, ka patur një udhëtim të përbashkët i asaj periudhe, ka patur një reagim të fortë nga sistemi bankar kundër këtij udhëzimi pasi rriste fite e përmbaruesve në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkonte parapagim pa u kryer puna. Ndërkohë që kjo rëndonte mbi qytetarët shqiptarë, pasi bankat do t’ua faturonin klientëve.

Natyrisht që ky udhëzim do të rriste fite për qytetarët, por edhe kostot  për qytetarët, pasi kostot e kredive që do kalonin në përmbarim, bankat do të ishin të detyruara të kalonin një fit duke mos patur të qartë rezultatin e procesit dhe përfundimin e përmbarimit.

Ka pasur një debat të gjatë disa vjeçar është kundërshtuar nga zyrat e përmbarimit nuk i di detajet pasi vetë Shoqata e Bankave i ka ndjekur nuk kam qenë i përfshirë në këtë proces, por kam qenë në dijeni të disa shkresave për dijeni, pasi Shoqatat e Bankave e kanë ndjekur me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe me bankat. Mesa di kjo çështja ka shkuar deri në Gjykatën kushtetuese dhe e ka rrëzuar këtë udhëzim, por është një nga elementet që përmbaruesit janë të pakënaqur me Bankën e Shqipërisë dhe më akuzojnë mua personalisht mesa kuptoj…Ky udhëzim është një nga esenca e faktit që kam marrë dhe kallëzime nga Shoqata e Përmbaruesve, por duhet kuptuar që nuk ka rol Banka e Shqipërisë.

Bankat janë institucione subjektet entitete juridike të pavarura dhe kanë shoqatat e tyre dhe negociojnë direkt. Natyrisht në si Bankë Shqipërie interesohemi për mbarëvajtjen e sistemit bankar… Natyrisht që ky udhëzim ndikon në xhepat e qytetarëve sepse bankat fitë dhe komisionet ia faturojnë qytetarëve, problemi është që me rastin e pyetjes tuaj dua të theksoj, duhet kuptuar mirë për detyrimet ligjore që ka Banka e Shqipërisë, shpesh herë Bankës së Shqipërisë i atribuohen fuqi ligjore dhe atribute që nuk i ka.

Ne nuk mund t’i urdhërojmë dot bankat e nivelit të dytë jashtë kuadrit ligjor, dhe s’e kemi bërë. Ne nuk ndërhyjmë, ne ndërhyjmë në sistemin financiar bankar aty ku ligji na detyron në funksion të stabilitetit financiar të ruajtjes së kursimeve të qytetarëve, marrëdhëniet tregtare të biznesit me kontrata apo me marrëveshje të çfarëdoshme apo me vendime të Këshillit të Ministrave të cilat janë jashtë tagërit të Bankës së Shqipërisë, ne mund të ndërhyjmë për koordinim, por nuk kemi asnjë tagër dhe praktikisht nuk kemi ndërhyrë për këtë udhëzim, është zgjidhur dhe është një kërkesë e Shoqatës së Përmbaruesve. Pra Shoqata e Bankave dhe Shoqata e Përmbaruesve do duhet ta gjejnë bashkë dakordësinë me njëra-tjetrën.  Por edhe ne na kanë përfshirë dikur dhe unë nuk kam dashur të përfshihem në këtë marrëdhënie palësh”, u shpreh Guvernatori.

REPLIKA E BARDHIT

Gazment Bardhi, ish-ministri teknik i Drejtësisë ka sqaruar miratimin e këtij udhëzimi, duke thënë se propozimi është bërë nga dy paraardhësit e tij dhe se prej vitesh mbahej i bllokuar në Ministrinë e Financave.

“Kur përmend ministrin e teknik të Drejtësisë ki guximin të përmendësh dhe emrin sepse ministri teknik që iu referove jam unë, po është e vërtetët që unë kam nënshkruar bashkë me ministrin e Financave udhëzimin për tarifat. E shpjegoi pak zotëria, por e ngatërroi pasi nuk ka lidhje me çështjen. Behet fjalë për tarifat e ushtrimit të veprimtarisë së përmbarimit, kishte një luftë të hapur mes Shoqatës së Bankave dhe Dhomave të Përmbarimit, luftë që është zhvendosur në Komisionin e Ligjeve kur e drejtonte Zoti Xhafaj. Shoqatat e Bankave pretendonin që tarifat nuk duhet të ndaheshin në dy faza, pra ajo që dha Guvernatori parapagim dhe tarife suksesi.

Dhoma e Përmbarimit Privat kishte propozuar me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë së kohës që tarifa të ndahen në dy faza, parapagim dhe tarifë suksesi. Në diskutimet në Komisionin e Ligjeve ju si maxhorancë, jo opozita i dhatë të drejtë Përmbaruesve Privat dhe në ligj u vendos që tarifa e përmbarimit ndahet në dy faza, në ligjin e votuar nga ju dhe jo nga ne, në parapagim dhe tarifa e suksesit.

Ngarkonte ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave që ishte shkurti i viti 2017 të miratonin udhëzimin e ri. Dy paraardhësit e mi kishin bërë propozimin në Ministrinë e Financave draftin përkatës për bashkefirmosje. Drejtuesit i Shoqatës së Bankave që ishte ish drejtori i Kabineti ti Ministrit të Financave të kohës në një lobim tek ministri i Financave shoku juaj në arrati Arben Ahmetaj kishte bllokuar me argumentin që ishte ezauruar me miratimin e ligjit nga ju jo nga ne që tarifa nuk do duhet të ndaheshe në dy faza.

Në momenti që u ndryshua ministri i Financave, ministria e Financave kthye përgjigjen për draftin që kishin dërguar dy paraardhësit e mi, jo një po dy.

Afati për miratimin e udhëzimin, ministri i Drejtësisë i ka letrat dhe i ftoj ti bëj publike. Unë nuk kisha as kompetencë të caktojë tarifa as të bëja politika pasi isha ministër teknik, s’do propozoja unë tarifa, ato ishin propozuar nga dy ministra politik. Të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe unë nuk kisha asnjë të drejtë të ndërhyja në atë politike qeveritare që dy paraardhës të mi i kishin propozuar në Ministrinë e Financave”, është shprehur Bardhi.

DISKUTIMET  NE KUVEND

Pranvera Rezulaj: I nderuar Guvernator!

Në lidhje me debatin që ndodhi me abuzimet me qytetarët për institucionet e Microkredive, a mendoni se duhet të këtë ndryshime rregullative apo ligjore për të mbrojtur konsumatorëve kredimarres.  Meraku që kam është se ne do duhet ti mbrojmë këta konsumator kredimarrës së pari nga vetja sepse këta kërkojnë që me presionet e shoqërisë për të pasur një standard më të mirë të marrin një shërbim pa pritur kohën për të mbledhur kursime.

Nga ana tjetër janë dhe nen presionin e institucioneve kredidhënëse qofshin bankat e nivelit të dytë apo qofshin institucione financiare jo bankare që nënpresionin e konkurrencës për të zgjeruar tregun kërkojnë dhe ushtrojnë një llojë presioni ndaj këtyre kredimarrësve.  Dhe pse jo ti mbrojmë edhe nga abuzuesit. Nga përgjigja juaj duket qartësisht se procedurat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë qenë korrekt dhe ligjore. Por ju përmendët çështje që lidhen me zyrat përmbarimore dhe meqëse jemi këtu, pyetja ime ka lidhje me një udhëzim të datës 28 qershor të vitit  2017, nga Ministri të Drejtësisë të qeverisë teknike i asaj kohe (Gazment Bardhi), udhëzim i përbashkët 385/7 “për caktimin e tarifave dhe shërbimin e ofruar nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”. Po shkoj të pyetja si ka interferuar në punën e institucionit tuaj apo qoftë dhe me institucionet e Microkreditit ky udhëzim?

Guvernatori i BSH, Gent Sejko:  Nëse s’jam gabim për këtë udhëzim të viti 2017, unë kam qenë në detyrë, jam marrë jo vetëm nga ministria e Drejtësisë, por edhe nga Ministria e Financave, nga ty dyja ministritë, ka patur një udhëtim të përbashkët i asaj periudhe, ka patur një reagim të fortë nga sistemi bankar kundër këtij udhëzimi pasi rriste fite e përmbaruesve në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkonte parapagim pa u kryer puna. Ndërkohë që kjo rëndonte mbi qytetarët shqiptare, pasi bankat  do t’ia faturonin klientëve. Natyrisht që ky udhëzim do të rriste fite për qytetarët, por edhe kostot  për qytetarët, pasi kostot e kredive që do kalonin në përmbarim, bankat do të ishin të detyruara të kalonin një fit duke mos patur të qartë rezultatin e procesit dhe përfundimin e përmbarimit.

Ka pasur një debat të gjatë disa vjeçar është kundërshtuar nga zyrat e përmbarimit nuk i di detajet pasi vetë Shoqata e Bankave i ka ndjekur nuk kam qenë i përfshirë në këtë proces, por kam qenë në dijeni të disa shkresave për dijeni, pasi Shoqatat e Bankave e kanë ndjekur me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe me bankat. Mesa di kjo çështja ka shkuar deri në Gjykatën kushtetuese dhe e ka rrëzuar këtë udhëzim, por është një nga elementet që përmbaruesit janë të pakënaqur me Bankën e Shqipërisë dhe më akuzojnë mua personalisht mesa kuptoj…
Ky udhëzim është një nga esenca e faktit që kam marrë dhe kallëzime nga Shoqata e Përmbaruesve, por duhet kuptuar që nuk ka rol Banka e Shqipërisë.

Bankat janë institucione subjektet entitete juridike të pavarura dhe kanë shoqatat e tyre dhe negociojnë direkt.  Natyrisht në si Bankë Shqipërie interesohemi për mbarëvajtjen e sistemit bankar… Natyrisht që ky udhëzim ndikon në xhepat e qytetarëve, sepse bankat fitë dhe komisionet ia faturojnë qytetarëve, problemi është që me rastin e pyetjes tuaj dua të theksoj, duhet kuptuar mirë për detyrimet ligjore që ka Banka e Shqipërisë, shpesh herë Bankës së Shqipërisë i atribuohen fuqi ligjore dhe atribute që nuk i ka.

Ne nuk mund ti urdhërojmë  dot bankat e nivelit të dytë jashtë kuadrit ligjor, dhe s’e kemi bërë. Ne nuk ndërhyjmë, ne ndërhyjmë në sistemin financiar bankar aty ku ligji na detyron në funksion të stabilitetit financiar të ruajtjes së kursimeve të qytetarëve, marrëdhëniet tregtare të biznesit me kontrata apo me marrëveshje të çfarëdoshme apo me vendime të Këshillit të Ministrave të cilat janë jashtë tagërit të Bankës së Shqipërisë, ne mund të ndërhyjmë për koordinim, por nuk kemi asnjë tagër dhe praktikisht nuk kemi ndërhyrë për këtë udhëzim, është zgjidhur dhe është një kërkesë e Shoqatës së Përmbaruesve. Pra Shoqata e Bankave dhe Shoqata e Përmbaruesve do duhet ta gjejnë bashkë dakordësinë me njëra-tjetrën.

Por edhe ne na kanë përfshirë dikur dhe unë nuk kam dashur të përfshihem në këtë marrëdhënie palësh.

bardhi

Gazment Bardhi- Resulajt: Kur përmend ministrin e teknik të Drejtësisë ki guximin të përmendësh dhe emrin sepse ministri teknik që iu referove jam unë, po është e vërtetët që unë kam nënshkruar bashkë me ministrin e Financave udhëzimin për tarifat. E shpjegoi pak zotëria, por e ngatërroi pasi nuk ka lidhje me çështjen. Behet fjalë për tarifat e ushtrimit të veprimtarisë së përmbarimit, kishte një luftë të hapur mes Shoqatës së Bankave dhe Dhomave të Përmbarimit, luftë që është zhvendosur në Komisionin e Ligjeve kur e drejtonte Zoti Xhafaj. Shoqatat e Bankave pretendonin që tarifat nuk duhet të ndaheshin në dy faza, pra ajo që dha Guvernatori parapagim dhe tarife suksesi.

Dhoma e Përmbarimit Privat kishte propozuar me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë së kohës që tarifa të ndahen në dy faza, parapagim dhe tarifë suksesi.  Në diskutimet në Komisionin e Ligjeve ju si maxhorancë, jo opozita i dhatë të drejtë Përmbaruesve Privat dhe në ligj u vendos që tarifa e përmbarimit ndahet në dy faza, në ligjin e votuar nga ju dhe jo nga ne, në parapagim dhe tarifa e suksesit.

Ngarkonte ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave që ishte shkurti i viti 2017 të miratonin udhëzimin e ri. Dy paraardhësit e mi kishin bërë propozimin në Ministrinë e Financave draftin përkatës për bashkefirmosje. Drejtuesit i Shoqatës së Bankave që ishte ish drejtori i Kabineti ti Ministrit të Financave të kohës në një lobim tek ministri i Financave shoku juaj në arrati Arben Ahmetaj kishte bllokuar me argumentin që ishte ezauruar me miratimin e ligjit nga ju jo nga ne që tarifa nuk do duhet të ndaheshe në dy faza. Në momenti që u ndryshua ministri i Financave, ministria e Financave kthye përgjigjen për draftin që kishin dërguar dy paraardhësit e mi, jo një po dy. Afati për miratimin e udhëzimin, ministri i Drejtësisë i ka letrat dhe i ftoj ti bëj publike.

Unë nuk kisha as kompetencë të caktojë tarifa as të bëja politika pasi isha ministër teknik, s’do propozoja unë tarifa, ato ishin propozuar nga dy ministra politik. Të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe unë nuk kisha asnjë të drejtë të ndërhyja në atë politike qeveritare që dy paraardhës të mi i kishin propozuar në Ministrinë e Financave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Më parë kandidoi për Berishën dhe Metën, Shemsi Prençi bëhet kandidati i parë për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Publikuar më 16.09.2024
Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistr...

Vetëm pak ditë pasi është hapur zyrtarisht gara për regjistrimin e kandidatëve për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është zbuluar edhe emri i parë për kandidat. Mësohet se Prençi ka qenë aplikuesi i parë për këtë post. Prençi ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu. Ai ka përfunduar studimet master […]

Lexo më shumë

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Atentati i dështuar ndaj Donald Trump, reagon sërish ish-presidenti, Biden dhe Harris në krah të rivalit të tyre. Si u pikas atentatori mes shkurreve

Publikuar më 16.09.2024
Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar sërish pas atentati të ndodhur në afërsi të fushës së tij të golfit në Floridën e Jugut. Ish-presidenti i cili sërish shpëtoi për mrekulli ka falenderuar Shërbimin Sekret dhe policinë lokale për punën e jashtëzakonshme që ata bënë me neutralizimin e menjëhershëm […]

Lexo më shumë

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Qeveria njoftoi indeksimin e pensioneve në tetor, pensionistëve do t’u shtohen vetëm 716 lekë në muaj

Publikuar më 16.09.2024
Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në filli...

Është paralajmëruar prej kohësh rritja e pensioneve në fillim të muajit tetor. Fundjavën që lamë pas u zbardh dhe VKM për mënyrën se si do të indeksohen pensionet. Sipas vendimit të Këshillit Administrativ të ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, i cili miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit […]

Lexo më shumë

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Pas Italisë, edhe Britania e Madhe kërkon të sjellë emigrantët, Shqipëria po shikohet nga BE-ja si “kosh” refugjatësh

Publikuar më 16.09.2024
Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e ...

Ka bërë lajm në Britaninë e Madhe një deklaratë e kryeministrit Keir Starmer, që sapo ka anuluar planin “Ruanda” i hedh sytë nga Xhorxhia Meloni për të bërë diçka të ngjashme me planin “Shqipëria”. I pyetur posaçërisht për skemën me të cilën Meloni po tenton të shkarkojë refugjatët në vendin tonë, Keir Starmer u përgjigj: “Po le ta […]

Lexo më shumë

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Ngjarje e rëndë në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket (Video)

Publikuar më 16.09.2024
Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se...

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, […]

Lexo më shumë

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Prokuroria liron paratë e shqiptarëve që mbaheshin “peng” nga kompanitë e mikrokredive, reagon ish-ministri i Financave: Të merren masa për të mbrojtur kredimarrësit

Publikuar më 16.09.2024
Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që...

Prokuroria ka vendosur lirimin e mijëra llogarive bankare që u përkisnin qytetarëve të cilët kishin marrë kredi tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Më 26 Gusht 2024 prokurorja Antoneta Sevdari ka marrë vendimin për lirimin e tyre në 11 banka. Përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e […]

Lexo më shumë

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Dështon atentati i dytë ndaj Trumpit, FBI gjen një kallashnikov pranë fushës së golfit. 58-vjeçari i dyshuar votoi për të në vitin 2016

Publikuar më 16.09.2024
Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “...

Një person është arrestuar dhe një pushkë sulmi u gjet pas “një atentati të dukshëm” ndaj Donald Trump. FBI deklaroi se Trump ishte duke luajtur një raund në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në West Palm Beach kur ndodhi incidenti. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw u tha gazetarëve se një agjent i Shërbimit Sekret – i […]

Lexo më shumë

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Hatixhja dhe Jashari ndëshkohen nga policia pas videove ku ecnin me shpejtësi skëterre, vajza e mbuluar reagon me ironi: Bravo policia, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot! (VIDEO)

Publikuar më 12.09.2024
Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fen...

Hatixhe Brika, e prezantuar si Hati, është kthyer në një fenomen dhe diskutim në tavolinat e shqiptarëve. Pasioni i saj dhe bashkëshortit të saj për makinat e luksit, zënë një pjesë të madhe të përmbajtjes në videot e saj.Si një çift aventurier, Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda