Mori pjesë në Parlamentin Europian, rikthehet në Shqipëri Fredi Beleri. Ku i fundit u rikthye për pjesën e mbetur të dënimit. “Nuk më vjen keq që të shkoj në qeli”, tha ai.
Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të bëjë paraqitjen e parë si deputet i PE. Sipas njoftimi, leja e Belerit do të niste në 15 korrik dhe përfundonin më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.
Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023. Që nga çasti i prangosjes e në vijimësi, Beleri ka kundërshtuar akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij, duke e konsideruar këtë një proces politik dhe ka apeluar vendimin. Por edhe Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur ta lërë në qeli. Në javën e parë të qershorit, Beleri u zgjodh deputet i Parlamentit Europian me rreth 237 mijë vota, duke u renditur i katërti në listën me 7 fitues që garuan nën siglën e partisë në pushtet në Greqi, “Demokracia e Re”.
Pak ditë më parë, Beleri i cili mori leje të pazakontë nga Drejtoria e Burgjeve shqiptare për të qenë në Strasburg për tu betuar si eurodeputet, betohet nga ana tjetër për mediat greke, se do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.
“Sigurisht që aventura ime gjyqësore do të marrë vite, sepse do të finalizohet në Strasburg. Do ta çoj deri në fund, besoj se është bërë një padrejtësi e madhe dhe kemi përpara një maratonë gjyqësore deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg”, shtoi Fredi Beleri.
Sakaq, ai thekson se do bëjë gjithçka për vetëvendosjen që nuk respektohet sipas tij në vendin tonë.
Në lidhje me kapacitetin e tij të ri si deputet në Parlamentin Evropian për minoritetin grek në Himarë, ai theksoi se “sigurisht që do të jetë prioriteti im të tregoj problemet me të cilat përballet në lidhje me sundimin e ligjit dhe të drejtën për vetëvendosje që nuk respektohet në Shqipëri.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/