×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Fredi Beleri pritet me akuza si vrasës, qëllohet me vezë dhe kos, Gazment Bardhi akuzon Ramën: Si skuth urdhëroi sulmin (VIDEOT)

Ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian për të marrë pjesë në takimin e 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Beleri ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit pas grupit të eurodeputetëve, teksa është përballur me praninë e madhe të mediave, por edhe akuza nga kalimtarë të rastit. Siç shihet në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, Belerit i kujtohet nga një qytetar Fatmir Shehu, oficeri i vrarë në Masakrën e Peshkëpisë, si dhe roja Arsen Gjini, një ngjarje për të cilën ka qenë i akuzuar. Po kështu ai është përballur me fyerje dhe akuza.

“Si ndihesh që e ke…Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”, dëgjohen qytetarët, teksa Beleri nuk ka reaguar, por ka vijuar rrugën. Më pas ai i është afruar derës së Kryesisë së Kuvendit për të hyrë brenda, por e ka gjetur të mbyllur. Takimet e eurodeputetëve me komisionet parlamentare kishin nisur ndërkohë.

10 eurodeputetë nisën takimet në kryeqytet, ku takimi i planifikuar të mbahej në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, është mbajtur në hotelin ku eurodeputetët janë akomoduar.

Më pas Shtetasi Dilaver Nela ka goditur me vezë dhe kos Belerin, duke u shprehur se ai duhet të ishte në burg pasi i ka shpëtuar qelisë vetëm nëpërmjet procedurave.

Qytetari dëgjohet të thotë se Beleri po u bën karshillëk shqiptarëve me ndihmën e europianëve.

Beleri Veze 1

“I ka shpëtuar burgut me procedura, sepse duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjithë ata njerëz, dhe ky vjen na bën karshillëk e na imponohet me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota e dini të gjithë”, thotë protestuesi.

10 deputetët e Parlamentit Europian mbërritën në Tiranë dhe pas takimit me Silvio Gonzaton, ambasadorin e BE-së, ku kanë marrë një Feedback për situatën politike në Shqipëri zhvilluan takim me grupet parlamentare në Kryesi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me vezë e kos ndaj Fredi Beleri këtë të martë në Tiranë.

Dilaver Nela njihet si protestuesi opozitar i cili reagon para çdo partie politike, qofshin ata të djathtë, qofshin të majtë.

Në mars të vitit 2019 në protestën e organizuar nga demokratët, Nela tërhoqi vëmendjen e protestuesve pasi u shfaq duke mbajtur në kokë tre tepsi, të cilat simbolizonin PS, PD dhe LSI (aso kohe, tani PL).

“Sulmi fizik i orkestruar nga Edi Rama, në mjediset e jashtme të Kuvendit, ndaj eurodeputetëve është një akt që turpëron Shqipërinë. Pasi i mbyllën derën në hyrje, më pas në dalje kaluan në sulm fizik, duke shkelur kodin e shenjtë të mikëpritjes dhe të harmonisë ndëretnike.

Pasi anulloi takimin në mënyrë të papritur me eurodeputetët, si skuth urdhëroi sulmin ndaj tyre, duke provuar edhe njëherë që nuk njeh limite ndaj kujtdo që nuk i shërben interesit të tij personal.

Në emër të Grupit Parlamentar të PD, dënoj me forcë sulmin fizik ndaj eurodeputetëve dhe i bëj thirrje organeve ligjzbatuese të veprojnë menjëherë”, shkruan Bardhi.

Qytetari goditi me vezë e kos Belerin, Bardhi: Akt që na

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda