×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shuhet legjenda e futbollit shqiptar, Bejkush Birçe ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare

Futbolli shqiptar është në zi, pasi është ndarë nga jeta legjenda e futbollit Bejkush Birçe.

Birçe, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar, dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.

Birçe e kaloi karrierën e tij si futbollist te Partizani, ndërkohë që e drejtoi më pas edhe si trajner, sikurse bëri me Naftëtarin, Flamurtarin, Lokomotivën e Durrësit dhe Dinamon.

Gjithashtu, ai mbahet mend si një nga trajnerët më të shquar të Kombëtares, teksa drejtoi kuqezinjtë në vitet ’90, në një periudhë të vështirë për vendin.

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Birçes, ndërsa thotë se ai ka dhënë një kontributë të madh në futbollin shqiptar.

“Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë”, shkruan Duka.

“I pikëlluar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes!  Kemi humbur një nga njerezit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues në FSHF. Kemi humbur një njeri me karakter të fortë, një mik dhe një familjar shumë të mirë.

Në emrin tim dhe të komunitetit të futbollit shqiptar, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes, së afërmve dhe miqve, të cilët kanë humbur një njeri shumë të dashur për ta.  U prehsh në paqe Bejkush Birçe!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Dukës.

Homazhet për Bejkush Birçen do të zhvillohen ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

U arrestua sot në mëngjes, SPAK: Fatura dhe procedura fiktive, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj

U arrestua sot në mëngjes, SPAK: Fatura dhe procedura fiktive, si përfundonin paratë në xhepat e ish-ministrit Ilir Beqaj

Publikuar më 04.07.2024
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e abuzimit që ka për...

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur skemën e abuzimit që ka përdorur Ilir Beqaj, i cili u vendos në pranga mëngjesin e sotëm (4 Korrik), për të përvetësuar fondet e BE-së kur ishte drejtor i SASPAC. Sipas SPAK, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se kanë […]

Lexo më shumë

Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Arrestohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë ishte nën hetim nga SPAK për abuzim me fondet

Publikuar më 04.07.2024
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beq...

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj. Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë. Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës. Ndërkohe ish-ministri po hetohej nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin. Dy personat […]

Lexo më shumë

“Lamtumirë xhaxhi Ismail”, vajza e Dritëroit ndan foton e veçantë të babait me Kadarenë

“Lamtumirë xhaxhi Ismail”, vajza e Dritëroit ndan foton e veçantë të babait me Kadarenë

Publikuar më 04.07.2024
Elona, vajza e autorit të mirënjohur shqiptar, Dritëro Agoll...

Elona, vajza e autorit të mirënjohur shqiptar, Dritëro Agolli ka shkruar disa fjalë zemre për ikjen e të madhit, kolosit të letrave shqipe dhe kolegut të nderuar të babait të saj, Ismail Kadaresë. Në një postim në rrjetin social, Facebook, Elona shkruan se ndonëse ai do të kishte dashur një fund ndryshe pa shumë dhimbje […]

Lexo më shumë

Me duartrokitje dhe lule të bardha i jepet lamtumira Ismail Kadaresë. Homazhet publike u mbajtën në TKOB, ndërsa ceremonia e varrimit do të jetë familjare

Me duartrokitje dhe lule të bardha i jepet lamtumira Ismail Kadaresë. Homazhet publike u mbajtën në TKOB, ndërsa ceremonia e varrimit do të jetë familjare

Publikuar më 03.07.2024
Me duartrokitje e lule përcillet për në banesën e fundit Ism...

Me duartrokitje e lule përcillet për në banesën e fundit Ismail Kadare. Me kërkesë të Helena Kadaresë, shkrimtari do të përcillet në banesën e fundit nga vetëm familjarë të tij. Në Teatrin e Operas dhe Baletit u mbajtën homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare. […]

Lexo më shumë

“Je kokë e këmbë lesh”, përplasje mes Ardi Veliut dhe Salianjit te komisioni i TIMS: Nuk kam ardhur këtu të tallesh as ti, as askush

“Je kokë e këmbë lesh”, përplasje mes Ardi Veliut dhe Salianjit te komisioni i TIMS: Nuk kam ardhur këtu të tallesh as ti, as askush

Publikuar më 02.07.2024
Kryetari i Komisionit hetimor të TIMS kaloi në për...

Kryetari i Komisionit hetimor të TIMS kaloi në përdorimin e gjuhës ofenduese në seancën ku ishte ftuar për të dëshmuar ish drejtori i AMP-se, Ardi Veliu. E gjitha nisi nga titulli i kërkesës depozituar në komision ku shkruhej ‘kërkesë për informacion’. Ardi Veliu: “Të dhënat janë sensitive, që kanë të bëjnë me të dhëna personale, aplikacione e sisteme të […]

Lexo më shumë

“Jetoi si njeri i lirë në një vend që s’ishte i tillë”/ Macron vlerëson Ismail Kadarenë: Me veprat e tij i tregoi botës regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri

“Jetoi si njeri i lirë në një vend që s’ishte i tillë”/ Macron vlerëson Ismail Kadarenë: Me veprat e tij i tregoi botës regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri

Publikuar më 02.07.2024
Presidenca franceze dhe vetë kreu i shtetit, Emmanuel Macron...

Presidenca franceze dhe vetë kreu i shtetit, Emmanuel Macron kanë ngushëlluar përmes një mesazhi ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Macron vlerëson krijimtarinë e pashoq të shkrimtarit të madh Ismail Kadare. Franca ishte vendi që i hapi dyert Kadaresë duke i dhënë azil pasi ai u largua nga regjimi diktatorial në […]

Lexo më shumë

Edi Rama reagon për Onkologjikun: Të bësh pazar për t’i grabitur të sëmurit me kancer, krim kundër njerëzimit! Janë 5 maskarenj të pashpirt, do ta marrin dënimin maksimal nga Zoti

Edi Rama reagon për Onkologjikun: Të bësh pazar për t’i grabitur të sëmurit me kancer, krim kundër njerëzimit! Janë 5 maskarenj të pashpirt, do ta marrin dënimin maksimal nga Zoti

Publikuar më 01.07.2024
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne ...

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hëne të gjithë shefat e shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky takim i kreut të qeverisë me bluzat e bardha ka ardhur vetëm disa ditë pas zbërthimit të skemës kriminale se si mjekët e Spitalit Onkologjik bënin pazar me jetën e pacientëve të sëmurë […]

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 88-vjeçare shkrimtari i shquar Ismail Kadare, krijimtaria e pasur që la pas

Shuhet në moshën 88-vjeçare shkrimtari i shquar Ismail Kadare, krijimtaria e pasur që la pas

Publikuar më 01.07.2024
Ka ndërruar jetë Ismail Kadare, romancieri, poeti, eseisti, ...

Ka ndërruar jetë Ismail Kadare, romancieri, poeti, eseisti, skenaristi dhe dramaturgu shqiptar, e një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm ndërkombëtarisht. Ai u lind më 28 janar 1936. A ishte figurë letrare dhe intelektuale kryesore ndërkombëtare. Romani Gjenerali i ushtrisë së vdekur, e bëri të famshëm ndërkombëtarisht. Në vitin 1992, Kadare u nderua me çmimin “Cino […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda