×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Padia e plotë e Ilir Metës për divorcin me Monika Kryemadhin: Grindjet e herëpashershme kanë tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore

Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi. Meta dhe Kryemadhi i janë drejtuar organeve kompetente për tu divorcuar. Pas shortit elektronik, çështja i ka rënë në “duar” për gjykim gjyqtares Fahrije Budo (Stringa)

Ndërkohë është publikuar padia e plotë e dorëzuar në gjykatë nga Ilir Meta i cili kërkon divorcin ndaj Monika Kryemadhit. Padia e dorëzuar e lidh krisjen e marrëdhënies bashkëshortore me mos dakortësitë dhe kontradiktat që kanë lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike. Ku më tej bëhet me dije se për shkak të qëndrimeve të kundërta ka patur grindje të herëpashershme mes çiftit. Në padi Meta pranon se prej muajsh nuk jeton me Kryemadhin duke mos dhënë të njëjtën adresë banimi me bashkëshorten.

Padia e plotë e dorëzuar në gjykatë:

KERKESE PADI

PADITES: llir Metaj, i biri i … dhe i ……, i datelindjes …, lindur

ne Skrapar dhe banues ne Tirane, i martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Partia e Lirise, rruga “Sami Frasheri”, godina 20/10, Tirane.

E PADITUR: Monika Kryemadhi, e bija e … dhe e …., e datelindjes

…, lindur dhe banuese ne Tirane, e martuar me 3 femije, me shtetesi dhe kombesi shqiptare, adresa: Rezidenca ,Kodra e Diellit”, vila nr. 50, Tirane

OBJEKTI I PADISE: Zgjidhja e marteses me te padituren

BAZA LIGJORE: Neni 132 e vijues te Kodit te Familjes

DREJTUAR: GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TE JURIDIKSIONIT TE

PERGJITHSHEM

(SEKSIONI FAMILJAR)

TIRANE

E nderuar Gjykate!

Me te padituren sipas edhe certifikates se marteses bashkelidhur kesaj kerkese padie kemi lidhur martese ligjore ne Bashkine Tirane me Aktin nr 1982 date, 29.10.1998.

Nga kjo martese kane lindur 3 femije:

– B.M e datelindjes …

– B.M i datelindjes …

– E.M e datelindjes …

Gjate marteses marredheniet tona kane qene normale me problematika si çdo martese.

Sqaroj se me te padituren kemi qene dhe jemi aktive ne jeten politike te vendit shkak per te cilin kemi ushtruar dhe ushtrojme funksione te rendesishme ne organet shteterore, organet perfaqesuese te popullit dhe subjekte politike. Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar ftllimisht per shkak te qendrimeve dhe pikepamjeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko perfaqesues dhe vendimmarres por qe me kalimin e kohes ato u bene prezente edhe ne raportin tone bashkeshortor deri sa kohet e fundit keto mosperputhje qendrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kane sjelle si pasoje grindje te herepashershme duke tronditur thelle marredhenien tone bashkeshortore. Aktualisht prej disa muajsh marredhenia bashkeshortore eshte nderprere edhe ne kuptimin e bashkejeteses duke sjelle si pasoje humbjen e qellimit te kesaj martese ne te gjitha drejtimet. Ne keto kushte i kerkoj Gjykates caktimin e nje dite gjykimi dhe marrjen e vendimit per zgjidhjen e marteses me te padituren.

Bashkelidhur kerkese padise:

– Certifikate martese { nga Akti ), date 18.06.2024, Bashkia Tirane {arkiva)

– Certifikate familjare, date 19.06.2024, Bashkia Tirane, Njesia

Administrative nr 7, Zyra e Gjendjes Civile 379.

Tirane me 20.06.2024

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Denoncimi i PD-së: Pasuria e Ramës dhe e ministrave u 6-fishua, SPAK të nisë hetimet

Publikuar më 21.12.2024
Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për ...

Zëdhënësja e PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat ka bërë me dije se është 6-fishuar pasuria e kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama. Vangjeli shprehet se vetë kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë shtuar disa herë pasurinë e tyre. Ajo përmend edhe ministra, si dhe bashkëshortët/bashkëshortet e të cilëve kanë shtuar […]

Lexo më shumë

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Sulmi terrorist në një treg Krishtlindjesh në Gjermani shkakton 4 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur, autori një mjek nga Arabia Saudite

Publikuar më 21.12.2024
Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në ...

Numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg tani është rritur në katër, sipas transmetuesit publik gjerman ARD. ARD po raporton gjithashtu se mbi 200 persona janë lënduar, një rritje e konsiderueshme nga shifra e mëparshme mbi 60. Megjithatë, ne nuk jemi ende të sigurt se sa të rënda janë këto […]

Lexo më shumë

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Miratohet shpërblimi i pranverës për pensionistët: Bonus 5 dhe 10 mijë lekë të reja

Publikuar më 21.12.2024
Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse...

Pasi shpërbleu pensionistët, qeveria do të shpërndajë bonuse në prag fundviti edhe për familjet në nevojë. Ata do të shpërblehen me shumën prej 15 mijë lekësh. “Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh […]

Lexo më shumë

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Kosova në 13 vite humbi 12% të popullsisë, rreth 800 mijë qytetarë jetojnë në vendet e BE

Publikuar më 20.12.2024
Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktu...

Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së.  Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët përbëjnë 90 […]

Lexo më shumë

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Kosovës e Shqipërisë, fjalime nga Edi Rama dhe Albin Kurti

Publikuar më 20.12.2024
Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, ...

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të pranishëm do të jenë 60 deputetë. Në agjendë do të jetë fjalimi i dy kryetarëve të Kuvendeve. gjithashtu fjalimi i dy kryeministrave dhe më pas i kryetarëve të grupeve parlamentare. Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive […]

Lexo më shumë

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Flet ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut: Nuk e kam lënduar dhe nuk ia mora djalin, ajo u zhduk, nga të gjithë ne

Publikuar më 19.12.2024
“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe neR...

“Parashqevia u zhduk, dhe u zhduk nga te gjithe ne”, keshtu e nisi rrefimin e tij ish bashkeshorti i kengetares shqiptare Parashqevi Simaku. Ne nje rrefim per Top Channel, ish bashkeshorti i kengetares Robert Nolfe, theksoi se Parashqevia u zhduk nga te gjithe ne menyre te pashpjegueshme. “Dua te them se kam marre kercenime keto […]

Lexo më shumë

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

“Iku, ore, iku”, pamje tronditëse nga atentati në Vlorë me dy të plagosur. Ndaj Kejvin Hajrullës u qëllua me 30 plumba, plagoset rëndë edhe shitësi i dyqanit (VIDEO)

Publikuar më 19.12.2024
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin ...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin e Vlorës, ndërsa sipas raportimeve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se të plagosurit janë identifikuar si 30-vjeçari Kejvin Hajrulla dhe Armand Spahiu, 35 vjeç, shitës i një dyqani aty pranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka […]

Lexo më shumë

Nëna e Martin Canit kërkon dorëheqjen e përgjegjësve: Sot e kam fëmijën në dhe, nuk më vjen më, prindërit e Marios nuk më kanë kontaktuar

Nëna e Martin Canit kërkon dorëheqjen e përgjegjësve: Sot e kam fëmijën në dhe, nuk më vjen më, prindërit e Marios nuk më kanë kontaktuar

Publikuar më 18.12.2024
Qytetarë të shumtë protestuan sot duke kërkuar drejtësi për ...

Qytetarë të shumtë protestuan sot duke kërkuar drejtësi për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u vra nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli” një muaj më parë. Fillimisht qytetarët u mblodhën në shkollën “Fan Noli”, ku ndezën qirinj në kujtim të tij ndërsa më pas me pankartën në duar “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” ata marshuan […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda