Gjendet trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzi, i cili u vra në Dhërmi.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është gjetur pranë një guroreje, duke shkuar në fshatin Vuno.
Bashkëpronari i hotelit në Dhërmi, Geraldo Shehu, dyshohet se e ka qëlluar 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi me dy plumba në shkallët e hotelit ku ai punonte si recepsionist.
Më pas, i dyshuari si autor, Geraldo Shehu, i ka kërkuar dy punëtorëve Daniel Qose dhe David Larti, për t’i sjellë qese dhe për ta futur në bagazh.
Mendohet se autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri tjetrin. Më pas Shehu e ka vrarë, ndërsa motivet ende nuk janë të qarta.
Teksa, hetimet vazhdojnë, ngjarja është mbuluar me mister, pasi nuk dihen arsyet e krimit. Dy të arrestuarit punonjës të hotel “Greccia”, Daniel Qose dhe David Larti kanë rrëfyer se pasi Gerald Shehu ka vrarë recepsionistin Eraldo Nevruzi, ata e kanë mbështjellë trupin në dhomën ku ndodhi ngjarja dhe e kanë futur në bagazhin e një automjeti.
Gjithashtu, ata kanë deklaruar se janë kërcënuar nga Gerald Shehu nëse nuk e ndihmonin të largonte trupin e pajetë të të riut.
Autori i dyshuar i vrasjes 43-vjeçari Gerald Shehu nuk ka dhënë ende dëshmi para autoriteteve greke, pasi pasditen e djeshme u arrestua në aeroportin e Korfuzit, në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/