Gjykata e Korçës ka vendosur të rikthejë në burg shtetasin Ardian Isufi, i cili kreu një vjedhje vetëm pak orë pasi kishte lënë qelinë, duke përfituar nga amnistia.
Sot ka qenë seanca gjyqësore e tij ku gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të.
Kujtojmë që Isufi ka qenë i dënuar për vjedhje (automjetesh) edhe më herët dhe ka qenë po një automjet i parkuar në një lagje të Korçës që Isufi ka vjedhur pasi ka lënë qelitë e burgut të Drenovës.
Pasi udhëtoi nga Drenova në drejtim të Korçës, në lagjen 18 të qytetit, pa një mjet “Ford Fiessta” të lënë ndezur në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”, pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.
Isufi pa hezituar, hyri në mjet dhe u largua me shpejtësi në drejtim të Pogradecit. Pas denoncimit të pronarit, policia bëri këqyrjen e kamerave të sigurisë në rrugën Korçë- Pogradec, duke dalluar mjetin tip “Ford Fiessta” që kalonte në aksin rrugor, por gjurmët e tij humbisnin në fshatin Lumalas. Pas kërkimeve të policisë, Isufi u vu në pranga mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, pasi po udhëtonte me një mjet të linjës Korçë-Tiranë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/