×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Gjykata Kushtetuese i hap rrugë menaxhimit të qytetit antik të Butrintit nga një fondacion privat

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje me shumicë votash, kërkesën e bërë nga një grup deputetësh të opozitës, për anulimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro Amerikan të zhvillimit (AADF) për krijimin e një fondacioni për menaxhimin e Butrintit.

Sipas kërkesës, marrëveshja është e papajtueshme me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit “Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore” e ratifikuar nga Shqipëria, si dhe më Kartën Evropiane të autonomisë vendore”.

Lidhur me pretendimin për cënimin e parimit të ndarjes së pushteteve dhe të autonomisë vendore, Gjykata vlerësoi se “argumentet e paraqitura kanë të bëjnë me përplasje mes akteve ligjore në fuqi, për rrjedhojë nuk bëjnë pjesë në juridiksionin kushtetues”.

Gjykata shpjegoi se kishte marrë në shqyrtim në themel “vetëm pretendimet për cenimin e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të lidhur me parimin e shtetit të së drejtës dhe të hierarkisë së akteve ligjore”, ndërsa pranoi se ishte ndeshur me “një marrëveshje atipike, e cila nuk kishte të ngjashme në vendet e Europës perëndimore, por vetëm në disa shtete të Evropës lindore”.

Sipas Konventës së Parisit “shteti duhet të ruajë rolin e tij parësor për mbrojtjen dhe konservimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore”. Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se “pavarësisht transferimit të kompetencave me natyrë administrative (menaxhuese) tek Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, shteti vijon të ruajë atributet e tij sovrane për sa kohë që ruan pronësinë mbi këtë pasuri ashtu edhe administrimin indirekt, në përputhje me standardet dhe parimet kushtetuese”.

Gjykata shpjegoi se marrëveshja ka krijuar mekanizma garantues për ruajtjen e rolit parësor të shtetit në administrimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore kombëtare, e parë kjo në këndvështrimin e ruajtjes dhe konservimit.

Sipas Gjykatës “Fondacionit i përket vetëm administrimi i zakonshëm i pasurisë, ndërkohë që çdo veprimtari që kalon kufijtë e administrimit të zakonshëm dhe lidhet me ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse në këtë pasuri, i përket shtetit”.

Një tjetër mekanizëm garantues, vlerësohet nga Gjykata dhe fakti se “çdo akt i Fondacionit është subjekt i kontrollit të drejtpërdrejtë të organeve shtetërore sipas fushës së kompetencës të përcaktuar me ligj. Më konkretisht, Fondacioni nuk përjashtohet nga përmbushja e çdo detyrimi ligjor që ka sipas legjislacionit çdo entitet tjetër shtetëror apo publik, siç janë marrja e lejeve ose licencave përkatëse nga autoritetet kompetente për fillimin e punimeve ndërtimore apo ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse në këtë pasuri, sipas marrëveshjes”.

Po ashtu, sipas Gjykatës “marrrëveshja përcakton, gjithashtu, detyrimin e Fondacionit për të raportuar në mënyrë periodike për gjendjen e konservimit të pasurisë kulturore, ndërkohë që ministria ngre bordin e monitorimit, i cili mund të ushtrojë kontroll në vend për vlerësimin e gjendjes së konservimit të pasurisë”.

Avokati i palës paditëse, Agron Alibali në një reagim pas vendimit të Gjykatës Kuhtetuese i tha Zërit të Amerikës se shprehte zhgënjimin më të thellë për vendimin që përbën sipas tij një njollë të errët në reputacionin e saj dhe lidhur me besimin publik. “Nga shqyrtimi i njoftimit të Gjykatës Kushtetuese del qartë se Gjykata ka gabuar rëndë në bazën faktike si dhe në interpretim. Gjykata Kushtetuese çuditërisht nuk gjeti cenim në parimin e financave publike kur vetë KLSH-ja e parashtroi bindshëm cenimin kushtetues” tha zoti Alibali.

Lidhur me këtë pretendim, Gjykata vlerësoi se “është haptazi i pabazuar, pasi bazuar në aktet e administruara dhe qëndrimet e palëve në gjykim ajo arriti në përfundimin se nuk vihet në diskutim ushtrimi i kompetencës së KLSH-së për të kontrolluar financat publike, pavarësisht llojit të entitetit që i administron ato”. Sipas kryetares së Gjykatës “vetë KLSH-ja, pas një qëndrimi fillimisht dyshues, njohu kompetencën për ushtrimin e kontrolleve mbi fondet publike” për këtë rast.

Sipas zotit Alibali, “Gjykata nuk arriti të shikojë se në rastin tonë nuk kemi të bëjmë me transferim kompetencash me natyrë adminstruese (menaxhuese), të zakonshme, por përkundrazi, me zhveshje tërësore të shtetit nga kompetencat sovrane, të kontrollit, posedimit, përdorimit, ruajtjes, konservimit, transferimit tek brezat e ardhshëm, etj.”

Kundër vendimit pati një reagim të ashpër dhe nga deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila udhëhoqi kundërshtimin e opozitës pas rastin e Butrintit. “Gjykata Kushtetuese sot vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, edhe shërbimin pa asnjë skrupull të aferave të qeverisë, edhe kur ato bien ndesh haptazi me kushtetutën, me interesin publik, me interesin kombëtar, me mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore. UNESCO e rrëzon koncensionin, bën raport që e fsheh qeveria dhe Gjykata e aprovon, se njeh më mirë se UNESCO konventën e Parisit”, shkruajti ndër të tjera zonja Zhupa në një postim të gjatë në Facebook.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhet vetëm me njërën zonë të Parkut të Butrintit të njohur si zona A3, ku ndodhet pjesa më e madhe e qytetit antik, duke lënë jashtë tre zona të tjera pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Qeveria shqiptare vendosi dy vjet më parë që menaxhimi i kësaj pjese të Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin (AADF), për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Kjo formë e re menaxhimi e Parkut Kombëtar të Butrintit ngjalli kritika të forta edhe nga një mision i përbashkët i UNESCO-ICOMOS vitin e shkuar.

Në një raport dërguar tek autoritetet shqiptare tetorin e vitit 2023 misioni i UNESCO-s thotë se “vetëm themelimi i Fondacionit nuk mund të përmbushë rekomandimet e misioneve të mëparshme, të Komiteti i Trashëgimisë Botërore dhe vetë Planit të menaxhimit për një menaxhim të integruar të Butrintit”.

Ndërkohë krahas modelit të ri të menaxhimit përmes një Fondacioni kritikat e forta të të UNESCO-s në raportin e vitit të shkuar ishin edhe për ndryshimin nga qeveria të kufijve të Parkut të Butrintit me heqjen e 802 hektarëve nga Zona e Mbrojtur e Butrintit.

Vendimi i qeverisë shqiptare sipas misionit nuk i ishte njoftuar UNESCO-s , e cila nuk ka dhënë miratimin e saj për këto ndryshime.

Një muaj pas heqjes nga Parku Kombëtar i Butrintit të 802 hektarëve qeveria miratoi lejen për ndërtimin e një resorti në Gjirin e Manastirit, projekti për të cilin fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Ministri i ri i Kulturës dhe Ekonomisë Blendi Gonxhe nuk e ka firmosur ende kalimin e Parkut të Butrintit në administrimin e Fondacionit të ri, që sipas ligjit të miratuar në Parlament, duhet të bëhej më 14 shkurt të këtij viti. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Operacion në Lezhë, Vlorë, Nikël e Durrës, SPAK lëshon 50 urdhër-arreste për shumë emra të njohur

Publikuar më 17.05.2024
Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar ...

Një operacion ka nisur me urdhër të SPAK, pasi janë lëshuar 50 urdhër-arreste, për kapjen e kontigjentëve të krimit. Aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale. Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë […]

Lexo më shumë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

Publikuar më 16.05.2024
Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet...

Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje. Sipas autorit, konflikti ka filluar për shpejtësinë më të cilën dy të […]

Lexo më shumë

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Publikuar më 16.05.2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton p...

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të […]

Lexo më shumë

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Publikuar më 16.05.2024
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlame...

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera […]

Lexo më shumë

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

Publikuar më 16.05.2024
Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e F...

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia. Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij. Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Publikuar më 15.05.2024
Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të ...

Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës! Është një vend në Ballkan që është më shumë sesa një destinacion turistik! Shqipëria! Një thesar i fshehur në mes të bukurive natyrore, historisë së thënë e të pathënë dhe kulturës. Në Shqipëri ju mund të shikoni bashkimin e […]

Lexo më shumë

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Publikuar më 14.05.2024
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesi...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë kundër korrupsionit. Rama theksoi se bizneset do të klasifikohen, duke nënkuptuar se bizneset të cilat në mënyrë të qëndrueshme do të rezultojnë korrekte në raport me shtetin, nuk do kontrollohen. Ai tha se […]

Lexo më shumë

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Publikuar më 14.05.2024
Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fund...

Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fundit që e takoi përpara se 39-vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me kafen që konsuamuan dhe […]

Lexo më shumë