×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Askush mos të qajë hallin e Monës, ajo është zemra jonë”, Ilir Meta mesazh për SPAK: Le të sekuestrojnë shtëpi e vila. Kryemadhi: Nuk më rr***het fare për SPAK-un

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar tha se problemi kryesor në PL nuk është Monika Kryemadhi, por janë disa persona që sipas tij kanë përdorur lidhjen mes saj dhe Metës për të mos marrë përgjegjësi.

Edhe njëherë, Meta tha se Partia e Lirisë do ketë demokraci maksimale, duke luftuar nepotizmin.

Ai u shpreh se Monika Kryemadhi është deputete e PL, por u shpreh se nëse në kryesi nuk mund të ketë dy persona nga e njëjta familje. Sipas tij, nëse Kryemadhi me votë zgjidhet anëtarë kryesie, ai do të shërbejë  në komisionin e bujqësisë.

“Mona është zemra jonë. Mona është deputetet, mund të jetë se ne i kemi listat e hapura. Në fakt nuk është Mona problemi kryesor në parti, problemi është i atyre që përdornin lidhjen e  Monës me Metën për të mos marrë përgjegjësi.

Askush mos qajë hallin e Monës, Mona është deputete e Fierit dhe do ta tundi për Fierin. Mona ka një eksperiencë të shkëlqyer. Mona pas statutit mund të votohet për në kryesia dhe unë do vazhdoj të shërbej në PL në komisionin e bujqësisë apo në komisionin që drejton Genci. Kjo historia e Monës nuk është e Monës, kjo është një histori tjetër, është e atyre që kërkojnë që në këtë parti të ketë kaos dhe kakofoni, të mos ketë llogaridhënia, mos të ketë organizim, mos ketë axhende, mos ketë afate, të mos ketë lista të qartë të votuesve. Sepse mesa duket u pëlqen të rrinë në opozitë. Këtu nuk është problemi të rrimë në opozitë, por për të shpëtuar Shqipërinë nga një bandë që ka zënë për fyti dhe kërkon të përzërë këta të rinjtë që kanë mbetur

Ne duhet të lëvizim, të japim shpresë. Partia do ketë demokraci maksimale, të flasë kushdo dhe të dëgjohet këtu. Ama kur vjen te vendimet që merren, ka ekzekutim vendimesh”, tha ndër të tjera Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte një mesazh për SPAK-un, duke thënë që të mos përdorë njerëz të dobët në PL kundër tij.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, kreu i PL-së u shpreh se “le të hetojë kë të dojë”, madje the që le të “sekuestrojë edhe shtëpi e vila”.

“Për SPAK kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu dhe do jetë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin cdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon.

SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës.

Shtëpi e vila të shkojnë ti sekuestrojnë. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë.

Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?

Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër.

Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën, sepse Ramën e ka paralajmëruar drejtori 9 prokurimeve me firmë dhe vulë”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nepotizmi nuk duhet të jetë në partitë politike. Ndryshe nga Monika Kryemadhi, e cila tha se “nepotizmi nuk është fatkeqësi”, Meta u shpreh se partitë politike nuk duhen të jenë si instrumente biznesi për familje të caktuara.

“Nuk duhen bërë partitë si instrumente biznesi për familje të caktuara përfshirë familjen e Ilir metës, por edhe për familje të tjera.

Ka 100 anëtarë LRI-ja në Komitetin Drejtues dhe thirri sot nëse i gjen 40 veta. Ka më shumë këshilltarë të zgjedhur në këshillat bashkiake në bazë edhe të marrëveshjes me Partinë Demokratike të të madhërishmit, Sali Berisha. Ka më shumë këshilltarë se sa anëtarë dhe kjo është pasojë e nepotizmit, mbylljes. Monika është pro amerikane e pa epur dhe ne kemi bashkëpunuar me institutin demokratik amerikan.

Nepotizmi është që ai nuk na e bëri të mundur që një shoqen tonë që dikur e bëmë ministre të ishte e pranishme në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe e falënderoi. Kishte një përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar. Nepotizmi e bëri atë sepse i kanë thënë ty nuk të bëri Ilir Meta ministre”, tha Meta.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mori fajin e djegies së mandateve, por tha se sic është ajo fajtore janë të gjithë deputetet e PL që bënë atë veprim.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së, Kryemadhi u shpreh se nepotizmi në parti nuk është fatkeqësi, ndërsa theksoi se beson me tepër tek institucioni sesa lideri.

“Djegia e mandateve që përmendet nga të gjithë ne. Unë jam fajtore, por sic jam unë faji fillon faji tek të gjithë deputetet që dogjën mandatet. Faj nuk është jetim. Fajin do ta marr unë. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Bashës, nuk e konsideroj fare atë. Të gjithë jemi fajtor të asaj situate, por besuam në opozitarizëm, prandaj arritëm në atë gjë. Keni frikë për të uruar edhe ditëlindjen Monika Kryemadhit. Duartrokitjet tuaja duhen për të mbledhur votat, për të takuar qytetarët, duhen për të falënderuar njerëzit që ju suportojnë. Sa i takon nepotizimit dua t’ju them një gjë. Në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Partia jone bazën dhe vlerën e ka te partia. Ne besojmë tek prindit, tek familja.  Nuk besoj tek lideri, por tek institucioni”, tha Kryemadhi.

Po ashtu gjatë fjalës së saj ajo theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun.

“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un. Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda