×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Padia për kamerat në PL, Kryemadhi flet për ‘konfliktin’ me Metën dhe raportin e ngrirë bashkëshortor: Sajim nga kokëboshë dhe rrogëtarë nga Presidenca në parti

Pasi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri një padi në prokurori në lidhje me humbjen e një hardisku të pamjeve të kamerave të sigurisë në zyrat e partisë, deputetja Monika Kryemadhi, njëkohësisht bashkëshortja e tij, thotë se e gjitha është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish, të cilët nga rrogëtarë në presidencë, vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë.

“Ilir Meta është gënjyer, se kur mbledh rreth vetes njerëz që janë rrogëtare. Sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Ku njerëzit e kanë kokën bosh dhe nuk krijojnë dot aksion opozitar, do krijojnë armikun imagjinar. Serverat e godinës së Partisë së Lirisë fshihen çdo një javë. Mbajnë dhe riformatohen. Ka luhatje tensioni, dhe në luhatje tensioni në një sekondë është fikur dhe është ndezur përsëri. Është problem njohurish. Kur je injorant. Nuk kanë gjetur asgjë. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish, të cilët nga rrogëtarë në presidencë, vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë. Personat i kanë thënë Ilir Metës jemi përgjuar ne, jo që është përgjuar Ilir Meta. Por shpërdorimi i turpshëm që i bëhet emrit dhe firmë së Ilir Metës. Kryetari partisë nuk firmos paçavure. Kryetari i partisë firmos marrëveshje politike të cilat sjellin benefite tek qytetarët. Me statut për këto gjëra firmos Sekretari i Përgjithshëm, por në këtë rast ka ndodhur e kundërta, kryetari i partisë firmos si administrator godine. Që kjo është e papranueshme për mua për një figurë si Ilir Meta”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se konfliktet politike me kryetarin e PL, kanë ndikuar dhe në jetën familjare. Po ashtu, ajo nuk i ka kursyer edhe mesazhet për personat që sipas saj, prishin lumturinë e një familje për të ndërtuar pushtetin e tyre.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti. Brenda familjes tonë të vogël kanë ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë se duke shkatërruar lidhjet familjare do të ketë karrierë politike. Nuk është hera e parë që unë dhe Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi konflikte parimore apo morale mes njëri-tjetrit, janë konflikte politike. Ato reflektohen se jemi njerëz dy njerëz që punojmë nga mëngjesi deri në darkë me politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme dhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë është njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat dhe te gratë qëndrojnë kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetri”,-tha Kryemadhi.

Por, si nisën përplaset mes saj dhe Ilir Metës? Kryemadhi tha se djegia e mandateve është justifikim. “Sot Në krah të zotit Meta ke kolegë të mi, që kemi ndarë bashkë aksionin opozitar nga 2017 në 2021, kemi qenë bashkë në çdo betejë politike të aksionit opozitar. Kemi ndarë mendimet për gabimin që kemi bërë me djegien e mandateve, por ajo që dua të theksoj është që një pjesë e atyre vazhdojnë të jenë sot në krah të Ilir Metës dhe ekipit të tij drejtues. Pra çështja e ndarjes e thyerjes për shkak të djegies së mandateve, nuk është thjesht kjo. Dakord, Monika ka djeg mandatet, po pjesa tjetër që ka djeg mandatet dhe sot janë drejtues, kjo është një lloj justifikimi. Nuk mendoj që ka një thelb politik, një konflikt politik, mendoj që ka një sjellje ndryshe, të gabuar të këshilltareve që ka mbledhur”, u shpreh ajo në “Opinion”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Publikuar më 17.10.2024
Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rre...

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet […]

Lexo më shumë

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Publikuar më 17.10.2024
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përs...

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun. Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një […]

Lexo më shumë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Publikuar më 16.10.2024
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Cha...

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Channel” për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit, 19-vjeçares që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok për prezantimin e jetës luksoze. Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh […]

Lexo më shumë

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Publikuar më 16.10.2024
Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela...

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Kle Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret. Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i […]

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Publikuar më 16.10.2024
Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personav...

Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike. Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej […]

Lexo më shumë

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Publikuar më 16.10.2024
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e ...

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë […]

Lexo më shumë

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Publikuar më 16.10.2024
Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi...

Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit dje dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti. Shkaqet që e kanë shtyrë […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Publikuar më 16.10.2024
Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bre...

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni. Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda