×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

U denoncua nga qytetarët se u vodhi paratë, gjykata dënon noteren dhe pedagogen Rezarta Koçi me 12 vite burg

Gjykata e Apelit të Tiranës ka dënuar me plot 12 vite burg noteren Rezarta Koçi, e akuzuar se ka mashtruar disa qytetarë duke u marrë shuma të konsiderueshme parash.

Koçi u arrestua dy vite më parë me akuzat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, pasi më herët kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, Koçi është dënuar me një total prej 8 vitesh në burg.

Koçi u vu në qendër të lajmeve në nëntor të vitit 2021, pasi makinës së saj tip “Range Rover” i vendosën lëndë eksplozive teksa ishte parkuar në Komunën e Parisit, Tiranë.

Më herët, Koçi ka shërbyer asistente e ish-ministrit Eduard Halimi dhe ka punuar si pedagoge në një universitet privat.

Vendimi i plotë:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Nga materialet e referuara nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në përmbajtje të tyre rezulton se ndaj noteres me iniciale R.K. në periudha të ndryshme kohore, janë paraqitur kallëzime nga shtetasit me inicialet E.Q, P.Z, E.N, F.D, duke pretenduar se duke shpërdoruar detyrën u ka vjedhur një shumë parash.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurës me iniciale R. K, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”,  kryer në katër raste dhe“Falsifikimi i dokumentave”,më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 135 dhe 186/2  të  Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 313, datë 08.02.2023 ka vendosur:

1.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës P. Z, dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese) vjet burgim.

2.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës E. Q dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese) vjet burgim.

3.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës E. N dhe dënimin e saj në bazë të nenit 135 të Kodit Penal me 5 (pese)  vjet burgim.

4.Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” në dëm të viktimës F. D dhe në bazë të nenit 135 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 5 (pese) vjet burgim.

5.     Deklarimin e të pandehurës R. K fajtore për veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave” më shumë se një herë,” dhe dënimin e saj në bazë të nenit 186/2 të Kodit Penal me 2 (dy)  vjet burgim.

6.     Në zbatim të nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurën R. K me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

7.     Në zbatim të nenit 406 te Kodit te PR. Penale, i ulet 1/3 e masës se dënimit duke e dënuar përfundimisht te pandehurën R. K me 10 (dhjetë) vjet burgim.

8.     Vuajtja e dënimit i fillon te pandehurës nga dita e arrestimit te saj ne lidhje me këtë çështje.

9.     Dënimi te kryhet ne një burge te sigurisë se zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të  bërë nga e pandehura me iniciale R. K, e cila kërkoi:

1.Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si më poshtë:

A. Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “vjedhje me shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal i cilësuar 4 herë, në “mashtrim” duke e cilësuar vetëm një herë sipas nenit 143 të Kodit Penal.

Shtimin në kualifikimin e veprës penale edhe të rrethanave lehtësuese: “pendimi i thellë i të pandehurës” dhe “përpjekje për pakësimin e pasojave të veprës penale”, të parashikuara nga neni 48 shkronjat “ç” dhe “d” të Kodit Penal.

Zbutjen e masës së dënimit duke caktuar për të pandehurën R. K një dënim deri 5 vjet burgim në maksimum brenda kufijve të dënimit të parashikuar për veprën penale “mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

B. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës R. K për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

C. Në rast të mos pranimit të ndryshimit të kualifikimit sipas nenit 143 të Kodit Penal, ndryshimin e kualifikimit duke e cilësuar veprën penale të kryer prej saj vetëm 1 herë sipas nenit 135 të Kodit Penal.

D. Zbutjen e dënimit të së pandehurës R. K duke caktuar ndaj saj një dënim  jo më shumë se 5 vjet burgim.

E. Në rast se pas caktimit të dënimit do të rezultojë se masa e mbetur e dënimit do të jetë më pak se 2 vjet burgim, urdhërimin e vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit në banesë sipas nenit 59/a shkronja “a” të Kodit Penal, me qëllim që e pandehura R. K të mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore për dy fëmijët e saj të mitur përkatësisht 8 vjeç dhe 13 vjeç.

Në përfundim të gjykimit, më datë 04.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Lutfije Celami dhe anëtare znj. Miranda Andoni dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit Nr.313 datë 08.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me ndryshimin si vijon:

– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal pas bashkimit të dënimeve, e pandehura R. K dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale pas uljes së dënimit me 1/3, e pandehura R. K  dënohet përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

“Ku shkon me këtë shpejtësi”, vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

Publikuar më 16.05.2024
Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet...

Media ka siguruar dëshminë e Azgan Mërnicës, i cili dyshohet si autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenaliaj. Ai ka treguar para oficerëve të policisë gjyqësore se si nisi konflikti me policin dhe mënyrën se si e ka qëlluar për vdekje. Sipas autorit, konflikti ka filluar për shpejtësinë më të cilën dy të […]

Lexo më shumë

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë trondit Europën, Robert Fico po lufton për jetën pasi u qëllua nga shkrimtari (VIDEO)

Publikuar më 16.05.2024
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton p...

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico po lufton për jetën pas një atentati që tronditi mbarë Europën pasditen e kësaj të mërkure. Një videoja e fiksuar nga celularët tregon momentin kur 5 të shtëna arme u qëlluan ndaj 59-vjeçarit teksa po shtrëngonte duart me një grup të vogël mbështetësish në qytetin Handlová, rreth 150 km në veri-lindje të […]

Lexo më shumë

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Marrëveshja për pensionet me Italinë/ Gjiknuri: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë, u arrit gjatë qeverisjes së Ramës

Publikuar më 16.05.2024
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlame...

Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë. Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera […]

Lexo më shumë

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

“Polici ma bëri me dorë, mendova se më ofendoi”/ Vrau efektivin Novruz Cenalia, zbardhet dëshmia e Azgan Mërnicës: Dola jashtë për t’u sqaruar, por ai afroi dorën tek arma e shërbimit

Publikuar më 16.05.2024
Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e F...

Është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme (15 maj) në policinë e Fierit, vrasësi i policit Azgan Mërnica. Autori është dorëzuar para policisë. Mërnica vrau mesditën e 13 majit policin Novruz Cenalia. Prej 48 orësh vijuan kërkimet për kapjen e tij. Efektivi i policisë, Cenalia, u vra teksa po shkonte drejt vendit të punës për të marrë shërbimin. […]

Lexo më shumë

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Silvana Begaj: Zbulo magjinë e Shqipërisë!

Publikuar më 15.05.2024
Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të ...

Nga Silvana Begaj Zbulo magjinë e Shqipërisë! Arsyet për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e verës! Është një vend në Ballkan që është më shumë sesa një destinacion turistik! Shqipëria! Një thesar i fshehur në mes të bukurive natyrore, historisë së thënë e të pathënë dhe kulturës. Në Shqipëri ju mund të shikoni bashkimin e […]

Lexo më shumë

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Rama kritikon tatimorët dhe inspektorët: Nuk do të ketë më karikatura që do shfaqen në dyert e bizneseve për të marrë “kafe”

Publikuar më 14.05.2024
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesi...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë kundër korrupsionit. Rama theksoi se bizneset do të klasifikohen, duke nënkuptuar se bizneset të cilat në mënyrë të qëndrueshme do të rezultojnë korrekte në raport me shtetin, nuk do kontrollohen. Ai tha se […]

Lexo më shumë

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Ishte personi i fundit që takoi Alma Arrazin dhe tre fëmijët, rrëfimi mes lotësh i kunatës: Nuk e kuptova se do të mbyteshin

Publikuar më 14.05.2024
Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fund...

Valentina Arrazi, kunata e Alma Arrazit është personi i fundit që e takoi përpara se 39-vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit në ujërat e lumit Buna në Shkodër. Kunata u thirr nga prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me kafen që konsuamuan dhe […]

Lexo më shumë

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 milionë euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistri dhe familjarëve të tij: 22 dyqane, 10 apartamente, vilë dhe makina

Publikuar më 14.05.2024
SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të...

SPAK i sekuestron pasurinë me vlerë 3 mln euro ish-Shefit të Operacionales, Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij. Ish-shefi i Operacionales është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar Metamorfoza. Bëhet fjalë për 22 ambiente biznesi, 10 apartamente, vilë dhe truall. Oltion Bistri, ish-shef i Operacionales, u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të […]

Lexo më shumë