×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shokuese në BBV/ Femra të zhveshura e kamera që fokuson të pasmet, regjisori Çuli: Injoranca dhe rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona

Regjisori Hervin Çuli ka reaguar në rrjetet sociale i revoltuar lidhur me “Big Brother Vip”, duke e quajtur “një format vulgar”. Çuli “shpërthen” në reagimin e tij kur thotë se me këto programe “injoranca dhe fatkeqësisht rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona”. Regjisori i referohet pamjeve të transmetuara nga festa e organizuar në “Big Brother VIP” ku banorët kanë kërcyer e kënduar në shoqërinë e muzikës latine.

Postimi i plotë

Tmerr! Përsëri po shoh BB! Me çuan sms ca miq artistë. Ishin të skandalizuar. E pashë!…

Nuk ka mundësi!!! Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë!!! Femra të zhveshura me kostume me tendencën e Kabaretit. Meshkuj që kërcejnë napolonin me tinguj brazilianë. Kamera që fokuson të pasmet e femrave nga kënde te ndryshme. Ora 21.00!!!

Fëmijët e disa konkurrentëve që janë aty, bashkë me prindërit motrat dhe vëllezërit, me siguri janë duke i parë. Janë duke i parë dhe fëmijët, prindërit, motrat dhe vëllezërit e gjithë Shqipërisë. Shumë nga këta do më shajnë me libër shpie për këtë koment. I mirëkuptoj, kështu janë mësuar! “Si ta edukosh ashtu do të të përgjigjet turma”- thoshte Caushesku.

Audienca e madhe, kjo ka rëndësi, pastaj qameti le të behet! “Jap një mbretëri për pak klikime më tepër”! Kabareti, kjo tendencë e lokaleve të vogla të artistëve antikomformistë të Parisit, si një shprehje e formave antiskematike ku piktorë, poetë, aktorë, muzikantë, shprehnin një revolte artistike (dadaizmi, nihilizmi artistik) kundër diktatit konservator që dominonte frymën artistike të kohës, na përkthehet turpësisht nga një format vulgar, ku injoranca dhe fatkeqësisht rrugaçëria janë ulur këmbëkryq në shtëpitë tona.

Ndofta as ia vlen të shkruash se mund të dukesh si budalla! Madje edhe mund të të rrahin!

E gjithë Shqipëria është kthyer në një BB të madh! Qeveria nuk e ka problemin tek hallet e njerëzve, por te klikimet që marrin ministrat në fb, apo insta, tani edhe ne Tik-Tok! Kryeministri herë-herë “gjykohet” përballë shefit opozitës se kush ka më shumë ndjekës në social-media.

Në shumë emisione politike shterpë po njësoj, e njëjta frymë, i njëjti banalitet. Aty ka personazhe tipike te BB, me fytyrë intelektuali, qe bëjnë sherre pa kuptim, se kështu rritet audienca. Po nuk bëre sherr nuk je për televizion! Varja, duhet me u fut ne BB, kjo do ishte zgjidhja me sa duket.

Se edhe ky koment shërben për të rrit audiencën, fatkeqësisht! Ndaj për t’a rritur edhe më shumë, mendoj se maksimumi i vlerës në komentet që bënë banorët e BB gjatë kësaj mbrëmje artistike të veçantë ishte shprehja e një prej femrave VIP aty: ” …sa të mira i ka bythët kjo mi”! Amin o zot!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Alex Soros martohet me Huma Abedin, NYT: Fjalimet u mbajtën nga Hillary Clinton dhe Edi Rama

Alex Soros martohet me Huma Abedin, NYT: Fjalimet u mbajtën nga Hillary Clinton dhe Edi Rama

Publikuar më 16.06.2025
Establishmenti demokrat zbriti këtë fundjavë në Hamptons për...

Establishmenti demokrat zbriti këtë fundjavë në Hamptons për diçka që ngjante me një “martesë mbretërore politike”, duke bashkuar botën e politikës me fonde të mëdha dhe figurat e brendshme të epokës së Clintonëve. Të sapomartuarit ishin Alex Soros, djali i George Soros, donatori më i madh i Partisë Demokrate, dhe Huma Abedin, një ndihmëse politike […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori Leka Bungo, figurë e njohur e teatrit dhe filmit shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori Leka Bungo, figurë e njohur e teatrit dhe filmit shqiptar

Publikuar më 11.06.2025
Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën...

Regjisori i njohur Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një infarkti në zemër. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale. E bija, Alba Bungo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mesazh të ndjerë për humbjen e të atit, regjisorit të […]

Lexo më shumë

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Akuzat se kultivuan kanabis në Australi, Belina Pupa sqaron zërat: Jam e lirë, nuk më lejohen vetëm udhëtimet ndërkombëtare

Publikuar më 24.05.2025
Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belin...

Pasi u akuzuan nga mediat australiane për shtëpi bari, Belina dhe Elvis Pupa kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me çështje. Fillimisht, ishte aktori që nëpërmjet një story në instagram hodhi poshtë akuzat që u ngritën për zbulimin e 43 bimëve kanabisi në një pronë në Australi. Pas tij, erdhi reagimi nga […]

Lexo më shumë

Ceremonia, Papa Françesku do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit (VIDEO)

Ceremonia, Papa Françesku do të prehet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, i pari Papë që varroset jashtë Vatikanit (VIDEO)

Publikuar më 26.04.2025
Papa Françeskut iu dha lamtumira e fundit sot përpara 250 mi...

Papa Françeskut iu dha lamtumira e fundit sot përpara 250 mijë besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, në Vatikan. Kardinali Giovanni Baptista Re, dekani i Kolegjit të Kardinalëve, ka filluar të mbajë predikimin. “Shpërthimi i dashurisë që kemi dëshmuar ditët e fundit pas kalimit të tij nga kjo tokë në përjetësi, na tregon se sa papa […]

Lexo më shumë

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Nga Arqipeshkvi i Shkodrës, te Kryepeshkopi dhe Baba Mondi, krerët e komuniteteve fetare shqiptare që do të jenë në lamtumirën për Papa Françeskun

Publikuar më 23.04.2025
Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështor...

Ndërsa bota mban zi dhe përgatitet për ceremoninë madhështore të lamtumirës së Atit të Shenjtë, Papa Françesku, edhe Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shpirtërore dhe historike. Në një akt domethënës uniteti dhe respekti ndërfetar, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare shqiptare do të udhëtojnë drejt Vatikanit për të nderuar figurën […]

Lexo më shumë

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Ndërroi jetë sot në moshën 88-vjeçare, Papa Françesku ishte i pari që nga shekulli VIII që s’kishte lindur në Europë. Qëndrimet liberale të kreut të Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor...

Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 ishte kreu i Kishës Katolike dhe sovran i Shtetit të Qytetit të Vatikanit . Ai ishte Papa i parë nga Shoqëria e Jezusit (Urdhri i Jezuitëve), i pari nga Amerika dhe Hemisfera Jugore , dhe i pari i lindur ose i rritur jashtë Evropës […]

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, kreu i KMSH: Kishte vlerësim të lartë për Shqipërinë, humbëm një lider fetar që punoi për paqe

Publikuar më 21.04.2025
Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reagua...

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Spahiu thotë Papa e donte Shqipërinë dhe kishte një vlerësim të lartë për vendin tonë. Kreu i KMSH tha se sot “bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por […]

Lexo më shumë

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Publikuar më 21.04.2025
Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Pa...

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare. Disa javë më parë, ai doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë. Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda