×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Shuhet Papa Françesku, para se të ndërronte jetë la porosi që të varrosej me një arkivol të thjeshtë dhe jashtë Vatikanit

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e këtij 21 prilli. Papa Françesku ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 88-vjeçare. Disa javë më parë, ai doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë. Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër. Në vitin 2013, ai u bë Papa i parë amerikano-latin dhe ka qenë një nga papët më të vjetër në historinë e Kishës.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga kardinali Kevin Farrell, i cili përmes një deklarate zyrtare të Vatikanit njoftoi: “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë ju njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”.

Kardinali vuri në dukje se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit ndaj Zotit dhe Kishës, ndërsa vlerësoi mësimet e tij , të përqendruara në vlerat e Ungjillit.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur komunitetin ndërkombëtar, me besimtarët që tashmë janë mbledhur në Vatikan për të bërë homazhe.

Por, çfarë ndodh kur Papa vdes?

Sipas asaj që mediat italiane shkruajnë mësohet se Papa Françesku së fundmi kishte miratuar disa plane për ta bërë ceremoninë e varrimit sa më të thjeshtë.

E teksa paraardhësit e tij  u varrosën në tre arkivole të bëra nga selvi, plumbi dhe lisi, Papa Françesku para se të ndërronte jetë kishte zgjedhur një arkivol sa më të thjeshtë, i bërë prej druri dhe i veshur me zink. Ai ka hequr gjithashtu traditën e vendosjes së trupit të Papës në një platformë të ngritur të njohur si katafalkë në Bazilikën e Shën Pjetrit për shikim publik.

Në vend të kësaj, besimtarët do të ftohen të bëjnë nderimet e tyre ndërsa trupi i tij mbetet brenda arkivolit, me kapak të hequr. Françesku do të jetë gjithashtu Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit. Ai do të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë.

Çfarë ndodh kur Papa vdes? Rregullat që Françesku

Papa Francesku

Vdekja e Papës vjen në vitin jubilar katolik:

Vdekja e Papës jo vetëm që pason ngjarjen më të rëndësishme kalendarike për katolikët, por bie në vitin e veçantë jubilar, i cili vjen çdo 25 vjet.

Jubileu nisi kur Papa hapi Derën e Shenjtë të ndërtuar zakonisht me tulla në Bazilikën e Shën Pjetrit më 24 dhjetor dhe sheh miliona pelegrinë që zbresin në Vatikan për të kaluar nëpër derë dhe për të kërkuar falje për mëkatet e tyre.

Dhjetëra mijëra katolikë ishin mbledhur për meshën e Pashkëve në këtë vit të veçantë.

Dalja e tij e fundit ishte ditën e djeshme, në festën e Pashkëve, ku i shoqëruar dhe i ulur në një karrocë bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Një dalje e pritur me padurim nga të gjithë besimtarët, Papa Françesku bekoi mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, duke tërhequr brohoritje dhe duartrokitje nga turma.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Papa nuk mundi të kremtonte si çdo herë meshën e Pashkëve në shesh, ku ia delegoi kardinalit Angelo Comastri, kryepriftit në pension të Bazilikës së Shën Pjetrit.

Kujtojmë se 88-vjeçari kohët e fundit për pesë javë qëndroi në spitalin Gemelli të Romës, pasi vuante nga një infeksion që e çoi në pneumoni të dyfishtë, ku i mungonte një pjesë e mushkërisë së djathtë që nga një operacion në moshë të re.

Porositë e fundit që ai kishte, ishte armëpushimi në Gaza, paqen në Ukrainë dhe në rajonet afrikane dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që të shtrijnë dorën për popullsinë e Mianmarit të cilët u goditën nga tërmetet shkatërruese.

Ndër të tjera, Papa Françesku bëri thirrje për respektimin e lirisë fetare dhe kërkon lirimin e të burgosurve të luftës dhe të burgosurve politikë, gjatë Jubileut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Përmbyset rezultati, PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50, Mundësia merr mandatin e dytë

Publikuar më 13.05.2025
Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në r...

Kur kanë mbetur edhe 64 kuti për tu numëruar, rezultati në rang kombëtar ka ndryshuar. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50. Po ashtu edhe Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë. Partia Socialdemokrate ka marrë tre mandate, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Zgjedhjet e 11 Majit, numërohen mbi 3 mijë qendra votimi, PS ruan avantazhin në rang kombëtar

Publikuar më 12.05.2025
Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritm...

Procesi i numërimit të votave në rang kombëtar vijon me ritme të qëndrueshme, ndërsa deri tani janë numëruar 3,081 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave më të fundit: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan avantazhin bindës me 420,558 vota, që përbëjnë 52.67% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca […]

Lexo më shumë

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikohet rezultati në njësinë nr.10 në Tiranë, fiton PS, ja votat që mori PD-ASHM dhe partitë e tjera

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku ë...

Partia Socialiste ka fituar në njësinë nr.10 në Tiranë, ku është votuar në mënyrë elektronike, duke siguruar 5034 vota, ndërsa koalicionin PD-ASHM ka siguruar 3498 vota. Forcë e tretë ka dalë Partia Mundësia, duke siguruar 694 vota, e ndjekur nga Lëvizja Bashkë me 397 vota dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 319. PSD ka marrë 222 […]

Lexo më shumë

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

ZGJEDHJET e 11 MAJIT/ Numërohen 1745 kuti votimi në gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD me mbi 80 mijë vota

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhj...

Janë numëruar 1819 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit. PS kryeson me 244,439 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 160,405 vota për momentin, ose 34.4%. Forcë e tretë e ndjek PSD e […]

Lexo më shumë

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, dalin rezultatet e para

Publikuar më 12.05.2025
Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura...

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS). Rezultatet […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Zgjedhjet parlamentare, si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri, partitë e reja sigurojnë vende

Publikuar më 12.05.2025
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlame...

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare duke shprehur vullnetin e tyre. Pasi nisi procesi i numërimit të votave filloi të marrë formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 51 mandate […]

Lexo më shumë

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

PS thellon rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ja tre qarqet ku diferenca në vota me opozitën është shumë e madhe. Reagon reagon nga selia: Çfarë agimi ky sot!

Publikuar më 12.05.2025
Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarq...

Partia Socialiste po fiton thellë zgjedhjet, por ka tre qarqe ku rezultati është “dramatik” për opozitën, duke shkuar mbi 60% të votave për PS. Këto qarqe janë Elbasani, Fieri dhe Gjirokastra.  Konkretisht:  ELBASAN (NUMËRUAR 168 QV NGA 508 NË TOTAL) Partia Socialiste e Shqipërisë – 26654 ose 61.41 % Aleanca për Shqipërinë Madhështore -12524 ose 28.85 % FIER (NUMËRUAR 157 […]

Lexo më shumë

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

PD i akuzoi se lejuan “asfalt elektoral”, ndalohen 4 punonjës të IMT-së në Belsh

Publikuar më 10.05.2025
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksion...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur një hetim penal lidhur me dyshime për abuzim me detyrën dhe ndërtim të paligjshëm në qytetin e Belshit, të kryer në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 11 majit 2025. Procedimi penal nr. 446 i vitit 2025 përfshin veprat […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda