×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Vrasja makabre në Durrës e 50-vjeçarit Pëllumb Meta u bë për pronën? Zhduken dokumentet e 12 dynym tokë, policia dyshon se autori është djali i madh (REPORTAZHI)

Pëllumb Meta me origjinë nga fshati Shemëri i Krujës lindi në Shënavlash të Durrësit më 8 qershor të vitit 1974, aty ky prindërit e tij Hamid dhe Fatime ishin shpërngulur prej kohësh nga Kruja.

Mes jetës së emigracionit dhe Shqipërisë, Pëllumbi pas vdekjes së nënës së tij vendosi të kthehej përfundimisht në Shqipëri, ku ishte bërë edhe baba i 4 fëmijëve, 2 vajzave dhe 2 djemve. Familjarët e Pëllumbit pretendojnë se që prej vdekjes së nënës së tyre nuk kanë pasur komunikim me bashkëshorten e tij, Blerinën, e cila kishte distancuar edhe fëmijët nga familjarët e Pëllumbit, me të cilët prej vitesh nuk flisnin.

Përtej këtij fakti, Pëllumbi nisi t’i përkushtohej familjes në vendlindjen e tij pas kthimit nga Italia. Ai nisi punën si roje në Shënavlash te tregu i makinave, punë që e bëri deri në ditën e fundit të jetës për rreth 23 vite, deri në 10 shkurt të vitit 2024.

10 shkurti i 2024-ës ishte edhe fundi i jetës së Pëllumb Metës, i cili ekzekutohet nga familjarët e tij. Një krim i rëndë i cili tronditi edhe më shumë opinionin publik sesi 4 familjarë, 3 fëmijët dhe nëna u bënë bashkë për të eleminuar kryefamiljarin e tyre dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Sipas hetuesve, i gjithë plani i këtij krimi horror ishte i parapërgatitur deri në detaje. Por si u zbulua e vërteta dhe si nisi policia hetimet deri në zbardhjen e ketij krimi monstruoz?

Shefi i seksionit te hetimit të krimeve ndaj personit në Policinë e Durrësit, Ruzhdi Domi, i cili ka hetuar rastin që kur mbërriti kallëzimi në polici deri në zbardhjen e ngjarjes, shpjegon se si policia ra në gjurmët e së vërtetës.

Pëllumb dhe Hysen Meta

Sipas grupit hetimor, fëmijët kishin realizuar të gjithë planin e fshehjes së krimit me detaje, nga largimi i makinës së të ndjerit, varrimi dhe fshehja e armës, të cilën sipas policisë dyshohet se e zotëronte i biri i viktimës, Hyseni. Ajo që i bëri më shumë përshtypje policisë në këtë krim ishte edhe qetësia e femijëve dhe bashkëshortes së Pëllumbit pas ngjarjes.

Fëmijët dhe nëna e tyre sipas grupit hetimor kanë dhënë deklarata kontradiktore për autorësinë e krimit, por në bazë të hetimeve të deritanishme policia deklaron se autor i qitjes së armës është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili ka bashkëpunuar me motrën Hygertën. Hetuesit kanë bërë prova në poligon qitje me armë për të provuar nëse Hygerta di të përdorë armën.

Grupi hetimor të gjithë anëtarët e familjes po i heton si pjesëmarrës në krim, edhe pse bashkëshortja e Pëllumbit është poceduar në gjendje të lirë. Vëllai i Pëllumbit, Ramazani hedh akuza ndaj gruas së vëllait të tij.

Nga ana ligjore, policia e ka zbardhur ngjarjen ku kemi 3 anëtarë të familjes të arrestuar dhe një nën hetim, por cili ishte motivi i vërtetë i kësaj ngjarje kaq të rëndë, saqë bëri bashkë të gjithë fëmijët të vrisnin babanë tyre. Grupi hetimor po heton për motivin e ngjarjes, edhe pse shprehen të rezervuar për shkak të sekretit hetimor. Pista e fejesës së Hygertës se Pëllumbi donte ta fejonte pa dëshirë dhe dhuna në familje apo inçesti janë përjashtuar nga hetuesit. Hygerta iu nënshtrua edhe analizave gjinekologjike, ku vërtetua që nuk kemi të bëjmë me abuzim seksual.

News24 mëson nga burime konfidenciale se një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni. Pëllumbi kishte në zotërim rreth 12 dynym tokë, të cilën e kishte edhe me dokumente të rregullta. Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, madje në shtëpinë e të ndjerit nuk janë gjetur as para.

Këto dokumente të tokës i mbante gjithmonë me vete Hyseni, kudo që ai shkonte. Këtë informacion e disponon edhe grupi hetimor. Hetuesit po vijojnë kërkimet dhe ende nuk janë gjetur këto dokumente, madje dyshohet edhe për bashkëpunëtorë të jashtëm, që mund të kenë ndihmuar djalin e të ndjerit.

News24 shkoi te pronat e Pëllumb Metës, i cili tokat i kishte në dy parcela, një para banesës, ndërsa tjetrën rreth 2 km larg në një zonë industriale, tokë e cila ishte nxjerrë edhe në shitje. Metri i tokës sipas vëllait të të ndjerit kushton deri në 50 euro, ku në total tokat e Pëllumbit vlenin deri në 500 mijë euro.

Sakaq, një mbishkrim i çuditshëm është vënë re nga hetuesit edhe në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin. Në mur shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni.

Në dëshmitë e tyre fëmijët deklarojnë se konfliktet familjare kanë qenë të vazhdueshme në familje me babanë, konflikti i fundit ishte i Hysenit me të ndjerin, ku Hyseni i kërkonte të atit që t’i blinte një makinë, edhe pse ishte i papunë dhe sapo ishte kthyer nga Italia.

Hyseni kishte qenë më parë emigrant në Angli ku kishte qëndruar edhe në kamp, në një nga kampet ku kanë humbur jetën dhe janë keqtrajuar shumë emigrantë shqiptarë. Në Angli nuk dihet puna që ka kryer Hyseni, por më pas ai kishte shkuar në Itali, ku edhe atje nuk kishte punuar dhe më pas u kthye në Shqipëri. 12 ditë pas kthimit ndodhi edhe krimi, ku fëmijët vranë babanë e tyre. Hetuesit kanë sekuestruar të gjitha telefonat celularë të fëmijëve të të ndjerit dhe ka dyshime se krimi është planifikuar nga fëmijët, përkatësisht nga Hygerta dhe Hyseni dhe ky i fundit u kthye në Shqipëri për të realizuar planin.

Por, pse fëmijët kishin kaq shumë urrejtje ndaj babait të tyre së bashku me nënën dhe u bënë bashkë në këtë krim? Burime konfidenciale i thanë News24 se hetuesit po hetojnë edhe një lidhje të dyshuar jashtëmartesore të viktimës prej vitesh, ku dyshohet se në dijeni ishin edhe bashkëshortja e Pëllumbit dhe fëmijët dhe ky shkak mund të ketë çuar në konfliktet të vazhdueshme familjare dhe se ka qenë bashkëshortja që mund t’i ketë rritur fëmijët me një urrejtje ndaj të atit, aq sa u bënë të gjithë bashkë për të vrarë atë.

Burime të besueshme i thanë News24 se ka prova ku Hyseni i thotë motrës që ta marrë ajo përsipër krimin sepse ky i fundit do të shesë tokën dhe do ta nxjerrë nga burgu. Po ashtu edhe motra e madhe Bedra, e cila ishte e fejuar dhe u lejua nga xhaxhai të merrte pjesë në varrimin e babait, është larguar nga burri dhe ka shkuar te nëna e saj Blerina, e cila po qëndron të prindërit e saj.

Gjatë realizimit të këtij dokumentari, u kontaktua  edhe babai e Blerinës, Baftjar Togu, për të marrë edhe versionin e Blerinës dhe të vajzës së madhe për ngjarjen, por babai i Blerinës tha se vajza e tij nuk do që të flasë më në media.

Vëllai i Pëllumbit i tronditur nga ngjarja kërkon të dijë shkakun e vërtetë të ngjarjes dhe i bën apel drejtësisë që t’i shkojë çështjes deri në fund.

Faktet dhe informacionet që u dhanë në këtë dokumentar u bazuan në informacione të cilat janë në dosjen e thelluar hetimore, por janë autoritetet ata që thonë fjalën e fundit. Grupi hetimor shprehet se janë drejt zbardhjes së motivit të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Veliaj reagon nga qelia: Shkulën lavamanet për të gjetur varëse floriri. Jetoj në një pallat të ndërtuar para 2012-ës, hyra para se bëhem kryetar bashkie

Publikuar më 14.02.2025
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia përmes një postimi në Facebook, duke kundërshtuar akuzat ndaj tij dhe duke hedhur dyshime mbi procesin hetimor. Veliaj i është përgjigjur akuzave për pasuri të pajustifikuar dhe korrupsion, ndërsa ka ironizuar hetimet për blerjet e bashkëshortes së tij dhe kontrollet e kryera në pronat e […]

Lexo më shumë

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Publikuar më 14.02.2025
Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shk...

Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatës së Posaçme, […]

Lexo më shumë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama shkon për të tretën herë në Bashki, takohet me nënkryetarët

Publikuar më 13.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës...

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranës për t’u takuar me nënkryetarët. Kjo është hera e tretë që kreu i qeverisë shkon në institucionin vendor pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt në zyrën e tij me urdhër të SPAK. Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela […]

Lexo më shumë

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

GJKKO lë në burg Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule, detyrim paraqitje për Ajola Xoxën dhe biznesmenët

Publikuar më 12.02.2025
Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola...

Arrest me burg Erion Veliajt, detyrim me paraqitje për Ajola Xoxën!  Ky është vendimi i gjyqtarit Erjon Bani pas 2 orëve në dhomën e këshillimit. Asaj i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Masat e tjera të sigurisë për biznesmenët nuk kanë ndryshuar.  REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E […]

Lexo më shumë

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Rama akuzon si ekstremist të djathtë gjyqtarin që firmosi arrestimin e Veliajt dhe i drejtohet SPAK: Mos guxoni të më merrni telefonin!

Publikuar më 12.02.2025
Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, q...

Kryeministri Rama ka sulmuar direkt gjykatësin Erjon Bani, që firmosi arrestimin e Erjon Veliajt të dielën në mbrëmje gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama lexoi një mesazh nga një person të cilit nuk ia përmendi emrin, duke thënë se gjykatësi që firmosi arrestimin e Veliajt ishte zgjedhur enkas nga prokurorët dhe se […]

Lexo më shumë

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Rama dënon arrestimin e Veliajt dhe hetimin për deputeten Bushka: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante. Ne s’jemi këtu hunj gardhi

Publikuar më 12.02.2025
Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e de...

Rasti i arrestimi të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për […]

Lexo më shumë

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga Gaza (VIDEO)

Publikuar më 11.02.2025
Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump ...

Mbreti i Jordanisë, Abdullah dhe presidenti amerikan, Trump Presidenti amerikan Trump ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët që mund të zhvendosen nga Rripi i Gazës, nëse territori do të merret në dorë nga Shtetet e Bashkuara, paralajmërim i cili është bërë nga vetë republikani, duke theksuar se […]

Lexo më shumë

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Rama: Arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normal, u kalua çdo limit. Nëse ai dhe e shoqja ka blerë 800 mijë e kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë të diskutojmë fare, por kërkojmë provat

Publikuar më 11.02.2025
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit për 105-vjetorin e Tiranës u shpreh ndër të tjera se arrestimi i Erion Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve nuk është normale. Kryeministri tha se ‘nuk ka akuzë për Erionin dhe se atij iu ndalua të zbatojë kontratën me qytetarët’. ‘Ne deri më sot kemi zgjedhur të […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda