×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Protesta në mbështetje të Veliajt, GJKKO kërkon hetime të menjëhershme: Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu cenua jeta e shëndeti, automjetet u qëlluan nga protestuesit, ndërsa policia nuk ishte e pranishme

Në një njoftim të fundit për mediat, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka kërkuar hetime të menjëhershme për mosveprimin e Policisë së Shtetit dhe mungesën e bashkëpunimit të saj me Gardën e Republikës, gjatë protestës që u zhvillua më 12 shkurt 2025 para Gjykatës së Posaçme, kur mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj u mblodhën në mbështetje të tij.

Sipas shkresës së dërguar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, situata e krijuar gjatë protestës ka vënë në rrezik sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit të administratës, duke përfshirë pengimin e lëvizjes së tyre dhe sulme ndaj automjeteve shoqëruese. GJKKO e ka cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të ligjit dhe një tentativë për të ndikuar në punën e sistemit të drejtësisë.

Në raportin e dërguar, GJKKO vë në dukje se, megjithëse Garda e Republikës kishte kërkuar ndihmën e Policisë për të garantuar sigurinë përreth Gjykatës, Policia e Shtetit nuk ka reaguar në mënyrë adekuate për të menaxhuar situatën. Protestuesit bllokuan hyrjen në kompleksin gjyqësor dhe penguan gjyqtarët të dalin pas përfundimit të seancës, duke bërë kështu që ata të ndiheshin të kërcënuar dhe të izoluar.

Një tjetër detaj shqetësues është informacioni që tregon se automjetet shoqëruese të gjyqtarëve janë qëlluar nga protestuesit, duke i ofenduar dhe kërcënuar ata. Gjykata thekson se ky akt ka cenuar pavarësinë e gjyqësorit dhe ka vendosur në rrezik jetën dhe shëndetin e personelit gjyqësor.

Në përfundim të komunikatës, GJKKO ka kërkuar që Policia e Shtetit të marrë masat e duhura për të ndjekur dhe vendosur para përgjegjësisë çdo individ të përfshirë në mosmarrjen e masave të sigurisë, duke bërë të mundur që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Gjykata po ashtu kërkon një shpjegim të detajuar për arsyet pse nuk u ndoq praktikën e sigurisë si në protestat e mëparshme të zhvilluara më 6 dhjetor 2024 dhe 6 janar 2025.

Shkresa e plotë:

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të mediave,

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj që prej datës 12.02.2024, datë në të cilën u zhvillua seanca për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj…, për t’ju vënë në dijeni nëse nga ana e Gjykatës është kërkuar prezencë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për marrjen e masave sa i takon sigurisë dhe rendit publik, gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore e sipërcituar, duke ju kërkuar ndjesë që për shkak të ngarkesës nuk kemi arritur t’ju përgjigjemi në kohë, ju bëjmë me dije si më poshtë:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me shkresën Nr. 589 Prot., datë 13.02.2025, me lëndë “Mbi konstatimin e mos reagimit të Policisë së Shtetit, për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë si dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve të Gjykatave të Posaçme dhe personelit administrativ”, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe për dijeni Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Nëpërmjet kësaj shkrese, institucionet e sipërcituara janë vënë në dijeni se:

Që përpara fillimit të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkelqim Fusha, me qëllim verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit, në kuadër të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024, regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme u grumbulluan turma protestuesish, të cilit bllokuan tërësisht hyrjen në oborrin e përbashkët të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK.

Punonjësit e Gardës së Republikës kanë informuar Gjykatën se, në vazhdimësi është kërkuar prej tyre ndihmë nga Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin jashtë të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK, duke vendosur kordonin e sigurisë me punonjës policie me uniformë, sikurse është vepruar në raste të tjera të ngjashme në protestat e datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025.

Gjithashtu, informacioni i cili i është përcjellë institucionalisht Policisë së Shtetit nga Garda e Republikës ku i është bërë e ditur rreth grumbullimit të një numri të konsiderueshëm protestuesish përballë Gjykatave të Posaçme është mbuluar gjithashtu pothuajse nga të gjitha mediat, edhe në lidhje direkte.

Godina e Gjykatës së Posaçme ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, nenit 12, pika 2, gërma “d” e tij, si dhe VKM-së Nr. 507, datë 27.07.2022 “Për një shtesë në vendimin nr. 597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera, që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, pika 1 e tij, ku parashikohet shprehimisht se: “Në shkronjën “b”, të pikës 2, të vendimit nr. 597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, pas nëndarjes “ii” shtohen nëndarjet “iii” dhe “iv”, me këtë përmbajtje: “iii. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”; iv. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në nenin 7, pika 1, gërma “l” e ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, parashikohet shprehimisht se “1. Garda e Republikës së Shqipërisë ka përgjegjësi dhe kryen këto detyra kryesore: …l) bashkëpunon e bashkëvepron me Policinë e Shtetit dhe shërbimet inteligjente për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe të objekteve në ruajtje, sipas rregullave të përcaktuara në marrëveshje të përbashkët ndërmjet drejtuesve të strukturave”.

Pra, siç parashikohet në dispozitat ligjore dhe VKM-në, të cituara më sipër, Garda e Republikës ruan dhe mbron vetëm perimetrin e brendshëm të Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si dhe bashkëpunon e bashkëvepron me Policinë e Shtetit për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe të objekteve në ruajtje.

Përveç sa më sipër, institucioneve të sipërcituara, ju është bërë me dije një tjetër fakt i rëndësishëm mbi situatën e datës 12.02.2025, që ka qenë vështirësia e lëvizjes së gjyqtarëve qoftë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, e cila u rëndua gjatë mbrëmjes, ku protestuesit jo vetëm kanë penguar gjyqtarët të dalin nga ambientet rrethuese të gjykatës, por edhe kur kanë tentuar të dalin, automjetet shoqëruese të tyre janë qëlluar nga ana e protestuesve, duke sharë dhe ofenduar gjyqtarët dhe prokurorët.

Kjo situatë ka sjellë që edhe pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe shpalljes së vendimit, protestuesit kanë izoluar nëpërmjet rrethimit të gjithë gjyqtarët dhe stafin administrativ, të cilëve dukshëm iu cenuar siguria për jetën dhe shëndetin e tyre. 

Pavarësisht fakteve të mësipërme, si dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore të parashikuara në ligjin “Për policinë e shtetit”, nga ana e Policisë së Shtetit, e cila ka si mision parësor ruajtjen e rendit e të sigurisë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e saj për të bashkëpunuar me Gardën e Republikës së Shqipërisë, duke treguar një indiferentizëm të pashpjegueshëm në ndjekjen dhe parandalimin e kësaj situate  e cila mund të rrezikonte seriozisht jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale përbën padyshim një cenim të rëndë të pavarësisë së gjyqësorit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka konsideruar këtë sjellje të paprecedent të Policisë së Shtetit, të papranueshme dhe në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore përkundrejt institucioneve kushtetuese të sistemit të drejtësisë shqiptare, siç janë Gjykatat e Posaçme dhe SPAK, të cilave ju ofrohet mbrojtje e posaçme, jo vetëm nga ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, por dhe nga ligji nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Në përmbushje të parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe në përputhje me parimet kushtetuese të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, organet e drejtësisë duhet të mbrohen në mënyrë absolute nga çdo lloj sulmi apo ndikimi i jashtëm.

Respektimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë është thelbësor për funksionimin e duhur të demokracisë dhe për garantimin e një procesi të drejtë ligjor për të gjithë qytetarët. Çdo tentativë për të ndikuar apo cenuar punën e organeve të drejtësisë bie ndesh me frymën dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me detyrimet ndërkombëtare që vendi ynë ka marrë përsipër, në kuadër të sundimit të ligjit.

Nëpërmjet mosveprimeve të saj, Policia e Shtetit ka kontribuar në pengimin e Gjykatës së Posaçme në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe ligjore për të gjykuar në një ambient të sigurt dhe të qetë si dhe për të garantuar jetën dhe shëndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ.

Nëpërmjet shkresës më sipër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, që të marrin masat e duhura për vënien përpara përgjegjësisë administrative apo ligjore, të gjithë personat përgjegjës të Policisë së Shtetit, të cilët nuk kanë marrë masat e duhura, në zbatim të ligjit, për të shmangur apo monitoruar këtë situatë të paprecedentë.

Po ashtu, kjo gjykatë ka kërkuar që t’i vihet në dispozicion e gjithë procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave që janë marrë në rastet e ngjashme sikurse gjatë protestave të datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe një shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk është ndjekur e njëjta praktike edhe në rastin e incidentit të datës 12.02.2025.

Aktualisht, gjykata është në pritje të kthimit të përgjigjes nga ana e autoriteteve kompetente, me qëllim ndjekjen e rrugëve të tjera institucionale sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Përplasjet në bashki, kryetarja e komanduar Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi

Përplasjet në bashki, kryetarja e komanduar Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi

Publikuar më 21.03.2025
Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani k...

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi. 2 vendimet janë firmosur nga Ristani një ditë më parë, më 20 mars. Lëvizjet vijnë një ditë pasi u bë publike shkresa e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, ku me një vendim të firmosur nga qelia […]

Lexo më shumë

Rama takon kandidatët e PS në Durrës: Zgjedhjet e 11 Majit kanë rëndësi gjeopolitike, si në vitin 1991. Këneta që flas unë i merr të keqen kësaj në Durrës

Rama takon kandidatët e PS në Durrës: Zgjedhjet e 11 Majit kanë rëndësi gjeopolitike, si në vitin 1991. Këneta që flas unë i merr të keqen kësaj në Durrës

Publikuar më 21.03.2025
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët p...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ku ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke i cilësuar ato si një moment me peshë të veçantë gjeopolitike. Sipas tij, këto zgjedhje dallojnë nga të mëparshmet për shkak të ndikimit të tyre në të […]

Lexo më shumë

Rama rrëfen sfidën kur garoi për kryetar të PS: Vetëm Ben Blushi më mbështeti. Gramozi më që mos kujto se do të presin ty në Kongres! Musai fshinte mollëzat

Rama rrëfen sfidën kur garoi për kryetar të PS: Vetëm Ben Blushi më mbështeti. Gramozi më që mos kujto se do të presin ty në Kongres! Musai fshinte mollëzat

Publikuar më 21.03.2025
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i PS-së, ka zhvill...

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i PS-së, ka zhvilluar një takim në shtabin e socialist në Njësinë nr.2 në Tiranë. Kreu i qeverisë ka rrëfyer momentet kur ai kërkonte të garonte në PS për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Ai ka thënë se vetëm Ben Blushi e mbështeti kur shpalli dëshirën për të […]

Lexo më shumë

Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës! 24-vjeçari ndryshon version: Ika të marr naftë se mu mbarua, harrova të ndez bllokazhin

Katër të rinjtë u dogjën brenda Benz-it, zbardhet dëshmia e shoferit të betonierës! 24-vjeçari ndryshon version: Ika të marr naftë se mu mbarua, harrova të ndez bllokazhin

Publikuar më 21.03.2025
Është zbardhur dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vj...

Është zbardhur dëshmia e Aleksandër Krrashit, shoferit 24-vjeçar të betonierës, me të cilën u aksidentua Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që u dogjën brenda mjetit pas përplasjes së fortë. 24-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se sapo ka hyrë në rrugën kryesore i është fikur mjeti pas i kishte mbaruar nafta. Ai ka deklaruar se […]

Lexo më shumë

“O Rame ngele pasagjer mo burrë, s’të pashë njëherë në timon, s’di me i dhonë”/ Rama ia kthen batutën Bashës: Ti gjumë top, shyqyr më prezantove Unikkatilin

“O Rame ngele pasagjer mo burrë, s’të pashë njëherë në timon, s’di me i dhonë”/ Rama ia kthen batutën Bashës: Ti gjumë top, shyqyr më prezantove Unikkatilin

Publikuar më 20.03.2025
Kryeministri Edi Rama dhe lideri i Euro-Atlantikëve të Shqip...

Kryeministri Edi Rama dhe lideri i Euro-Atlantikëve të Shqipërisë, Lulzim Basha, kanë vazhduar përplasjet e tyre të ashpra me replika në distancë. Të dy politikanët shkëmbyen batuta të forta, duke kritikuar njëri-tjetrin për dështime. Në një koment të tij, Basha i kujtoi Ramës se kishte mbetur “pasagjer” dhe nuk kishte ndonjë rol aktiv në drejtimin […]

Lexo më shumë

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, arrestohet shoferi i betonieres. Policia: Ndaloi në rrugë pa ndezur bllokazhin dhe makina e të rinjve mori flakë pasi u përplas

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, arrestohet shoferi i betonieres. Policia: Ndaloi në rrugë pa ndezur bllokazhin dhe makina e të rinjve mori flakë pasi u përplas

Publikuar më 20.03.2025
Është arrestuar drejtuesi i betonierës e cila u bë shkak për...

Është arrestuar drejtuesi i betonierës e cila u bë shkak për aksidentin tragjik të ndodhur rreth orës 23:50 të mbrëmjes së të mërkurës, në Fushë Prezë, ku humbën jetën 4 persona. Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, […]

Lexo më shumë

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, ku 4 të rinj u dogjën brenda automjetit, shoferi i betonieres që u largua nga vendngjarja dyshohet se nuk kishte patentë

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, ku 4 të rinj u dogjën brenda automjetit, shoferi i betonieres që u largua nga vendngjarja dyshohet se nuk kishte patentë

Publikuar më 20.03.2025
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Pre...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës. Një autoveturë tip Mercedes Benz, në të cilin udhëtonin katër të rinj, ka goditur nga mbrapa një betoniere e cila ishte duke ecur. Si pasojë e goditjes, Mercedes Benz-i ka marrë flakë menjëherë, duke bërë që katër të rinjtë që […]

Lexo më shumë

Dashnor Sula i përgjigjet Berishës e Ramës: S’përjashtoj asnjë alternativë, por kam një kusht. Kur s’të vlerëson shtëpia, ta di kimetin komshia

Dashnor Sula i përgjigjet Berishës e Ramës: S’përjashtoj asnjë alternativë, por kam një kusht. Kur s’të vlerëson shtëpia, ta di kimetin komshia

Publikuar më 20.03.2025
Kur një derë mbyllet, një tjetër hapet. Siç duket se po ndod...

Kur një derë mbyllet, një tjetër hapet. Siç duket se po ndodh me Dashnor Sulën. Deputeti i PD i mbetur jashtë listave në një reagim të parë të dhënë për Top Channel njofton se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti, por grumbullin e ofertave që ka marr po i shqyrton për […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda