×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Profili i Hygerta Metës që akuzohet për vrasjen e babait/ Dëshmitë e shoqeve në fakultet: Ishte studente e shkëlqyer, falej pesë herë në ditë

Profili i Hygerta Metës në universitet, ashtu siç e njohin shoqet, nuk lidhet me atë të një vrasësi. Mikeshat e saj të grupit të anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të huaja kanë ndërprerë mësimin nga shoku.

Shoqet: Falte dhe pesë vakte.

Kristi Gongo: Pra, ishte besimtare?

Shoqet: Po shumë besimtare, kur i përmendnim diçka me dhunë ishte gjithmonë për besim në Zot dhe paqe.

E paimagjinueshme për shoqen e saj më të afërt me të cilën ishte ulur në të njëjtin auditor, një ditë para se të zbulohej krimi, vrasja e babait.

Shoqja: Të hënën dhe te martën nuk ka ardhur, te mërkurën ka ardhur. E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet.

Shoqja: Në leksione ishte aty, derisa kemi mbaruar mësimin të enjten. Pastaj të premten nuk erdh,i ka marrë leje, i ka thënë zyshës unë do të mungoj ca ditë.

Studentja e vitit të parë ka krijuar re dyshimi te shoqet e saj me ndryshimin e sjelljes javën e shkuar, me disa mungesa në leksione e vlerësim në rënie, por karakteri i Hygertës i tërhequr dhe pakëz i ftohtë, ishte justifikimi i tyre me kthesën e 19-vjeçares.

Kristi Gongo: Si ishte Hygerta në sjellje, e keni kuptuar që ka një problem, a e ka ndarë me ju?

Shoqja: Jo asnjë lloj!

Shoqja: Problem kështu jo, por që një cik e shpërqendruar nga mësimet ishte. Më bëri një cik përshtypje se zysha na vendoste notë negative, dhe i thashë çne ti?

Shoqja: Ishte e çuditshme të shihje një nxënëse aq shembullore që të mungonte në leksion, në seminare, mos të bënte detyrat.

Kristi: Kur e morët vesh lajmin?

Shoqja: Te premten, ishim në klasë të them të drejtën dhe u shokuam shumë. Na kaloi një lloj drithërime në trup, ishte shumë e çuditshme se nuk ta merrte mendja. Në fillim doli pa foto, thjesht emri Hygerta Meta dhe s’e besuam, thamë mund të jetë dikush tjetër, pastaj doli me foto, ishte komplet e tmerrshme.

Shoqja: Ka qenë një gocë e thjeshtë, e urtë, në terezi të vet, pa asnjë lloj qëllimi me të bërë keq, kishte mendjen vetëm te mësimi. Vinte domethënë nga Durrësi, ishte e para. Ne që ishim këtu nuk vinim kurrë të parët, ajo vinte e para që vinte në klasë. Ikte në shtëpi sa mbaronte mësimi, as kafe, asgjë, zero.

Hygerta Meta sot në gjyq

Por, edhe me peshën e rëndë që mbante me vete të fshehjes së krimit, ajo nuk e braktisi universitetin deri sa ra në prangat e policisë. Ndërkohë, shoqja e saj e afërt tregon për Top Channel, planin e shpëtimit që kishte në kokë Hygerta.

Shoqja: Pyetja  që na ka bënte neve është, a do më ndihmoni të gjej një punë të mirë, nuk ka gjë nëse është me lodhje fizike apo psikologjike, por vetëm të ketë një pagë të mirë mujore. Edhe ne i thamë çne, do me ardh me jetu këtej, vetëm tha kam menduar diçka.

Për shoqet e Hygertës, faji nuk është i saj, dhe në Fakultet është e mirëpritur.

Shoqja: Dua ta shoh në shkollë pasi e ka dashur shumë shkollën

Dëshmia në gjykatë

Hygerta Meta e arrestuar për bashkëpunim për vrasjen dhe groposjen e të atit Pëllumb Metës, para gjykatës është pyetur sesi i ka lindur mendimi për vrasjen. Ajo, ftohtësisht dhe duke qeshur, ka treguar sipas saj se është ajo që qëlloi babanë për vdekje në dhomën e ndenjës.

Gjyqtarja: Na thuaj si të lindi mendimi vrasjen dhe ku e gjete pistoletën?

Kur ai me tha do ju vras! Aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën për herë të dyte dhe e disha që kishte armën. S’ishte hera e parë që kishte armë. Dhe e dija kur vinte nga puna dija çdo lëvizje e mendova për pasdite.

Mora armën, ai erdhi nga puna ishte duke pushuar ishte me kurriz i shtrirë. Mora armën në dhomën ngjitur ia tregova e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ E bëra t’i flisja përballë! Ai nuk u befasua dhe i thash çohu në këmbë! Ai tha? ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova, dy metra larg tij. Ishim tek dhoma e ndenjës, isha unë që hyra në dhomën e gjumit dhe arma ishte te dhoma e gjumit të vëllait Hysenit.

Por ai nuk rrinte aty, unë e dija ku ndodhej armën se pastroja shtëpinë. Nuk ishte e fshehur. (Qesh ndërkohë)! Jam penduar tani, por nuk ka kthim pas.’- tha ajo.

Tre fëmijët që vranë babanë, Pëllumb Metën në Shënavlash të Durrësit u lanë në burg nga Gjykata e Durrësit. Djali i madh, 25-vjeçari Hysen Meta, që  akuzohet si ekzekutor ka ndryshuar dëshminë në gjykatë, duke pretenduar se të atin e ka vrarë, e motra Hygerta. 19-vjeçarja ka mbështetur dëshminë e të vëllait, duke thënë se ka qëlluar të atin me pistolete. 

Hygerta Meta: Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit në familje, 15 ditë kishte që ishte kthyer nga jashtë, ndërsa debatet me babanë kishin nisur në dhjetor për fejesen. Nga refuzimi që i bëra unë për fejesën ai tentoi të më vriste, mua dhe mamanë. Tentoi të na vriste tek bombola e gazit, preu tubat dhe refuzoi ta rregullonte bombolën e gazit ku gatuanim”.

E pyetur nga gjyqtarja Shpëtime Pitarku se pse nuk keni denoncuar dhunën, Hygerta Meta tha se ka patur frike nga babai.

Na thoshte nëse ikni të bëni denoncimin do ju vras të gjithëve. Nëse largoheni nga unë do ju vras me tritol. S’kishim ku të shkonim”.

Dëshminë e Hygertës e ka pohuar edhe Hysen Meta, vëllai i saj i madh i cili ka deklaruar se babai donte ta fejonte me detyrim.

Hysen Meta: “Se kam bere unë vrasjen, por kam qenë prezent kur ajo e qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!”

Gjatë dëshmisë së Hysen Metës ka ndërhyrë prokurorja, Suela Beluli e cila tha se 25 vjecari ndryshon qëndrime herë pas here, ndaj do të mblidhen prova të tjera për vrasjen. Më tej gjyqtarja Pitarka ka pyetur Hygerta Meten si lindi mendimi për vrasjen e të atit.

Hygerta Meta: ‘Kur ai me tha do ju vras! Aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën. Mora armën në dhomën ngjitur ia tregova e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova”.

Ndërsa 21-vjeçari Amarlido Meta ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë kur ndodhi krimi.

“Unë s’kam qenë në dijeni fare, kam qenë në punë. E dija për konfliktet, por me babin flisja rrallë”

Fëmijët e kishin vrarë Pëllumb Metën më 10 shkurt dhe e denoncuan të zhdukur më 13 shkurt. Nga hetimet e thelluara u zbulua krimi tronditës në familje, më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë, në oborrin e shtëpisë në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në gjendje të lirë po hetohet nëna e tyre, Blerina Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Vrasja e Martin Canit, familja e 14-vjeçarit letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së: Ngjarja s’po zbardhet qëllimisht, askush nuk po merr përgjegjësi

Vrasja e Martin Canit, familja e 14-vjeçarit letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së: Ngjarja s’po zbardhet qëllimisht, askush nuk po merr përgjegjësi

Publikuar më 17.12.2024
Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit  i cili humbi jet...

Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit  i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” gjatë një sherri me bashkëmoshatarin e tij, i janë drejtuar me një letër institucioneve të larta shtetërore në Tiranë. Mësohet se letra i është drejtuar Ambasadës së SHBA, Presidentit të Republikës, Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Sali […]

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO heq sekuestron vetëm për vilën e nënës, Monika Kryemadhi flet nga SPAK: I kemi blerë me kredi. Ndaj meje, hakmarrje për inceneratorin

Apeli i GJKKO heq sekuestron vetëm për vilën e nënës, Monika Kryemadhi flet nga SPAK: I kemi blerë me kredi. Ndaj meje, hakmarrje për inceneratorin

Publikuar më 17.12.2024
GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kr...

GJKKO ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e Monika Kryemadhit kundër vendimit të GJKKO për sekuestron e vilës së zonjës Kryemadhi dhe nënës së saj. Apeli ka liruar nga sekuestro vilën e Fatime Kryemadhi ndërsa ka lënë në fuqi vendimin për vilën e deputetes së PL. Kryemadhi pasi ka dalë nga ambientet e gjykatës […]

Lexo më shumë

Deputetët e PD-së zhvilluan një takim në Ambasadën Amerikane, VanHorn del kundër Berishës: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Deputetët e PD-së zhvilluan një takim në Ambasadën Amerikane, VanHorn del kundër Berishës: Nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor

Publikuar më 17.12.2024
E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA ka zhvilluar një tak...

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA ka zhvilluar një takim me një grup  deputetësh të PD pak ditë më parë. Në takim kanë marrë pjesë deputetët; Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomorr Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku. Opozita ngriti shqetësim për zgjedhjet, përdorimin e pushtetit, ndikimin ne procesin elektoral, ndikimin e krimit te […]

Lexo më shumë

Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”

Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie”

Publikuar më 16.12.2024
SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku...

SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa “arrest shtëpie”. Dy prokurorët që po hetojnë aferën “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, që tashmë dosjen e kanë kaluar në gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë […]

Lexo më shumë

Elton Ilirjani i siguron strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut që u zhduk 20 vite më parë. Jetonte te stacioni i trenit në Nju Jork

Elton Ilirjani i siguron strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut që u zhduk 20 vite më parë. Jetonte te stacioni i trenit në Nju Jork

Publikuar më 16.12.2024
Biznesmeni dhe modeli shqiptar në New York Elton Ilirjani ka...

Biznesmeni dhe modeli shqiptar në New York Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.  Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video […]

Lexo më shumë

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Parashqevi Simaku shfaqet sërish në rrugët e New York-ut: Kam harruar të flas shqip, nuk komunikoj prej vitesh (VIDEO)

Publikuar më 15.12.2024
Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja...

Pas pamjeve që tronditen mbarë opinionin publik, ku artistja shqiptare Parashqevi Simaku shfaqej në rrugë ku merrte ndihma, një tjetër video është publike. Këngëtarja që prej vitesh jeton në SHBA, shfaqet teksa ajo bisedon me një grua tjetër shqiptare. Simaku thotë se ka harruar gjuhën shqipe pasi prej vitesh komunikom vetëm në anglisht. “E kam më […]

Lexo më shumë

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Gazetari në SHBA tregon bisedën me Agim Krajkën për Parashqevi Simakun: E kërkova në grupin tim, mu ankua se e keqtrajtonte bashkëshorti dhe donte ta ndihmoja të shkonte në Hollywood

Publikuar më 14.12.2024
Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka n...

Gazetari Adriatik Riza Dosti që jeton në SHBA ka ndarë një status në Facebook ku flet për këngëtaren Parashqevi Simaku. Historia e kësaj të fundit ka tronditur jo pak opinionin publik, pas një videoje të publikuar në një media amerikane ku  një grua që dyshohet për Simakun në Nju Jork merr ndihma si njeri në nevojë. Dosti tregon se […]

Lexo më shumë

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Buxheti 2025, Veliaj: Ushqim falas për nxënësit e shkollave të Tiranës dhe nga 1 janari aboneja falas për pensionistët

Publikuar më 14.12.2024
Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon ...

Viti 2025 do të sjellë një transformim rrënjësor sa i takon trajtimit të nxënësve në shkollat publike të kryeqytetit. Ashtu si për shtresën e pensionistëve, të cilët nga 1 janari 2025 do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pjesën më të madhe të buxhetit për të rinjtë vitin tjetër […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda