×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pro marrëveshjes me Italinë për kampet e afrikanëve, i hapet rrugë ratifikimit nga Kuvendi në seancën e të enjtes

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e marrë mbi marrëveshjen e firmosur me Italinë për ngritjen e kampit në Gjadër të Lezhës ku do të priten emigrantët afrikanë. Në vendim theksohet se protokolli për Migracionin ofron mbrojtje juridiksionale, nuk sjell kufizim të të drejtave të njeriut, duke i hapur kështu rrugë miratimit të kësaj marrëveshje në Kuvend në seancën e së enjtes (22 shkurt).

“Vendosëm deklarimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.”- thuhet në përfundimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u miratua më 29 janar 2024 me 5 vota pro e 4 kundër, ndërsa sot u publikua i arsyetuar në 43 faqe

Gjyqtarët që kanë votuar Pro: Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji, Sandër Beci,  Genti Ibrahimi, Marjana Semini. 

Gjyqtarët që kanë votuar Kundër janë Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska. Ata kanë qenë kundër duke e cilësuar protokollin për Migracionin të papajtueshëm me Kushtetutën dhe të ndalohej ratifikimi i tij nga Kuvendi.

Ndërkohë gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska që ka votuar kundër ka pasur edhe ajo mendim ndryshe nga 8 gjyqtarët e tjerë. Ajo argumenton se autorizimi për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e tij do të duhej të ishte lëshuar nga Presidenti i Republikës.

Vlerësoj se Protokolli ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” përfshihet në kategorinë e marrëveshjeve që lidhen me territorin në kuptimin juridiksional, sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 121 të Kushtetutës, ndaj autorizimi për dhënien e plotfuqisë për negocimin dhe nënshkrimin e tij do të duhej të ishte lëshuar nga Presidenti i Republikës, dhe për rrjedhojë kërkesa duhej pranuar për këtë shkak kushtetues. 

“Vendosëm deklarimin e Protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi.

Ky vendim u njoftohet menjëherë Presidentit, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave dhe dërgohet për publikim në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.”- thuhet në përfundimin e Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi në përditësim…

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot paradite nën drejtimin e Bledi Çuçit, ku në fokus të diskutimeve ka qenë axhenda e javës në Kuvend. Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i grupit tha se në seancën e ditës së enjte, 22 shkurt, pritet të kalojë për votim marrëveshja me Italinë për emigrantët, si edhe amnistia penale.

Çuçi tha se pritet zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese këto ditë të para të javës, që i hap më pas rrugë për çuarjen në seancë, ndërsa në Kuvend kërkohen vetëm 71 vota. Kështu që mjaftojnë vetëm votat e socialistëve në parlament që t’i hapin rrugë nisjes së punimeve për ndërtimin e një qendre pritjeje në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në Gjadër të Lezhës për emigrantët azilkërkues në Itali.

Protokolli i nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni më 6 nëntor pret vetëm ratifikimin nga deputetët shqiptarë, ndërsa në vendin fqinj gjithçka tashmë është e votuar nga senati 4 ditë më parë. Pikërisht në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

Ajo e cilëson skandaloze faktin që Bledi Çuçi di se kur zbardhen vendimet e gjykatës.

“Më duket skandaloze që kryetari i Grupit të PS di se kur do të zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Është e pa tolerueshme dhe e pa konceptueshme në ndarjen e pushteteve dhe në drejtësinë që ne duam dhe po ngremë që kryetari i grupit të PS të thotë se do të zbardhet për pak ditë vendimi. Këtë shtet e mbajnë ligjet, procedura dhe institucionet. Nëse bien parimet, bien shtyllat që kontrollojnë edhe balancën e pushtete dhe ruajnë parlamentin që të mos bëhet zgjatim i qeverisë, atëherë ndodhemi në një moment shumë të rrezikshëm”, tha Tabaku. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Arben Ahmetaj replikon me Baton Haxhiun: Nuk jam maskara, as zar i Berishës, nuk kam nxjerrë ndonjë mik në pritë

Publikuar më 04.02.2025
Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu...

Arben Ahmetaj u përfshi në replika me gazetarin Baton Haxhiu që u shpreh se në intervistën e tij të tretë Ahmetaj “nuk kishte deshifruar atë që kishte ndodhur me 50 milionët e tunelit të Llogarasë”. Ish-numri dy i qeverisë ka një tjetër qëndrim. “Unë e deshifrova 50-milionshin te pjesa e dytë, me bilanc financiar të […]

Lexo më shumë

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Mijëra banorë dhe turistë ikën të tmerruar, 20-vjeçarja shqiptare: Nuk largohem nga Santorini, jam mësuar me tërmetet

Publikuar më 04.02.2025
Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej ...

Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në ishullin grek të Santorinit, i cili javën e fundit është goditur nga qindra tërmete që kanë shkaktuar frikë te banorët dhe shqetësim te ekspertët. Në një intervistë për protothema.gr e reja shqiptare thotë se ka zgjedhur që të […]

Lexo më shumë

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Urdhri ekzekutiv i Trump rikthen frikën mes afganëve të mbetur në Shëngjin

Publikuar më 04.02.2025
Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vaj...

Soban*, 32 vjeç, mban vështrimin e ngulur në det, ndërsa vajza e tij e vogël 4-vjeçare luan këmbëzbathur në rërën e plazhit të Shëngjinit në fund të janarit. Ai dhe familja e tij prej gjashtë anëtarësh kishin planifikuar të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara më 30 janar, por fluturimi – pjesë e operacionit AfghanEvac u […]

Lexo më shumë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Vazhdojnë ikjet te Partia e Lirisë, bashkëpunëtori i Ilir Metës emërohet administrator i Njësisë Administrative Nr.8 të Bashkisë Tiranë

Publikuar më 04.02.2025
Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është...

Pas largimit të Endrit Braimllarit drejt PS-së, tashmë është ish-nënkryetari i Formut Rinor të Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati për deputet, Klevi Pojani, që është bashkuar me socialistët. Pojani është emëruar administrator i Njësisë Administrative Nr.8 në Bashkinë e Tiranës, duke u bërë pjesë e strukturave të qeverisjes vendore të drejtuar nga PS dhe Erion Veliaj. […]

Lexo më shumë

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Në Zvicër, vendin ku askush nuk dëshiron të bëhet ministër, edhe pse rroga shkon gjysmë milionë euro

Publikuar më 04.02.2025
Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e mini...

Nga Enver Robelli Zvicra ka 7 ministra. Rroga vjetore e ministrit apo ministres është 472,958 franga (ose: gjysmë milioni euro). Para disa ditësh ministrja e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga Qeveria e Zvicrës. Së shpejti parlamenti duhet të zgjedhë një ministër apo ministre të re. Posti i takon partisë “Die Mitte”, qendra, e cila dikur njihej […]

Lexo më shumë

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Rama bën humor me luftën ndaj korrupsionit në administratën publike: Më sillni ca gjermanë t’i çoj në një zyrë ku ka problematika

Publikuar më 04.02.2025
U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGM...

U prezantuan sot gjetjet e raportit të monitorimit OECD/SIGMA.  Raporti jep një pasqyrë të progresit të deritanishëm të administratës publike shqiptare, por edhe një hartë të qartë me rekomandime për hapat e ardhshëm. Në konferencën “Transformimi i Sektorit Publik: Themeloret e Reformës së Administratës Publike në Shqipëri”, në bashkëpunim me OECD/SIGMA iI pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, […]

Lexo më shumë

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Agjentët bastisën apartamentin në ish-Bllok dhe i sekuestruan celularin, Ajola Xoxa ankimon kontrollet e BKH

Publikuar më 03.02.2025
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar sot kontrollin e fundit të ushtruar nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në një ambient në zonën e ish-Bllokut. Xoxa përmes avokatit të saj, ka dorëzuar ankimimin ku ka kundërshtuar kontrollin e kryer më datën 14 janar në një godinë të regjistruar si […]

Lexo më shumë

Rama tallet me opozitën: I kemi si hudhra, na mbajnë larg syrit të keq, shejtanët na motivojnë 1 mijë herë më shumë

Rama tallet me opozitën: I kemi si hudhra, na mbajnë larg syrit të keq, shejtanët na motivojnë 1 mijë herë më shumë

Publikuar më 03.02.2025
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e godi...

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, një investim që synon përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu as ironitë ndaj kritikëve, duke i cilësuar ata si “shejtanët” që “në rastin më të keq luajnë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda