×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Basha sulmon Berishën nga Vlora: Kush shan më shumë ai do të jetë i pari, i dyti që shan më shumë do të jetë i dyti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Vlora deklaroi se lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Pa përmendur emra, Basha nuk la pa shigjetuar dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shtuar se; ‘Humbën busullën politike disa që ishin vendosur në piedestal’.

“Vlora dhe vlonjatët kanë ditur t’i vlerësojnë gjithmonë në histori, njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga vetja për diçka më të madhe se vetja. Këtë bënë dhe demokratët në Vlorë. Në një moment kur ishte lehtë të tërhiqeshin pas, në një moment kur nuk ishte e vështirë të humbje rrugën, e bashkë me të edhe arsyen edhe motivimin, edhe vet orientimin ose busullën politike, siç e humbën shumë nga ata të cilët ne i kishim vendosur në piedestal. Siç e humbën shumë ata që janë krusur nga pasha e medaljeve të marra nga demokratët, por që në ditën më të vështirë të PD nuk u gjendën aty as për demokratët, as për votuesit tanë as për vlerat e familjes tonë. Koha tregoi diçka tjetër, se forca e vërtetë e kësaj force politike nuk qëndroi kurrë tek njëshi, apo te dyshi apo te treshi. Me meritë apo pa meritë, siç me të drejt ka evidentuar analiza politike e këtyre muajve në degët e ndryshme të Shqipërisë.

Forca e vërtetë e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë motivi i bashkimit në këtë familje, që është t’i shërbejmë njerëzve, të jemi këtu me njerëzit dhe për njerëzit. Lidershipi i vërtetë i PD janë demokratët. Janë njerëzit të cilët i përkasin familjeve të mëdha të Vlorës, të cilët janë pronarët, të përndjekurit, intelektualëve, profesionistëve, përfaqësuesve të sipërmarrjes. E djathta tradicionale shqiptare, dyert e mëdha të Vlorës, pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrja e ndershme të gjithë bashkë e dinë fare mirë se PD ka lindur si një tjetër, ndonëse rrugës shpesh prej këtyre vlerave u tradhtuan apo nuk u shërbyen ashtu siç u deklaruan në fillim. Duke nisur me të përndjekurit politik, duke vazhduar me pronarët, të zhgënjyer edhe nga PD. Kjo s’do të thotë që ky taban të zhduket, përkundrazi është kthyer në një shumicë dërmuese kundër kësaj të keqje. Nëse do i dorëzoheshim epsheve të pushtetit do ishte shumë e thjesht. Kriteri i parë, s’ka nevojë për zgjedhje për kryetar, s’ka nevojë për zgjedhje për kryesi. Kush e ka zërin më të fortë, kush shan më shumë ai do jetë i pari. I dyti që shan më shumë do jetë i dyti, sharësit më të mëdhenj do të jenë kandidatët për deputet dhe filozofia jonë do të jetë në kundër të gjithëve sepse ne jemi shpëtimi. Kjo rrugë e rreme ka krijuar të këqijat më të mëdha për shoqërinë. Kështu lindi komunizmi. Kjo përqasje përjashtuese, nihiliste negativiste pa asnjë alternativë përveç sulmit, është fara për të krijuar një të keqe tjetër siç është e keqja aktuale.”, tha Basha.

Ai shtoi mes të tjerash se; “Ndaj nga ne pritet alternativa. Është keq, e dimë të gjithë, zi e më zi e dinë të gjithë, është zbrazur Shqipëria, e dinë të gjithë, nuk ka shpresë për rininë, e dinë të gjithë, ku qëndrojmë ne si demokratë? Dhe të çiresh nga mëngjesi në darkë, të tregosh me gisht ata që kemi 10 vite që i tregojmë dhe i denoncojmë, këtu nuk ka asgjë të re. Por ne jmi këtu bashkë jo thjesht sepse i mbijetuam një rebeshi të padrejtë, ne jemi këtu sepse po formësojmë dhe po ndërtojmë të ardhmen. Jo thjesht për PD, por për të gjithë shqiptarët. Dhe në mënyrë që këtë detyrë ta kryejmë ashtu siç presin shqiptarët, na duhet përveç denoncimeve të kemi qëndrime të qarta para tyre. Dhe denoncimet nga një parti politike nga ato të medias, ndryshojnë kur partë politike përveç denoncimit kërkojnë llogari për përgjegjësit. Në hapësira që i lejon ligji dhe një prej tyre është hapësira parlamentare e cila është bllokuar për 4 muaj për interesa personale. Kështu arrogance e qeverisë shtohet, ligjet ndryshohen sipas qejfit të kryesministrit brenda 5 minutave për shkak të një zgjedhje të gabuar dhe katastrofike që duhet të marrë fund një orë e më parë.”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Albana Vokshi: Nuk ka shanse të mos fitojmë zgjedhjet. Kam shkelur në çdo lagje, raporti është 9 me 1 për ne

Publikuar më 08.05.2025
Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ...

Kandidatja demokrate e listës së mbyllur Albana Vokshi foli ditën e sotme lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore drejt zgjedhjeve të 11 majit. Vokshi sqaroi për Ola Brukon se çdo ndodh me SPAK në rast fitoreje të PD-së. “Do depolitizohet. SPAK do jetë një strukturë që të hetojë në mënyrë profesionale e papolitizuar jashtë politikës. […]

Lexo më shumë

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Edi Rama bën parashikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Kuç të Vlorës, sa mandate synon të marrë Partia Socialiste

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të ma...

Kryeministri Edi Rama synon që në zgjedhjet e 11 majit të marrë nga 78 mandate deri në 88.  Parashikimin kreu i qeverisë e bëri në Kuç të Vlorës, vetëm tre dita para se qytetarët shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit.   Në skicën që vetë kryeministri Edi Rama ka projektuar, thotë se PS ka 100% shanse […]

Lexo më shumë

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Rama apelon shqiptarët e Greqisë të regjistruar në zgjedhjet e 11 Majit: Ju lutem dorëzoni zarfet në postë, mos prisni se ka kohë edhe 48 orë! Bëjeni edhe këtë mund të fundit

Publikuar më 08.05.2025
Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqipt...

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar mesazh emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe që janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 Majit të dorëzojnë zarfet në pikat përkatëse të postës. Rama iu kërkoi që të mos presin për të dorëzojnë zarfet, duke shtuar se kanë afat edhe 48 orë kohë. “Bëjeni edhe […]

Lexo më shumë

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Erion Braçe “kalon” te PD-ja, pozon bashkë me Delina Ibrahimajn me dy gishtat lart para posterit elektoral të Jorida Tabakut

Publikuar më 07.05.2025
Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë ...

Ligjvënësi socialist dhe ministrja Delina Ibrahimaj,që janë pjesë e skuadrës së kandidatëve të PS për Tiranën ku dhe kandidojnë më11maj për një vend në Parlament, janë shfaqur duke pozuar para banerit-billbord të një prej kandidateve rivale: Deputetes Jorida Tabaku. Fotoja tashmë është bërë virale dhe po kalon të gjithë xhiron e rrjetit. Sigurisht që dy kolegët […]

Lexo më shumë

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Giro d’Italia pushton sheshin “Skënderbej”, PS do të mbajë mitingun përmbyllës te fusha e Parkut Olimpik, PD spostohet te Bulevardi i Ri

Publikuar më 07.05.2025
Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifik...

Mbyllja e fushatës elektorale këtë të premte ka një specifikë të veçantë për Tiranën, pasi sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë politike, për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht. Sheshi Skënderbej do të presë një etapë të veçantë të ngjarjes prestigjioze sportive Giro d’Italia, që këtë […]

Lexo më shumë

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Regjistrohen 44 kallëzime për krime zgjedhore! Tirana, Fieri dhe Dibra kryesojnë për parregullsi

Publikuar më 07.05.2025
Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgji...

Deri më 7 maj 2025, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë regjistruar gjithsej 44 kallëzime penale për vepra të lidhura me procesin zgjedhor, të parashikuara nga një sërë nenesh të Kodit Penal, përfshirë ato që ndëshkojnë blerjen e votës, cenimin e fshehtësisë së votimit dhe pengimin e zgjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të Prokurorisë […]

Lexo më shumë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Rama në Fushë-Krujë: Të përmbushim profecinë e Skënderbeut. Heroi Kombëtar e përcaktoi fatin tonë në Evropë

Publikuar më 07.05.2025
Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qe...

Nga Fushë-Kruja, ku zhvilloi një takim përmbyllës, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama kërkoi votën e qytetarëve me premtimin se në 4 vitet e ardhshme do të bëjnë më shumë për këtë zonë, se sa kanë bërë në të gjitha vitet e kaluara. Gjithashtu, Rama u ndal te rëndësia që ka vota e 11 majit […]

Lexo më shumë

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Deklaroi se do t’i hante të gjallë socialistët po të preknin votën, Rama i përgjigjet Tomorr Alizotit: Kam ardhur me frikë sot, por s’po e shoh

Publikuar më 06.05.2025
Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, krye...

Në takimin përmbyllës elektoral të mbajtur në Librazhd, kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e hapi fjalimin me një koment ironik në drejtim të Tomor Alizotit, i cili kohët e fundit ishte shprehur me tone të forta ndaj tij, duke deklaruar se “kam qejf ta ha të gjallë”. “Kam ardh me shumë […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda