×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sekretari amerikan i Shtetit viziton Tiranën javën e ardhshme, i gjashti në 33 vitet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë në Tiranë dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Gjatë vizitës në Tiranë, Blinken do të rikonfirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në Mynih, sekretari amerikan i shtetit do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, si pjesë e delegacionit të SHBA-së të kryesuar nga zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris.

Blinken do të zhvillojë takime dypalëshe për të theksuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët për arritjen e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin e palëkundur për sigurinë transatlantike.

Sekretari amerikan i shtetit, Blinken do t’i bashkohet gjithashtu një forumi publik mbi multilateralizmin, me pjesëmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Antony Blinken është i gjashti Sekretar Amerikan i Shtetit qe viziton Shqiperine në 33 vite pluralizëm. E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e Sekretarit James Baker, i cili sipas raportimeve të mediave amerikane të kohës u prit nga 300 mijë shqiptare në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Në fjalimin e tij, sekretari James Baker tha se: “Liria funksionon” dhe i nxiti shqiptarët të vazhdonin përpara me rrugën drejt demokracisë. Pasi foli me njerëzit në sheshin qendror të Tiranës, sekretari Baker u takua me kryeministrin reformator Ylli Bufi, me Presidentin Ramiz Alia, si dhe me udhëheqës të grupeve të sapoformuara opozitare. Baker e bëri të qartë se nuk kishte ardhur me një ‘plan Marshall’ për Shqipërinë edhe vizita e tij u shoqërua me një paketë ndihmash prej 6 milionë dollarësh, qumësht pluhur, mjekime dhe pajisje mjekësore. Kjo ka qenë në fakt asistenca e parë e Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë.

Nëntë vite pas vizitës se James Baker, në vitin 2000, Shqipërinë e vizitoi Madeleine Albright. “Ndërsa shohim përpara drejt një të ardhmeje të re dhe më të ndritshme për Evropën Juglindore, ne presim që Shqipëria të ndihmojë në udhëheqjen e rrugës”, tha sekretarja amerikane Albright në Tiranë, ku mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2003, do të ishte radha e sekretarit amerikan Colin Pawell, i cili e cilësoi vizitën si një “një akt miqësie”. Atë ditë në Tiranë ishin edhe dy ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Kroacisë, pasi qëllimi i vizitës zyrtare i krahut të djathtë të presidentit George Bush në Shqipëri ishte firmosja e kartës “Adriatik 3”, një angazhim rajonal i Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në përshpejtimin e anëtarësimit në NATO.

Në vitin 2012 në Tiranë mbërriti sekretarja amerikane Hillari Klinton. Në fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë, kryediplomatja amerikane theksoi nevojën për luftë ndaj korrupsionit dhe bashkëpunim ndërmjet klasave politike të Shqipërisë. Presidenti Bujar Nishani i akordoi sekretares amerikane dekoratën e “Urdhrit të Flamurit”.

Në 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tiranën e vizitoi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Sekretari amerikan i Shtetit dha mesazhe të forta për luftën kundër korrupsionit, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të kuptojnë se vetëm presioni prej tyre ndaj udhëheqësve politikë të vendit mund të sjellë miratimin dhe zbatimin e ligjeve të duhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

gif

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Zbardhen bisedat e përgjuara, agjentja e infiltruar “fundosi” klinikat me botoks kontrabandë në Tiranë

Publikuar më 17.10.2024
Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rre...

Nga një hetim i nisur rreth tetë muaj më parë ka zbuluar rreth 30 klinika estetike në Tiranë, të cilat përdornin te klientët botoks të kontrabanduar. Në dosjen e prokurorisë të publikuar nga top channel, thuhet se hetimet nisën pas informacioneve të qytetarëve se në klinika të ndryshme mjekësore si dhe në qendra estetike, kryhet […]

Lexo më shumë

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Mitsotakis del kundër: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun. Kush do të na mbledhë ullinjtë?

Publikuar më 17.10.2024
“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përs...

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun. Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një […]

Lexo më shumë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Fatma Naçi komenton jetën luksoze të Hatit të TikTokut: Nuk është modeli më i mirë

Publikuar më 16.10.2024
Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Cha...

Bashkëshortja e Elvis Naçit, Fatma, u pyet në “Top Channel” për vajzat besimtare me shami, të cilat reklamojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, siç është rasti i Hatit, 19-vjeçares që tashmë e njohin të gjithë në Tiktok për prezantimin e jetës luksoze. Fatma tha se në fenë Islame nuk është e ndaluar të shijosh […]

Lexo më shumë

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Dhunuan Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Antonela dhe Marinela Berisha

Publikuar më 16.10.2024
Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela...

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Kle Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret. Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i […]

Lexo më shumë

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Aksioni i policisë në qendrat estetike, shpallet në kërkim doktori i “VIP”-ave, Skerdi Faria

Publikuar më 16.10.2024
Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personav...

Skerdi Faria, doktori i famshëm estetist, është mes personave të shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike. Deri tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej […]

Lexo më shumë

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Për të parën herë në histori, deputetët e opozitës paralajmërojnë protestë përpara Parlamentit Europian më 23 tetor

Publikuar më 16.10.2024
Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e ...

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar protestë në dyert e Europës, një protestë e paprecedentë nga ligjvënësit shqiptarë. Deputetët e PD do të protestojnë përpara Parlamentit Europian në datën 23 tetor në Strasburg. Deputetët do të shkojnë të protestojnë përpara Parlamentit Europian teksa aty do të zhvillohet seanca plenare e Parlamentit Evropian.Bëhet fjalë përrreth 30 deputetë […]

Lexo më shumë

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

I vëllai gardist dyshohet se vrau veten me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj i bën dedikimin prekës: Zemrën time e more me vete

Publikuar më 16.10.2024
Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi...

Henri Haxhiraj është identifikuar si gardisti, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit dje dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Haxhiraj ishte 37-vjeç dhe raportohet se ai ka qëlluar veten në kokë me armën e shërbimit brenda banesës së tij në zonën e njohur si Qyteti Studenti. Shkaqet që e kanë shtyrë […]

Lexo më shumë

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Mbërrijnë 16 refugjatët e parë nga Italia, anija “Libra” ankorohet pranë portit të Shëngjinit

Publikuar më 16.10.2024
Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bre...

Kanë mbërritur në Shqipëri refugjatët e parë të kapur në bregdetin italian, sipas marrëveshjes të nënshkruar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes Giorgia Meloni. Në pamje, shihet anija ushtarake Libra, e cila ka mbërritur pranë portit të Shëngjinit, ku edhe është ngritur qendra e parë për pritjen e refugjatëve. Anija u nis më 14 Tetor në […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda