Policia ka rrestuar në 35 vjeçar në Tiranë, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe heqjen e lirisë të nënë, bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Jetnor Zhaboli, 35 vjeç i mbyllte në banesë familjarët e tij dhe i survejonte gjithë kohën me kamera, duke i bllokuar edhe celularët.
Bashkëshortja e 35-vjeçarit kishte tentuar edhe vetëvrasjen, ndërsa vetë i arrestuari deklaroi se i mbante të mbyllura për ti mbrojtur.
35- vjeçari i arrestuar Jetnor Zhaboli, i cili mbante te ngujuar ne banese prej vitesh bashkeshorten, nenen dhe vajzen e tij te mitur.
Zhaboli, me profesion ekonomist prej 10 vitesh qe kur u martua me basheshorten tij, shafqi shenja te theksuar xhelozia dhe agresiviteti, duke ja ndaluar asaj te gjitha lëvizjet dhe daljet nga shtëpia.
Por sjellja e tij u perqesua viteve e fundit duke ngujuar basheshkorten por edhe nenen e femijen e tij. Sipas burimeve, Zhaboli kishte instaluar kamera sigurie ne banese permes te cilave vëzhgonte familjaret e tij kur ai ndodhej jashte shtepise.
Madje perpos kësaj, kryefamiljari kishte instaluar edhe bllokues te vslave te telefonit, duke nderprere keshtu cdo lloj komunim te bashkeshortes, vazjes dhe nenes se tij. Perveç dhunes psikologjieke duke i mbajtur te burgosura ne banese, ai ka ushtuar edhe dhune fizike ndaj tyre. Madje bashkëshortja e tij shpesh here ka tentuar edhe t’i japë fund jetes per shkak te dhunes dhe izolimit ne banese.
Familjaret nuk kane mund te denoncojne Jetnor Zhaboli per shkak te ngujimit, por policia kishte marre informacion permes rrugeve operative dhe organizuan punen per arrestimin e autorit. Ektivet e komisarit numer 1 ne Tirane, trokiten ne deren e Zhabolit por ishte e kycyer edhe pse brenda saj degjoheshiz zera te familjareve.Me efektivet kane gjetur 35 vjeçarin dhe jane futur brenda ne banese ku kane pare qe ai mbante me force brenda ne banse familjaret. Ai deklaroi se i mbante nen kontroll sepse donte ti mbronte .
Bashkëshortja e tij nuk ka dhene asnjë deshmi para hetuesve per shkak te gjendje se saj te renduar psikologjike, por ka qenen nena e tij, Hume Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre.
Në banesë janë gjetur letra të shumta lamtumire te bashkeshrtes për shkak të tentativës për vetëvrasje.
Pas kësaj, 35 vjeçari eshte arrestuar burimet bejne me dije se ai vuan nga probleme te shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/